TIRANË- Ish-deputeti, Eduard Ndocaj në një lidhje Skype në emisionin Repolitix në Report Tv ka gjetur forcën dhe ka folur për të folur për kushëririn e tij, Ledi Skuraj, që u nda nga jeta disa ditë më parë në Londër, si pasojë e COVID-19. Ai shprehet se Ledi Skuraj, babai i dy fëmijëve, nuk vuante nga asnjë sëmundje bashkëshoqëruese, teksa ka dhënë një tjetër lajm të trishtë. Edhe një bashkëfshatar i ish-deputetit në Itali ka humbur jetën këtë të diel.
"Ishte në një moshë shumë te re. Ishte 42 vjeç dhe ishte biznesmen në Londër. Kjo sëmundje nuk kursen njeri. Absolutisht nuk kishte sëmundje dhe vdekja ishte e papritur. I shpreh ngushëllime familjes së Gjergj Skurajt. Kishte disa ditë i infektuar dhe mbi një javë në terapi intensive, ai nuk e përballoi dot. Edhe një bashkëfshatari im në Itali të dielën ka humbur jetën. Ndërsa nga data 10 mars ka patur temperaturë dhe një javë më pas është nisur në Gjermani dhe dje atje humbi jetën. Edhe ai ishte një biznesmen dhe vdekja e tij ishte tragjike. Ngushëlloj të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit e tyre. Zbatoni rregullat dhe kini kujdes''-ka përfunduar mesazhin e tij ish-deputeti Ndocaj.
Ledi Skuraj, babai i dy fëmijëve humbi betejën me sëmundjen teksa po mjekohej në një spital në Londër prej disa ditësh, pasi zbuloi se ishte infektuar. Lezhjani në Londër ishte administrator i disa lokaleve, ku dyshohet se u infektua me koronavirus. Lajmi tragjik për ndarjen e tij nga jeta konfirmohet nga të kushërinjtë dhe shokët e tij në rrjetet sociale, mes tyre ish-deputeti Edurd Ndocaj, që ka postuar një mesazh prekës për kushëririn e tij. Ish-deputeti u shpreh ngushëllimet e tij edhe familjes së 53-vjecarit, shqiptarit tjetër në Itali që u nda nga jeta një ditë më parë, i prekur me koronavirus.