Gjigandi amerikan i shëndetësisë Johnson & Johnson po përpiqet të prodhojë një miliard vaksina kundër koronavirusit për vitin e ardhshëm
Drejtori shkencor i kompanisë, Paul Stoffels tha për CNN se provat klinike të njerëzit do të fillojnë në muajin shtator.
Stoffels tha se "Ne do të kemi disa vaksina në dispozicion për vitin e ardhshëm, por kjo do të varet nga autoritetet – FDA, Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA dhe të tjerët - për të vendosur nëse mund të përdoret më shpejt, përpara se të jenë të disponueshme të dhënat e efikasitetit të saj".
Johnson & Johnson ka punuar për krijimin e vaksinës antikoronavirus që nga janari i vitit 2020 në bashkëpunim me Autoritetin e Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor (BARDA).
BARDA dhe Johnson & Johnson së bashku kanë angazhuar fillimisht rreth 2 miliardë dollarë investime për të bashkëfinancuar kërkimin, zhvillimin dhe provat e vaksinës. Johnson & Johnson do të përdorë platformën e saj të prodhimit të vaksinave dhe po shpërndan burime, duke përfshirë edhe staf të specializuar në infrastrukturën e saj globale, për t'u përqëndruar në përpjekje për prodhimin e vaksinës.
Sipas Johnson & Johnson, ndërmarrja më e madhe e kujdesit shëndetësor në botë, vaksina do të jetë ekonomike dhe e sigurt.
Komente
