Koronavirusi, Kina: Do hakmerremi nëse SHBA-të na vendosin sanksione

21 Maj 2020, 17:19| Përditesimi: 21 Maj 2020, 17:22

  • Share

Kina ka kërcënuar me hakmarrje nëse SHBA vendosin sanksione. Pekini zyrtar ka deklaruar që “Nëse Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton sanksione kundër Kinës për përgjegjësinë e tij të pretenduar për pandeminë nga koronavirusi, Kina është e gatshme për "hakmarrje".

"Ne jemi plotësisht kundër projektit amerikan," tha zëdhënësi i Kongresit Popullor Kinez, Zhang Yesuia, duke deklaruar se në rast të sanksioneve, "ne do të përdorim një përgjigje të fortë dhe masa hakmarrëse".

Nga ana tjetër, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përsëriti sulmet e tij ndaj keq menaxhimit të krizës së koronavirusit duke e drejtuar gishtin sërish nga Kina.

Me anë të një postimi në Tëitter, Trump tha se Kina akuzohet se lejoi avancimin e virusit dhe e gjitha kjo erdhi nga “paaftësia e Kinës dhe asgjë tjetër” duke shkaktuar këto vdekje masive në të gjithë botën. Në fillimin e krizës Trump nuk akuzoi Kinën, por ndërsa virusi përparonte ai ndryshoi fjalimin e tij dhe filloi të kritikojë Pekinin, fuqinë e dytë botërore.

Nga ana e saj, Pekini këmbëngul se menaxhimi i pandemisë ka qenë transparent dhe se ka njoftuar OBSH në kohë për sëmundjen.

Uashingtoni pretendon të ketë prova se virusi ka origjinën në një laborator bioteknologjik në atë qytet, megjithëse agjencitë e inteligjencës amerikane përjashtojnë që shpërthimi është artificial.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?