Ministrja e Arsimit, Besa Shahini

Udhëzimi/ Si do funksionojnë klasat virtuale: Video-selfie nga mësuesit, jo mbingarkesë për nxënësit!

10 Mars 2020, 12:51| Përditesimi: 10 Mars 2020, 19:15

  • Share

TIRANË- Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme udhëzimin që shpjegon se si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia, pas mbylljes së shkollave për një periudhë 2 javore, si masë parandaluese ndaj koronavirusit. Në këtë udhëzim përcaktohen qartë detyrat që kanë mësuesit, nxënësit, por edhe prindërit janë një hallkë kryesore e këtij procesi.

Mësimi do të zhvillohet online, me mësues që me anë të videove-selfie do të shpjegojnë mësimin, ku do përçohen informacionet më kryesore dhe më pas do t'u dërgohet nxënësve në platfomat online të komunikimit (WhatsApp, e-mail, platforma online, facebook, skype, video etj.) Mësuesi do të duhet që në këtë periudhë dy javore të ruajë kontakte të vazhdueshme më nxënësit, prindërit dhe të raportojë hap pas hapi tek drejtoria e shkollës; jep detyra, ushtrime, lexime plotësuese, duke pasur kujdes që të mos mbingarkojë nxënësit me përmbajtjen mësimore duke u fokusuar në njohuritë kryesore. Nga ana tjetër, nxënësit do të vazhdojnë që të bëjnë detyrat e dhëna, për t'ua dërguar më pas mësuesit për korrigjim.

Një rol të rëndësishëm kanë edhe prindërit, të cilët u janë caktuar tre detyra kryesore: të jenë pjesë e grupeve të komunikimit me mësuesit sipas planit të përcaktuar nga drejtoria e shkollës; të marrin çdo informacion që vjen nga drejtoria e shkollës dhe mësuesit përkatës; të mbështesin fëmijën në mësimin në kushtet e shtëpisë duke lehtësuar marrjen e informacionit nga mësuesit.

Udhëzimi jep edhe disa sugjerime për maturantët, të cilët në përfundim të këtij viti shkollor t'u nënshtrohen provimeve. Online janë publikuar dy materiale, të cilat u vijnë atyre në ndihmë për t'i orientuar mbi llojin e pyetjeve që mund t'u bien në provim.

Gjatë një takimi virtual me ministrat e arsimit të 72 shteteve në kuadër të kryesimit të OSBE nga Shqipëria, ministrja Shahini ka nënvizuar se mes homologëve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse në këtë video-konferencë, po diskutohet për mësimin online, mënyra se si do të integrohet përdorimi i rrjeteve sociale, përgatitja e materialeve video për mësimdhënie, përdorimi i televizionit në dobi të nxënësve, në mënyrë që procesi mësimor të mos pengohet edhe pse në kushte të tilla.

Linku Online
https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2020/03/Udhezues-per-dy-javet-e-pezullimit-te-mesimit_Mars-20201.pdf


Lajmi kryesor:

Shkollat 2 javë mbyllur, mësimet bëhen në televizion! Shahini publikon oraret! Rama: Super, deri në fund të 'luftës' me koronavirusin


B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 10/03/2020 13:49

    Sa e nderlikojne!!! Nje udhezim i thjesht: Mesuesi hap nje kanal ne YouTube. Ben nje video me celular dhe e ngarkon ne YouTube, qofte si video, qofte si Live Streaming (Transmetim i drejtperdrejt-, cakton dhe njofton prionderit se kur do te nise transmetimi (Videon mund ta pergatisi me perpara dhe te caktoje oren e transmetimit ne YouTube, dhe platforma e shfaq ne orarin e caktuar). Metoda tjeter eshte me Google Classroom. Nje platforme e bukur dhe interaktive. Por sa ti mesoj Besa dhe stafi i saj analfabete keto, eshte shuar gjysma e botes. https://edu.google.com/products/classroom/?modal_active=none

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?