Kina ka krijuar një teknologji të madhe të dhënash për të parandaluar dhe përmbajtur epideminë e pneumonisë të shkaktuar nga koronavirusi i ri 2019-nCoV.
Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjive të Informacionit të Pekinit, operatorët mobil të telekomunikacionit dhe kompanitë e teknologjisë janë duke punuar tashmë në fushatën e parandalimit të epidemisë dhe kontrollin me ndihmën e teknologjive të informacionit.
Ekipe të ndryshme janë formuar për të përfunduar analizimin gjigand të të dhënave dhe ofrimin e aplikacioneve inteligjente duke përdorur modelimin algoritëm.
Aplikacioni ‘Baidu Map’ përditëson informacione në kohë reale për ‘mbylljen’ e rrugëve, përhapjen e koronavirusit dhe fluksin në vendet publike, për të ndihmuar përdoruesit të shmangin vendet e mbingarkuara.
Në të njëjtën kohë, platforma kineze ‘Meituan Dianping’, e cila është e specializuar në shitjen dhe shpërndarjen e ushqimit, ka filluar të ofrojë një lloj të ri të shërbimeve të ndihmës online, duke u dhënë përdoruesve të saj informacione mbi klinikat e trajtimit të etheve dhe spitalet e specializuara në 103 qytete të shpërndara në të gjithë vendin.
Lajmi kryesor: