'Koronavirusi më keq se tërmeti', dy invalidë në një familje apel për ndihmë: S'kemi bukë të hamë

27 Prill 2020, 19:35| Përditesimi: 27 Prill 2020, 19:43

  • Share

Situata nga koronavirusi ka vështirësuar edhe më shumë jetesën për familjet të cilat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Një ndër to është dhe familja Mamli në fshatin Zhejë të Kurbinit, e cila përbëhet nga nëna 87 vjeçare dhe dy djemtë invalidë. Alfred Memli ka vetëm një apel që të paktën t'i sigurohet buka e gojës.

Situata nga koronavirusi ka vështirësuar edhe më shumë jetesën për familjet të cilat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Një ndër to është dhe familja Mamli në fshatin Zhejë të Kurbinit, e cila përbëhet nga nëna 87 vjeçare dhe dy djemtë që janë invalidë.

Banesa e tyre është dëmtuar nga tërmeti por në pamundësi për të gjetur një shtëpi tjetër ata janë rikthyer në banesën e dëmtuar duke rrezikuar jetën. Alfred Mamli, thotë se asnjë komision nga bashkia nuk është interesuar për të parë nga afër gjendjen e banesës së tyre.

"Na ra tërmeti, kemi aplikuar për shtëpi dhe asnjë komision nga bashkia nuk ka ardhur që të bëjë një verifikim të banesë që jetojmë. Posta e Mamurrasit, shkojmë të marrim letrat e babës tim, nuk na japin asnjë rrugëzgjidhje, na thonë nuk ka emër", tha Alfred Mamli

Por më keq se "tërmeti qënka koronavirusi", shprehet Alferdi, i cili mes sëmundjes dhe varfërisë gjendet i pamundur për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Ai bën aplen për ndihmë vetëm për bukën e gojës.

"Na ra dhe virusi, që qenka më keq se tërmeti, tani na u bënë dy dregëza, i kërkoj zotit kryeministër Rama ta vëjë dorën në shpirt si për fëmijën e vet, kërkojmë vetëm bukën e gojës ", tha Alfred Mamli

Disa prej banorëve të dëmtuar nga tërmeti kanë përfituar bonus qiraje por ka ende nga ata të cilat janë rikthyer në shtëpitë e dëmtuara pasi nuk kanë marrë bonus për të gjetur një shtëpi me qira.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?