Foto ilustruese

Koronavirusi në Itali/ 564 viktima dhe 18,887 raste të reja në 24 orët e fundit

6 Dhjetor 2020, 17:32| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 18:19

  • Share

Këtë të dielë (6 dhjetor) në Itali janë regjistruar 18,887 raste të reja me koronavirus nga 163,550 testime të kryera në total.

Ndërkohë numri i viktimave mbetet sërish i lartë ku në 24 orët e fundit u regjistruan 564 të vdekur si pasojë e COVID.

Në total numri i personave që kanë humbur betejën me virusin ka shkuar mbi 60 mijë.

Gjatë kësaj periudhe kohe 17,186 pacientë janë shëruar duke pësuar një ulje në krahasim me një ditë më parë ku u shëruan 23,923.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1,728,878 raste në total.

Ditën e djeshme në vendin fqinj u regjistruan 21,052 raste të reja nga 194,984 testime të kryera ndërsa numri i viktimave ishte 662.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?