Kosova & Rajoni

Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 153 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orët e fundit

1 Nëntor 2021, 16:02| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 16:13

  • Share

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 153 raste të reja me koronavirus nga 1,549 testime të kryera.

Siç bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësisë, fatkeqësisht, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë ka kapur shifrën 202,705 raste.

Sakaq, 188,849 persona janë shëruar ndërsa 7,145 kanë humbur jetën nga COVID prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht, bëhet me dije se janë 6,711 raste aktive me koronavirus. Autoritetet shëndetësore në vend njoftojnë se 309 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?