Foto ilustruese

Koronavirusi në Kosovë/ Qeveria ndalon qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve në këto orare

28 Mars 2020, 15:15| Përditesimi: 28 Mars 2020, 15:17

  • Share

Qeveria në detyrë e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së COVID-19, duke ndryshuar orarin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve.

Në mbledhjen e mbajtur më 27 mars qeveria ka miratuar vendimin për plotësim dhe ndryshim të vendimit të Qeverisë nr 01/15 i datës 23.03.2020.

Sipas vendimit të ri të Qeverisë, lejohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 06:00: 17:00 përveç aktiviteteve mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë.

Ndalohet qarkullimi i qytetarëve në zonat (sheshet) e hapura të qyteteve të Republikës së Kosovës, përveç banorëve të këtyre zonave dhe personave të autorizuar nga organet përkatëse.

Farmacitë e liçensuara në Kosovë do të ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00.

Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë.

Farmacitë kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM  në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale.

Shkelësit e këtyre masave të përcaktuara me këtë vendim do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi, sipas  njoftimit të Qeverisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?