Dr. Anthony Fauci

Koronavirusi në ShBA, Fauci paralajmëron shtim të rasteve pas festës së 'Falenderimeve'

30 Nëntor 2020, 08:09| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 08:10

  • Share

ShBA mund të shënojë një rritje të rasteve me koronavirus pas festës së "Falënderimeve". Ky është paralajmërimi i ekspertit të sëmundjeve infektive dr. Fauci.

Ditën e djeshme (29 nëntor), ai tha se nuk është vonë për ata që nuk janë kthyer në familjet e tyre. Festa e Falënderimeve zakonisht paralajmëron javën më të ngarkuar për udhëtime në ShBA.

ShBA. ka regjistruar më shumë se 13 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 266,000 njerëz kanë humbur jetën.

Që nga e diela, numri i rasteve me COVID-19 të regjistruara në nëntor ka tejkaluar katër milionë, dyfishin e shifrës së regjistruar në tetor.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?