Shëndeti
Bota

Koronavirusi, Italia kompakte kundër pandemisë, duart lahen dymbëdhjetë herë në ditë...Besim i lartë në stafin mjekësor

25 Maj 2020, 16:35| Përditesimi: 25 Maj 2020, 16:36

  • Share

Italia kompakte kundër koronavirusit, kjo është fotografia e përshkruar nga Istat në fazën 1 të emergjencës, në periudhën nga 5 deri më 21 prilli.

Tre nga katër qytetarët italianë përdorën fjalë me kuptim pozitiv për të përshkruar atmosferën familjare të përjetuar në periudhën e bllokimit, ndërsa nëntë nga dhjetë raportuan se kanë përdorur maska. Italianët gjithashtu raportuan se i kishin larë duart mesatarisht dymbëdhjetë herë në ditë.

Nota 9 për mjekët

Sipas Istat, në Itali besimi i shprehur ndaj personelit mjekësor të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit është i lartë, i vlerësuar me një notë 9 kurse Mbrojtja civile me 8.7

Masat e dobishme dhe të qarta

91.2% e qytetarëve italianë i konsideruan rregullat e vendosura për të frenuar evolucionin e pandemisë të dobishme dhe 89.5% i perceptuan si "të qarta" indikacionet se si të sillen për të përmbajtur infeksionin.

Klima familjare

Megjithë kufizimet, masat e bllokimit dhe izolimit ishin përjetuar në një atmosferë kohezive dhe pozitive familjare.

Duart e lara dymbëdhjetë herë në ditë

Larja e duarve e shpesh është një nga veprimet më të rekomanduara për të parandaluar infeksionin. Në një ditë javore, njerëzit u shprehën se kishin larë duart mesatarisht 11.6 herë (me një vlerë mesatare prej 8) dhe i kishin pastruar me dezinfektues rreth pesë herë (me një vlerë mesatare prej 2). Një përqindje jo e vogël e njerëzve raportojnë se kanë larë duart të paktën njëzet herë në ditë, kishin pastruar ose dezinfektuar sipërfaqet e kuzhinës dhe mobiljeve në shtëpi të paktën tre herë në ditë.

Përdorimi i maskave

Përdorimi i maskave është përhapur në të gjithë popullsinë italiane, duke arritur vlerën më të lartë tek njerëzit e moshës 45-54 vjeç (94.5%). Shumica e njerëzve kanë deklaruar se gjithmonë kanë respektuar rregullat (92.4%) .

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?