Koronavirusi, Kuvendi vijon punën normalisht, deputetët: Politikanët duhet t'i frikësohen vetëm Zotit

9 Mars 2020, 16:04| Përditesimi: 9 Mars 2020, 18:35

  • Share

Ndonëse kryeministri Rama vendosi të mbyllë aktivitetin e disa institucioneve dhe organizimeve për shkak të koronavirusit, Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën normalisht. Ky vendim u mor në mbledhjen e grupit socialist, në të cilën u vendos që të zbatohen pikë për pikë rekomandimet dhe urdhrat e specialistëve të ministrisë. Teksa puna në komisione vazhdon normalisht, deputetët shprehen se nuk ka vend për panik, ndonëse situata duhet marrë seriozisht.

Pse duhet të kemi frikë, është diçka që duhet marrë seriozisht por nuk duhet të trembemi. Ka nevojë për organizim, dhe që qytetarët të ndjekin cfarë thonë institucionet dhe jo lajmet e rreme”, tha deputeti i PS, Musa Ulqini.

Shqiptarët janë mësuar me organizimin, nuk është ndonjë lajm i jashtëzakonshëm. Nuk ka nevojë fare për panik, mjafton të marrim masat e nevojshme”, u shpreh deputeti Alket Hyseni.

Nuk ka nevojë për panik, po për të larë më shpesh duart dhe  mikrofonat”, tha deputetja Mirela Kumbaro.

Ka dhe deputetë që mendojnë se ata që duhet të frikësohen më shumë janë pikërisht ata vetë, jo nga koronavirus, por nga zoti.

Njerëzit duhen ti frikësohen vetëm Zotit, sidomos politikanët shqiptarë”, u shpreh deputeti i opozitës Alban Zeneli.

Ndër të tjera, kreu i grupit socialist, Taulant Balla në mbledhjen e grupit i ka  këshilluar deputetëve që të mos bien pre e panikut, por të vazhdojnë punën normalisht në komisione dhe seanca plenare.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?