Bota

Koronavirusi: Kina akuzon Shtetet e Bashkuara për përhapjen e panikut dhe frikës

3 Shkurt 2020, 11:42| Përditesimi: 3 Shkurt 2020, 11:57

  • Share

Qeveria kineze ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për shkaktimin e panikut dhe përhapjen e frikës.

Sipas Pekinit zyrtar, paniku dhe frika janë shtuar pas vendimit të SHBA për të shpallur emergjencë kombëtare të shëndetit publik dhe për ndalimin e hyrjes për shtetasve të huaj që kanë vizituar Kinën në dy javët e fundit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying, tha se "Janë pikërisht vende të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara, me aftësi të forta parandaluese të epidemisë që kanë vendosur kufizime të tepërta në kundërshtim me rekomandimet e OBSH".

Më 23 janar, Shtetet e Bashkuara urdhëruan largimin e të gjithë personelit jo të domosdoshëm amerikan dhe anëtarëve të familjes së tyre nga Wuhan.

Më 30 janar, Organizata Botërore e Shëndetit shpalli një emergjencë globale shëndetësore për virusin e ri.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi i Wuhan, numri i viktimave shkon në 362, raste të konfirmuara të infektuar vetëm në Kinë 17 392, evakuohen 56 shtetas italianë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?