Foto ilustruese

Koronavirusi/ 255 të infektuar gjatë 24 orëve, 5 të vdekur në Itali! Konfirmohet personi i parë në Korenë e Veriut, 204 të vdekur në SHBA

26 Korrik 2020, 18:14| Përditesimi: 26 Korrik 2020, 20:01

  • Share

ITALI- 255 persona janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve dhe 5 të tjerë kanë ndërruar jetë. Dita e sotme ka shënuar 20 të infektuar më pak se ditën e djeshme dhe është dita e tretë të njëjtin numër vdekjesh dhe janë shëruar 126 persona të prekur me COVID.

 Deri më tani kanë ndërruar jetë 35,107 persona në total, janë shëruar 198,446 dhe janë në total 246,118 persona të prekur, ku 12.565 raste aktive.

Lombardia në kulmin e rritjes së të prekurve ishte vendi me shifrat më të larta, kurse sot nuk është raportuar asnjë vdekje për të tretën ditë radhazi në Lombardi.

Këshilltari i Mirëqenies së Lombardit, Giulio Gallera  tha se sot në Lombardi  ka një rënie të re të pacientëve të shtruar në repartet e spitaleve, në 139, nëntë më pak se dje dhe 13 janë në kujdesin intensiv.

Ora 19:56
26.856 raste të reja me COVID dhe 204 të vdekur gjatë 24 orëve në SHBA

1595786317_usacorona.JPG

Edhe sot ishte një ditë e zezë për SHBA-në pasi numri i të prekurve rritet dita ditës. Ditën e sotme janë raportuar 26.856 raste të reja dhe 204 persona të vdekur në SHBA. Numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA ka shkuar në 149,602 persona dhe ai i të prekurve në 4,341,565. Kurse 2,072,527 persona janë shëruar dhe 2,119,436 janë raste aktive. Totali i të prekurve përfshin 50 shtete, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-së.

Ora 19:02
Koronavirusi thellon krizën ekonomike dhe pabarazinë më Amerikën Latine

1595783081_amerikalatine.JPG

Ndërsa rastet e koronavirusit 'fluturojnë' në Amerikën Latine, një fatkeqësi tjetër afrohet, ajo e thellimit të borxheve e thellimit të pabarazisë që mund të nxisin trazirat sociale në rajon. Ekonomia rajonale e Amerikës Latine dhe Karaibeve pritet të zvogëlohet më shumë se në çdo rajon tjetër në të gjithë botën,  një tkurrje prej gati 10% këtë vit, sipas parashikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Qershor. Sipas saj, përhapja ende e shpejtë e pandemisë tregon se masat e distancimit shoqëror do të duhet të qëndrojnë në vend për një kohë më të gjatë, duke depresionuar aktivitetin ekonomik në gjysmën e dytë të vitit 2020. Një raport i ri tha se Covid-19 mund të çojë në krizën më të keqe ekonomike dhe sociale në dekada, me efekte shumë të dëmshme në punësim, luftën kundër varfërisë dhe uljen e pabarazisë. Rajoni tashmë ishte dobësuar nga vitet e ngecjes përpara se të arrinte Covid-19. Rritja në Amerikën Latine dhe Karaibe midis vitit 2014 dhe 2019 ishte mesatarisht vetëm 0.4% në vit, më e ulëta që nga vitet 1950.

Miliona që e kishin futur më në fund në klasën e mesme, u përballën me atë që Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e quajti një cikël të mbrapshtë të punëve me cilësi të ulët, mbrojtje të dobët sociale dhe të ardhura të paqëndrueshme, duke i lënë ata të rrezikojnë të kthehen në varfëri. Një në pesë persona të moshës 14-25 vjeç kërkonin, por nuk arritën të gjejnë punë. "Amerika Latine erdhi në vitin 2020 si një aeroplan që fluturonte me një motor të dëmtuar. Tani ne po kërkojmë diku në tokë për të shpëtuar aeroplanin dhe pasagjerët e tij", sipas Eric Parrado, Ekonomist kryesor në Departamentin e Kërkimeve të Bankës Ndër-Amerikane të Zhvillimit (IDB).

Ora 18:31
Korea e Veriut raporton rastin e parë me Covid-19, Kim Jong Un takim urgjent

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mblodhi një takim urgjent pasi personi i parë me Covid-19 u raportua në vend. Sipas Agjensisë Qendrore Koreane të Lajmeve, personi i infektuar hyri në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut përmes “Kaesong City” më 19 korrik pasi braktisi vendin tre vite më parë. Pacienti ka marrë kontrolle mjekësore dhe është karantinuar, së bashku me të gjithë individët që ka qenë në kontakt gjatë kohëve të fundit.

Kim Jong Un vendosi masa izolimi për rajonet rreth Kaesong dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në një zonën përkatëse. Sipas medias së huaj, personi që lejoi hyrjen e paligjshme të pacientit, do të përballet me një dënim të rëndë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?