Vijon puna e strukturave shtetërore në shpërndarjen e ndihmave gjatë krizës shëndetësore nga pandemia e koronavirusit, për personat që kanë vështirësi ekonomike dhe të moshuarit e vetmuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka publikuar një video të forcave të armatosura duke shpërndarë ndihmat shprehet se 13 mijë e 863 familje e individë janë ndihmuar gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin.
“199.425 FAMILJE/ INDIVIDË SHUMË NË NEVOJË DHE PENSIONISTË TË VETMUAR JANË NDIHMUAR ME USHQIME E BARNA MJEKËSORE DERI TANI
SOT NDIHMUAM 13.863 FAMILJE/INDIVIDË
BERAT 339
TIRANË 1428
ELBASAN 1380
KUKËS 364
DIBËR 628
KORÇË 3309
SHKODËR 2335
GJIROKASTËR 1691
LEZHË 573
DURRËS 429
VLORË 439
FIER 948
DO TË VAZHDOJMË KËSHTU, NESËR, PASNESËR, PAPUSHIM DERI NË FUND TË LUFTËS
#njëAtdhe #njëFamilje”, shkruan Rama.