Koronavirusi/ Infektohet një nga agjentët e shoqërimit të Salvinit, reagon ish-zv./kryeministri

6 Mars 2020, 23:51| Përditesimi: 6 Mars 2020, 23:57

  • Share

Një shoqërues nga eskorta e Matteo Salvinit ka rezultuar pozitiv pas testimit të tij për koronavirus. Burime brenda partisë së Lega Nordit, kanë konfirmuar lajmin duke saktësuar se personi është një agjent i makinës së dytë që shoqëron makinën e ish-ministrit, çka tregon se ai nuk udhëtonte në të njëjtën makinë si sekretari i Ligës.

Të njëjtat burime kanë thënë për TG com se sekretari "është mirë" dhe "as nuk i është dashur të kryente testin". Po ashtu, mësohet se nuk është urdhëruar asnjë masë izolimi për sekretarin e Lega Nordit. Ndërkaq, kolegët e tjerë të punonjësit të eskortës së Salvinit janë vendosur në karantinë.

Salvini, i informuar për faktet, tha se ai ishte i qetë dhe i disponueshëm për të kryer testin nëse është e nevojshme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai shkruan: “Jam mirë. Nuk kam qenë kurrë në kontakt me shoqëruesin e eskortës që mund të ketë rezultuar pozitiv me koronavirus, dhe padyshim që do të bëj të gjitha ato që autoritetet shëndetësore do më kërkojnë të bëj, si çdo qytetar tjetër". 

“Ata që arrijnë të bëjnë polemikë për një sëmundje, e në disa raste vijnë për të dëshiruar vdekjen time, nuk meritojnë përgjigje, së paku një buzëqeshje. Faleminderit për mesazhet e shumta, tani po ha bizele, domate dhe mish të papërpunuar, e më pas kthehem në telefon me kryetarët e bashkive dhe mjekët në vijë të parë përballë virusit ", ka përfunduar Salvini.

Komento

Komente

  • red: 07/03/2020 00:04

    ishalla kap Salvon se e meriton i koronavirus ne fyt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?