Koronavirusi në SHBA/ Trump ul pritshmëritë, paralajmëron opinionin publik: 50,000-60,000 deri në të hënën nga COVID-19

21 Prill 2020, 04:09| Përditesimi: 21 Prill 2020, 04:14

  • Share

 “50,000 deri në 60,000 njerëz pritet të vdesin nga koronavirusi në SHBA deri të hënën”, kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump gjatë njoftimit të të dhënave të fundit nga Shtëpia e Bardhë referuar situatës.

Ky është një numër më i ulët sesa parashikimet e mëparshme të bëra nga administrata.

“Tani po shkojmë rreth 50 ose 60,000 njerëz. Edhe një është shumë. E them gjithmonë. Edhe një është shumë, por ne do të shkojmë drejt 50 ose 60,000 njerëzve. Kjo është një nivel më i ulët se sikurse ju e dini parashikimet e fundit për 100,000 viktima", tha ai.

"Nëse nuk do të bënim atë që bëmë, do të kishim, mendoj se do të kishim një milion njerëz, mbase edhe 2 milion, ndoshta më shumë se kaq të vdekur", shtoi ai.

Në fund të muajit të kaluar, eksperti më i mirë i vendit për sëmundje infektive, Dr. Anthony Fauci, tha për CNN se bazuar në të dhënat rreth 100,000 ose më shumë amerikanë mund të vdisnin nga virusi.

Të paktën 42,514 persona kanë vdekur në SHBA nga koronavirus, ndërsa 792,759 të tjerë rezultojnë të infektuar. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins 72,389 persona janë shëruar deri tani pas infektimit me COVID-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?