Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Maqedoni e Veriut/ 476 raste të reja dhe 9 viktima në 24 orë, mbi 8 mijë raste aktive me COVID

17 Nëntor 2021, 20:28| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 20:34

  • Share

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 476 raste të reja me koronavirus nga 3,145 testime të kryera.

Sakaq, 9 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 279 qytetarë janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 7,367 viktima. Aktualisht mësohet se janë 8,455 raste aktive me COVID.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?