Numër rekord vdekjesh janë regjistruar në 24 orët e fundit në provincën kineze të Hubei nga koronavirusi që shpërtheu në Wuhan. 70 viktimat e fundit e kanë çuar në 565 numrin e atyre që kanë humbur jetën nga epidemia që po frikëson botën.
Si të mos mjaftonte shifra e lartë e vdekjeve janë konstatuar rreth 3000 raste të reja të personave të infektuar duke e çuar numrin e përgjirlthshëm në 28 114 në të gjithë botën kurse numri atyre që kanë lënë spitalet si të shëruar është 1245.
Fotografia e epidemisë e azhornuar në internet dhe e hartuar nga Qendra për Shkencë dhe Sisteme Inxhinierike e Universitetit Amerikan Johns Hopkins, tregon se ritmi i dëmeve njerëzore të shkaktuara nga virusi nuk ka tendenca ngadalësimi.
Ndërkohë, në tragetin ‘Diamond Princess’ i bllokuar në karantinë në gjirin e Yokohama në Japoni, numri i personave të infektuar nga koronavirusi është rritur në 20, nga 10 që u konstatuan fillimisht. Autoritetet shëndetësore japoneze kanë testuar deri tani 273 nga afro 3,700 pasagjerë, përveç ekuipazhit. Japonia e vendosi anijen në karantinë dy ditë më parë pasi disa udhëtarë kishin shfaqur simptoma të sëmundjes.
Lajmi më shqetësues i ditës së djeshme në lidhje me përhapjen e virusit ishte ai i një fëmije të porsalindur i cili rezultoi pozitiv me koronavirus në Wuhan. Sipas mjekëve të spitalit lokal pediatrik, fëmija e kishte marrë infeksionin nga nëna e cila ishte edhe ajo e infektuar në muajin e fundit të shtatëzënësisë.
Ndërkohë e gjithë bota është e angazhuar në betejën kundër përhapjes së virusit dhe jashtë Kinës, ku në fakt, infeksioni duket se është nën kontroll pothuajse kudo.
Ekzaminimi në aeroportet kryesore ndërkombëtare i kthyer tashmë në domosdoshmëri, është futur në regjim me kohë të plotë. Italia gjithashtu ka filluar të kontrollojë temperaturën e pasagjerëve në të gjitha fluturimet, jo vetëm ato ndërkontinentale. Kontrollet e skanerit termik të rezervuara më parë vetëm për pasagjerët që vinin nga zonat e prekura nga virusi vdekjeprurës, ka nisur të shtrihet në të gjitha fluturimet, përfshirë fluturimet nga Europa.
Shkencëtarët britanikë pretendojnë se i janë afruar shumë prodhimit të vaksinës kundër koronavirusit të ri, dhe thonë se diçka tashmë mund të testohet tek kafshët. Por për realizimin e saj mesa duket mungojnë fonde të konsiderueshme. Kjo duket të jetë arsyeja pse Organizata Botërore e Shëndetit kërkoi 675 milion dollarë për t'i ndihmuar vendet të përballen me përhapjen e pritshme të virusit të ri që është shfaqur në Kinë. Filozofia është e thjeshtë, siç shpjegoi edhe drejtori i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus: Më mirë të investoni sot sesa të paguani më vonë. Sipas tij, nga 675 milion që OBSH ka kërkuar, rreth 70% do duhet të përdoret për financimin e operacioneve të OBSH. Pjesa tjetër është posaçërisht për vendet që janë në rrezik dhe kanë nevojë për mbështetje.
Kina zyrtare dje ka njoftuar se ka identifikuar dy ilaçe të afta për të ndaluar koronavirusin, por lajmi është marrë me rezerva nga OBSH e cila ka reaguar duke thënë se ende nuk ka asgjë konkrete dhe as terapi efektive për të zhdukur infeksionin.
Strategjia e kontrollit e miratuar nga Kina duket se ka dhënë efektet e para. Mbi 100 milion kinezë qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre në provincën e Hubei duke bërë që përhapja e infeksionit përtej rajonit Hubei të jetë e kufizuar, gjë e cila ka rritur shpresat se rreziku i pandemisë mund të shmanget.
Koronavirusi gjithashtu ka shkaktuar edhe pasoja politike.
Partia Komuniste Kineze ka pranuar se ka patur vonesa në përgjigjen e menjëhershme që duhej në momentet e para të shpërthimit të epidemisë dhe dje në përpjekje për të shuar edhe polemikat, sëpata e saj e rëndë ka rënë mbi kokat e rreth 400 zyrtarëve lokalë duke i shkarkuar ata nga postet me akuzën e keqmenaxhimit të epidemisë.
Sipas ANSA, mjeku kinez Li Wenliang, i cili ishte i pari që ngriti alarmin për përhapjen e koronavirusit, vdiq sot pasi edhe ishte infektuar me virusin vrastar dhe po kurohej në spital.
Më 30 dhjetor, Li Wenliang ngriti alarmin i pari për koronavirusin e Wuhan.
Pasi kishin postuar mesazhet e tyre të alarmit, Li dhe shtatë kolegët e tij u thirrën nga policia lokale për të "pirë çaj" dhe u qortuan ashpër për "mashtrimet" që po përhapnin në lidhje me virusin.
Një muaj më vonë, autoritetet e Wuhan pranuan se informacioni i shpërndarë mbi epideminë nuk ishte mashtrim dhe Gjykata Supreme zyrtarisht shpalli të pafajshëm Li dhe kolegët e tij.
Okulisti Li jo vetëm u rehabilitua, por diçka më shumë. Në sytë e shumë qytetarëve kinezë, të cilët po shfaqen këto ditë të zemëruar me qeverinë qëndrore, ai u bë një lloj heroi tragjik.
Nëse koronavirusi i ri kinez nuk u shndërrua në një pandemi, ne i detyrohemi edhe Li Wenliang.
Një mjek 28 vjeçar, i mbingarkuar nga puna me pacientët e infektuar me virusin e Wuhan, ka vdekur nga një atak në zemër pasi kishte punuar dhjetë ditë rresht pa pushim duke luftuar me virusin vrasës
Song Yingjie shërbente në një nga spitalet e Hunan dhe prej dhjetë ditësh kishte punuar papushim. Ai u gjet i vdekur nga kolegët e tij në konviktin ku jetonte.
Sipas mjekëve të spitalin ai e niste punën në orën 16:00 pasdite dhe e përfundonte diku nga ora 12:00 e ditës tjetër.
Sipas mediave lokale ai ka humbur jetën nga një atak në zemër prej punës rraskapitëse, plot stres dhe me orare të stërzgjatura.
Fotografia e epidemisë e azhornuar në internet dhe e hartuar nga Qendra për Shkencë dhe Sisteme Inxhinierike e Universitetit Amerikan Johns Hopkins, tregon se ritmi i dëmeve njerëzore të shkaktuara nga virusi nuk ka tendenca ngadalësimi.
70 viktimat e fundit e kanë çuar në 565 numrin e atyre që kanë humbur jetën nga epidemia që po frikëson botën.
Si të mos mjaftonte shifra e lartë e vdekjeve janë konstatuar rreth 3000 raste të reja të personave të infektuar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28 114 në të gjithë botën kurse numri atyre që kanë lënë spitalet si të shëruar është 1245.
Vietnami konfirmoi dy raste të tjera të infektuar me koronavirusin që shpërtheu në Wuhan, duke çuar në 12 numrin e rasteve të konfirmuara në të gjithë vendin.
Sipas mediave shtetërore vietnameze, dy rastet e fundit - një 16 vjeçar dhe një 49 vjeçar - janë anëtarë të familjes së një punëtori që kohët e fundit ishte testuar pozitivpër virusin pas kthimit nga Wuhan. Të dy pacientët janë në gjendje të qëndrueshme dhe të karantinuar.
Autoritetet lokale në 63 qytete dhe provincat në Vietnam kanë njoftuar se shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Ndërkohë edhe Britania dhe Gjermania konfirmojnë më shumë raste të koronavirusit.
Një person i tretë është testuar pozitiv për koronavirusin në Britani, tha në Twitter Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe në Gjermani një person është konstatuar i infektuar në shtetin gjerman të Bavarisë, duke i çuar në 13 numrin e përgjithshëm.
Fotografia e epidemisë e azhornuar në internet dhe e hartuar nga Qendra për Shkencë dhe Sisteme Inxhinierike e Universitetit Amerikan Johns Hopkins, tregon se ritmi i dëmeve njerëzore të shkaktuara nga virusi nuk ka tendenca ngadalësimi.
70 viktimat e fundit e kanë çuar në 565 numrin e atyre që kanë humbur jetën nga epidemia që po frikëson botën.
Si të mos mjaftonte shifra e lartë e vdekjeve janë konstatuar rreth 3000 raste të reja të personave të infektuar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28 114 në të gjithë botën kurse numri atyre që kanë lënë spitalet si të shëruar është 1245.
Lajmi më shqetësues i 24 orëve të fundit në lidhje me përhapjen e virusit ishte ai i një fëmije të porsalindur i cili rezultoi pozitiv me koronavirus në Wuhan.
Foshnja është diagnostikuar me koronavirus vetëm 30 orë pasi ka ardhur në jetë.
Sipas mjekëve të spitalit lokal pediatrik, fëmija e kishte marrë infeksionin nga nëna e cila ishte edhe ajo e infektuar në muajin e fundit të shtatëzënësisë.
Shkencëtarët britanikë pretendojnë se i janë afruar shumë prodhimit të vaksinës kundër koronavirusit të ri, dhe thonë se diçka tashmë mund të testohet tek kafshët. Por për realizimin e saj mesa duket mungojnë fonde të konsiderueshme.
Kina zyrtare dje ka njoftuar se ka identifikuar dy ilaçe të afta për të ndaluar koronavirusin, por lajmi është marrë me rezerva nga OBSH e cila ka reaguar duke thënë se ende nuk ka asgjë konkrete dhe as terapi efektive për të zhdukur infeksionin.
Pse nuk i mbyll Europa aeroportet qe te mos udhetojne robt? Te mbyllen gjith aeroportet se ikem per lesh! Urgjentë!
PërgjigjuTa testojnë tek kafshët? O Zot o mjeranë njerës o ju q... robt po keni me mijera te infektuar ore muta shkencetare përse nuk e testoni direkt tek të semuret por doni të semurni kafshet të cilat siduket nuk infektohen drejtperdrejt? O funderrina! O funderrina lerini kafshet e shkreta të jetojne jetën e tyre, o funderrina!
PërgjigjuMe le pa fjale