Mozzik

VIP & Spektakël

Koronavirusi/ Mozzik mesazh për të gjithë fansat: Laj duart derisa të ndalet uji!

13 Mars 2020, 21:52| Përditesimi: 13 Mars 2020, 21:57

  • Share

Reperi i njohur Mozzik përmes një postimi në rrjetet socale e  ka cilësuar një dhunë psikike panikun e përhapur për shkak të koronavirusit.

Ai ka shtuar se është mirë që të ndërmerren masa për t’u ruajtur, por që gjërat nuk varen nga njerëzit.

Mozzik i motivon fansat që të vazhdojnë të mbajnë higjienë dhe të jenë të kujdesshëm, kurse temën e koronavirusit e sheh më shumë si panic.

“Dhunë psiqike, panik të çrregulluar pashë në Facebook e gjithkund rreth virusit.

Kujdesi është mirë për secilën ditë të jetës, që t’ ia dedikojmë pastërtisë së shëndetit. Edhe të mos na bëhet vonë s’bën , po të paktën panikun e dhunën ndaj mendjes ta ndalojmë!

Laj duart deri sa të ndalet uji mos i hiq, ngadalë ama kurrgjë, hiç kurrgjë s’kemi në dorë”, ka shkruar Mozzik.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?