Foto ilustruese

Koronavirusi në Itali, 68,052 të infektuar dhe 140 viktima në 24 orët e fundit! 13,379 qytetarë të shëruar

3 Janar 2022, 18:49| Përditesimi: 3 Janar 2022, 18:53

  • Share

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar shifra të larta infektimesh nga koronavirusi. Mësohet se 68,052 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID nga 445,321 testime të kryera.

Sipas raportimeve, norma e pozitivitetit rezultoi në 15.3% nga 21.9% një ditë më parë. Sakaq, 140 pacientë kanë ndërruar jetë nga COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Prej fillimit të pandemisë në Itali 137,786 qytetarë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë në vend bën me dije se sot 13,379 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?