Koronavirusi, më 20 shkurt Rusia mbyll kufijtë për të gjithë kinezët

19 Shkurt 2020, 09:16| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 09:18

  • Share

Rusia ka vendosur të pezullojë hyrjen e qytetarëve kinezë në territorin e saj nga 20 shkurti për të ndaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit.

Pezullimi do të jetë për shtetasit kinezë që hyjnë në Rusi për arsye biznesi, private, arsimore ose turizmi dhe se mbyllja e kufijve do të jetë e përkohshme.

Ndërkohë ka tejkaluar shifrën 2000 numri i vdekjeve në Kinë të shkaktuara nga koronavirusi ndërsa Hong Kong-u ka regjistruar vdekjen e dytë nga epidemia.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, numrin i të infektuarve është rritur në mbi 75 000 mes të cilëve rreth 12 000 janë raste të rënda kurse rreth 600 000 persona janë vënë nën monitorim dh se rreth 1300 pacientë janë shëruar plotësisht.

Koreja e Jugut sot ka regjistruar 15 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vendin aziatik në 46.

Ndërsa, në Kinë infeksionet po shumohen edhe jashtë qytetit të Wuhan, epiqendra e epidemisë. Por Organizata Botërore e Shëndetit mbetet e kujdesshme dhe optimiste.

Sipas saj, shumica e pacientëve kanë një formë shumë të butë të virusit dhe gjithçka përfundon në dy ditë por gjithashtu një numër i konsiderueshëm njerëzish, deri në 20% e pacientëve, konsiderohen shumë të sëmurë.


Lajmi kryesor:

Mbi 2,000 viktima nga koronavirusi, shënohet vdekja e 6-të jashtë Kinës, Pompeo thirrje Pekinit për transparencë mbi virusin


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?