TIRANE-Çerdhja numër 16 në ish-Bllok është mbyllur këtë të hënë, pasi dyshohet se një pjesëtar i stafit është prekur me COVID.
Prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët dhe për 14 ditët e ardhshme nuk do të mund t’i çojnë, pasi stafi do të jetë në karantinë. Hetimi epidemiologjik nga ISHP-ja pritet që të zbulojë nëse ka ose jo të prekur.
Si pasojë e COVID-it është mbyllur edhe bashkia e Durrësit. Numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri po merr përmasa alarmante.
Ditën e sotme janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 69 persona, duke bërë që nga dita në ditë, të thyet rekordi i vendosur.
Dyshimi se një pjesëtar i stafit të çerdhes numër 16 në ish bllok me covid-19, ka sjellë reagimin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë Tiranë, Zhaneta Beqiri e cila tha se kjo çerdhe është pezulluar për 14 ditë, pasi ka një rast të dyshuar. Gjithashtu Beqiri tha së është bërë vetëkarantimi për të gjithë stafin.
"Nga 1 qershori e në vazhdim që lidhet me higjienën si dezinfektimi i duarve dhe ambientit, matja e temperaturës, dyshohet për një rast dhe janë marrë masat menjëherë ku u bë ridezinfektimi në çerdhen 16 dhe larguam nga çerdhja atë grup edukatorësh dhe sanitarësh që të mos ishin në ambientet e çerdhes. Sot ISHSH ka dalë më një vendim të ndërmjetëm ku pezullon shërbimin për 14 ditë në mënyrë që i gjithë stafi i çerdhes të jetë pjesë e hetimit epidemiologjik. I gjithë stafi do të vetëkarantinohet", tha Beqiri.
Drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë Tiranë, Beqiri tha se Bashkia e Tiranës ka përgjegjësi të plotë për të garantuar higjienën dhe montuar zbatimin e kontrolleve duke thënë se kjo ka ndodhur
"Bashkia e Tiranës ka përgjegjësi të plotë për të garantuar higjienën dhe për të qenë strikt me të gjitha rekomandimet që vijnë nga Operatori Shëndetësor Vendor dhe ISHSH duke zbatuar me rigorozitet të gjitha vendimet. Gjatë gjithë kësaj periudhe janë monitoruar nga bashkia jo vetëm të furnizohem me paketat e duhura higjienike por dhe që këto paketa të respektohen. Ne jemi alert ndaj çdo ndryshimi të temperaturës të fëmijëve dhe stafi dhe atë e raportojë menjëherë që të garantojmë shëndetin e tyre", tha Beqiri.
Çerdhja numër 16 në ish-Bllok është mbyllur këtë të hënë, pasi dyshohet se një pjesëtar i stafit të jetë prekur me COVID.