Koronavirusi kyç stadiumet/ Në Shkodër e Korçë luhet pa tifozë, lojtarëve s'u lejohet as shtrëngimi i duarve (Rezultatet)

9 Mars 2020, 18:15| Përditesimi: 9 Mars 2020, 20:11

  • Share

Koronavirusi ka lënë jashtë stadiumeve tona edhe ata pak tifozë që kishin interes për të ndjekur kampionatin e futbollit. Dy ndeshjet e ditës së sotme që po zhvillohen të vlefshme Superioren Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi po luhen pa tifozë, pasi dyert e stadiumeve janë kyçur në bazë të planit të masave ekstreme që janë marrë.

Gjithashtu, në momentin që dy ekipet kanë zbritur në fushë nuk janë përshëndetur, pasi shtrëngimi i duarve nuk lejohet, po ashtu as fëmijët. Në stadiumin 'Loro Boriçi' është vendosur struktura e monitorimit për respektimin e masave, ndërsa të pranishëm janë vetëm stafet dhe administrata.

Ora 23:04
'Vëllai më ka thënë të laj duart'! Olsi Rama flet pas humbjes me Vllazninë: Partizani në emergjencë

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama u shpreh mjaft i zhgënjyer pas humbjes me skuadrën e Vllaznisë në "Loro Boriçi". 'Është një humbje që dhemb, sepse i bën shumë pis ujërat në klasifikim. Ne do të vijojmë të respektojmë garën, do të vijojmë të luajmë. Trajneri është marrë për një periudhë afatgjatë dhe kur e morëm nuk i kërkuam titullin kampion, por me idenë që të rindërtojmë bazat e asaj që filluam të hedhim një vit e gjysmë më parë.

Nuk jam aspak i kënaqur nga loja e ekipit. Po ndikon mungesa e shpirtit të grupit dhe skuadrës, mbase nuk janë mësuar të luajnë për këto objektiva. Fakti që u luajt pa tifozë është një humbje për futbollin, përballë një emergjence të tillë, kjo ishte e vetmja zgjidhje që jepej". I pyetur nëse i vëllai kryeministër i ka dhënë ndonjë këshillë për situatën mbi koronavirusin, Olsi tha se "Lani duart, por nga çfarë të lajmë duart është muhabeti".

Beteja për titullin? "Ne do i marrim ndeshjet një nga një dhe ne duhet të zbresim në fushë për të dhënë maksimumin. Sot nuk e dhamë maksimumin në fushë dhe merituam humbjen. Nuk jam profet të mendoj ku mund të jetë Partizani në fund të sezonit. Të kalojmë këtë emergjencën për Partizanin dhe koronavirusin dhe pastaj flasim" përfundoi ai.

Ora 20:00
U zhvilluan në kushte të pazakonta/ Skënderbeu "djeg" Kukësin, Vllaznia zhyt në krizë totale Partizanin

Janë zhvilluar sot në kushte të pazakonta dy ndeshjet e fundit të javës së 26 të Superligës, të cilat kanë prodhuar rezultate shumë befasuese. Pa tifozë në stadium Skënderbeu ka mposhtur 2-1 Kukësin, duke marrë kështu fitoren e katërt radhazi. Ndërkohë për verilindorët kjo ishte një humbje që djeg shumë, pasi tani Tirana është e shkëputur me 9 pike në luftën për titull kampion. Për trajnerin Shehi mungon ende fitorja e parë në drejtimin e Kukësit.

Ndërkohë Partizani futet në krizë të thellë pasi sot në ndeshjen me Vllazninë është mposhtur për herë të tretë radhazi ne kampionat. Shkodranët kanë marrë një fitore me mjaft vlera në Loro Boriçin e kyçur pasi tani mund të pretendojnë të largohen nga vendi i tetë, që të dërgon ne play-off.

Ora 16:54
Koronavirusi/ FSHF merr vendimin: Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi, do luhen pa tifozë

Dy ndeshjet e ditës se hënë në Superligë do të luhen pa praninë e tifozëve në stadium, si pasojë e frikës së përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama urdhëroi që aktivitet sportive ashtu si një sërë aktivitetesh të tjera të pezullohen deri më 3 prill, por menjëherë FSHF iu drejtua me një kërkesë Ministrisë përkatëse për t'i zhvilluar ndeshjet pa tifozë, ashtu siç po ndodh së fundmi edhe në Itali.

Pas disa orëve FSHF mori konfirmimin që ndeshjet Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi të luhen pa tifozë.

Ora 16:30
Koronavirusi zhvendos miqësoren e kombëtares me Slloveninë nga Italia në Koper, anulohet me San Marinon

Koronavrusi  është bërë shkak për ndryshimin vendit të planifikuar për zhvillimin e ndeshjes miqësore mes Sllovenisë dhe Shqipërisë.

Ndeshja ishte vendosur që të zhvillohet në Udine të Italisë në datë 30 mars të këtij viti, pra pas pak javësh. Por për shkak të situatës alarmante që ka mbërthyer Italinë nga koronavirusi ndeshja është vendosur të zhvillohet në Koper të Sllovenisë.

Lajmin e ka konfirmuar Federata Sllovene. Ndërkohë që është anuluar ndeshja miqësore Shqipëri- San Marino e planifikuar në 27 mars.

Ora 10:30
Koronavirusi/ FSHF kërkon luajtjen e ndeshjeve pa tifozë

Në Federatën Shqiptare të Futbollit po diskutohet kërkesa e qeverisë për pezullimin e ndeshjeve. Mësohet se FSHF ka kërkuar nga ana e saj që ndeshjet të mos pezullohen por të luhen pa tifozë.

Sot janë dy ndeshjet e fundit të javës së 26 që luhen në Shkodër mes Vllaznisë dhe Partizanit dhe në Korçë mes Skënderbeut dhe Kukësit.

Komento

Komente

  • Ilir: 09/03/2020 23:11

    Sa te kete Gaz Demin dhe Olsi Ramen ne krye Partizani, me mut do jete...Partizani eshte fasade per pune te ndyra per te dy...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?