Koronavirusi/ Policia mbyll mbi 500 lokale në të gjithë Shqipërinë, palestra, bilardo e diskoteka (VIDEO)

11 Mars 2020, 08:46| Përditesimi: 11 Mars 2020, 15:17

  • Share

TIRANË - Qindra lokale, palestra, bilardo e disko janë mbyllur nga policia në orët e mbrëmjes, pasi nuk respektuan rregullat e reja të qeverisë pas rasteve pozitive me koronavirus në vendin tonë. 

Të gjitha diskotekat, palestrat dhe ambientet e mbyllura me shumë njerëz, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 3 prill. Ndërkohë baret e mbyllura nga Policia, janë ato që nuk kanë respektuar rregullat e reja duke mbajtur tavolinat 2 metra larg njëra-tjetrës dhe karriget 1 metër distancë.

Në të gjithë vendin u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.

Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.

Në zbatim të këtij telegrami, prej  mbrëmjes së djeshme, mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e këtyre masave.

"Strukturat e Policisë së Shtetit do të bashkëpunojnë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Prefektët e Qarqeve dhe institucionet e tjera shtetërore që i ngarkon ligji. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore", thuhet në një njoftim të policisë.

Ndërkohë, ka edhe nga ato lokale që edhe pse nuk e kanë të detyrueshme të mbyllen, kanë zgjedhur të ndërgjegjësohen duke u mbyllur lokalet deri më 3 prill, ndoshta kjo edhe për shkak se mund të mos kenë hapësira për të respektuar distancën 2 metra nga njëra tavolinë tek tjetra.

1583911739_sensibilizimlokalet001.jpg

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TONI TIRANE: 11/03/2020 13:02

    Kishte gje para dy javesh a i vrare. Ju kruajt njerit dhe vajti ne Italy prandaj. Evgjitet do shfarosen te gjithe se nuk laheni ju

    Përgjigju
  • Cingoja efgjiti vlonjat Cingapoku: 11/03/2020 12:10

    Tani qe u erdhi veza ne by... tani po veprojne. Pse nuk e bete kete gje para dy javesh?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?