Koronavirusi liron të burgosurit, Gjykata e Posaçme dërgon në arrest shtëpie 8 trafikantë

31 Mars 2020, 21:14| Përditesimi: 31 Mars 2020, 21:16

  • Share

Frika nga prekja me COVID-19, sëmundjet kronike dhe mosha e thyer detyron gjykatën e posaçme të heqë nga qelia 8 nga 35 të arrestuarit në grupin e falsifikatorëve të vizave drejt SHBA e BE. Nga burgu me vendim gjykate në arrest shtëpie janë dërguar Nik Bushi, Prel Gjelaj, Roza Frroku, Liri Mucollari, Nosh Volaj, Artur Karaj, Tanush Prenga dhe Mensur Selami.

Këta persona u prangosën në mars të 2018 ndërsa procesi ndaj tyre ndodhet në fazën e dhënies së vendimit pas pretencës së SPAK. Sipas gjykatës këta persona kanë dokumentuar me raport mjekoligjorë probleme shëndetësore kronike, janë mbi 55-vjeç, si dhe dy prej tyre janë zonja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?