TIRANE - Pas konfirmimit të disa rasteve të prekur me koronavirus në Shqipëri, janë marrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e tij. Masat kanë prekur institucionet shtetërore duke nisur nga komisionet e vettingut KPA dhe KPK ku publiku duhet të paraqesë denoncimet me postë ose online për të shmangur kontaktin fizik mes punonjësve dhe qytetarëve.
Ndërkohë KLGJ ka vendosur të pezullojë të gjitha shërbimet gjyqësore për një periudhë 2-javore me përjashtim të seancave të ngutshme dhe masave të sigurisë që do të mbahen pa prezencën e publikut.
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ndeshjet të bëhen, por pa prezencën e tifozëve.
Ndërkohë që në të gjithë qytetet e vendit janë bërë dezinfektimet në institucionet publike si shkolla, kopshte, por edhe ambiente të jashtme si rrugë, puseta dhe parqe.
Pjesë e masave të marra për frenimin e përhapjes së koronavirusit është bërë edhe qyteti i Elbasanit, ku bashkia ka vendosur dezinfektimin të gjitha vendeve publike, këndeve të lojërave, parqeve publike, institucioneve pikërisht për të frenuar sa më shumë infektimin.
Dezinfektimi ka filluar gjatë orëve të mbrëmjes ku qyteti është i boshatisur nga njerëzit dhe fëmijët.
Rritja e numrit të të prekurve me koronavirus ka sjellë dezinfektimin e sallave të gjyqit në të gjitha Gjykatat e vendit. Aktualisht po dezinfektohen sallat e Gjykatës së Apelit në Tiranë, dhe e njëjta procedurë do të ndiqet me të gjitha gjykatat e vendit.
Kafazi ku qëndrojnë të dënuarit, sallat, zyrat dhe sallat publike, sekretariati, gjithçka që dezinfektohen në mënyrë që të shmanget përhapja e koronavirusit dhe të garantohet siguria e qytetarëve.
Ministria e Mbrojtjes njofton se së bashku me Forcat e Armatosura kanë nisur marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strukturat e vartësisë së saj, bazuar nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Përveç kontrolleve në reparte dhe struktura ushtarake nga ekipet mjekësore, po evidentohet personeli ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit, thotë zyra e shtypit.
Virusi corona ka dhënë efektet e para negative edhe në institucionet e kulturës në vendin tonë.
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka pezulluar shfaqjet e programuara, operan “La boheme” në Pallatin e Kongreseve edhe baletin “Carmina Burana” në Arturbina.
Ndërsa, Teatri Kombëtar shfaqja “Don Zhuani” me regji të Artan Imamit dhe në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shfaqjet “Kopshti me dallëndyshe” dhe “Mis Julie” janë pezulluar.
Në të tre këto institucione biletat e shitura do të rimbursohen, ose do të jenë të vlefshme kur të normalizohet situata.
Biblioteka Kombëtare edhe pse nisi punën normalisht, në mesditë u vendos, që të pezullohet frekuentimi i sallave të leximit.
Administrata e Galerisë Kombëtare të Arteve vazhdon punën normalisht, ndërsa në Muzeun Historik Kombëtar janë anuluar aktivitetet e programuara, por administrata edhe vizitorët me 3-4 persona në grup, që respektojnë higjienën edhe distancën e lejuar një metër do të lejohen, deri në një urdhër të dytë.
Aktivitetet në këto institucione do të jenë të pezulluara për dy javë. Ndryshimi i situatës në vijim, konfirmuar kjo edhe nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, mund të çojë në marrjen e masave të tjera.
Në territorin e Bashkisë së Shkodrës ka nisur dhe po vazhdon dezinfektimi i ambienteve publike si shkolla dhe kopshte. Pritet që të kryhet dezinfektimi i të gjitha institucioneve në varësi të qeverisjes vendore, institucioneve administrative, shkolla, kopshte e çerdhe, konvikte dhe qendra në territor.
Ambasada shqiptare në Romë njofton të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali, se në vijim te zbatimit të masave të marra nga shteti italian pas përhapjes së koronavirusit, konsulltatat shqiptare ne Romë, Bari e Milano do mbyllen deri në nje daë tjetër qe do te njoftohet.
Njoftimi i plote
Në vijim të Dekretit të Keshillit të Ministrave të Republikës Italiane nr.14 të datës 9.3.2020, për intensifikimin e mëtejshem të masave urgjente për të parandaluar përhapjen e COVID-19, në të gjithë territorin italian, Ambasada e Shqipërisë njofton se Zyra e saj Konsullore si dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano e Bari, ndërpresin shërbimet konsullore duke filluar nga dita e sotme, 10 mars 2020, deri në një njoftim të dytë.
Shërbimet konsullore (me përjashtim të akteve noteriale dhe lejes së kalimit për fëmijë) do të vijojnë të jenë në dispozicion të qytetarëve nëpërmjet postës, si edhe vetëm për rastet urgjente (si leja për transport trupi, bazuar mbi çertikatën mjekësore të autoriteteve kompetente). Qytetarët që kanë takim për aplikim për pasaportë dhe letërnjoftim gjatë këtyre ditëve, do të njoftohen në një moment të dytë për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet. Ju ftojmë të kontrolloni vazhdimisht profilin tonë në Facebook, tëitter dhe faqet tona zyrtare për njoftime të reja.
Duke marre shkas nga situata serioze për nga rreziku dhe pasojat, ftojmë të gjithë qytetaret të perballojnë këto momente me pergjegjësi të lartë civile, duke respektuar rreptësisht dhe me rigorozitet masat e Dekretit, me besim të plotë tek autoritet italiane.
Ambasada e Shqipërisë në përputhje me dekretin në fjalë, rekomandon qetësi, maturi dhe shangie të lëvizjeve drejt çfardo destinacioni, përfshirë Shqipërinë, deri në normalizimin të gjendjes.
Së bashku me punën e palodhur të autoriteteve italiane do t’ia dalim mbanë!
Kapërcimi i situtës varet nga sjellja e përgjegjshme e çdo qytetari.
Ambasada fton qytetaret shqiptarë të japin shembullin personal duke iu bashkuar thirrjes së qeverisë italiane dhe shoqerisë civile “Unë rri në shtëpi".
Besim e kurajo civile!
Solidaritet me popullin italian!
Së bashku edhe në momentet e vështira!''
TIRANE- Në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin e gjyqeve për një periudhë 2-javore.
Nga kjo masë do të përjashtohen të ngutshme dhe seancave për vlerësimin e masave të sigurisë.
Në vendim thuhet se në çdo rast duhet shmangia e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore.
Për zbatimin e këtij vendimi janë caktuar të gjithë kryetarët e gjykatave.
Sipas përgjegjësit të Zyrës Arsimore Sarandë Vladimir Demaj prej një muaji janë marrë masat për furnizimin e bashkisë së Sarandës me masat mbrojtëse nga koronavirusi.
"Ka më shumë se një muaj që shkollat janë furnizuar nga Bashkia me detergjent dhe klor pluhur dhe pothuajse çdo ditë është klorifikimi brenda ambienteve dhe sidomos tualetet", u shpreh ai.
Ndërkohë që masat e higjienës janë vënë re edhe në qytet duke filluar nga pastrimi dhe dezinfektmi i kazanëve, mbetjeve dhe pusetave. Një problem janë maskat mbrojtëse të cilat mungojnë në disa farmaci të qytetit.
Federata Shqiptare ka marrë vendimin! Ndeshjet e kampionateve shqiptare do të vijojnë të luhen, por pa tifozë. Një vendim i tillë është konfirmuar nga vetë FSHF-ja, e cila bën me dije aktiviteti futbollistik në Shqipëri do të vijojë sipas kalendarit zyrtar të parashikuar nga Sektori Garave, por ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura.
"Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit pas mbledhjes së jashtëzakonshme të zhvilluar ditën e sotme dhe komunikimeve zyrtare me Këshillin e Ministrave ka vendosur të njoftojë klubet se aktiviteti futbollistik në Shqipëri do të vijojë sipas kalendarit zyrtar të parashikuar nga Sektori Garave, por ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Kjo masë është marrë pas vendimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në respekt të ruajtjes së shëndetit publik të sportdashëve dhe të gjithë personave të përfshirë në garën futbollistike në vend. Federata Shqiptare e Futbollit kërkon mirëkuptimin e të gjithë palëve, si një vlerësim objektiv për situatën në cilën ndodhet vendi", njofton FSHF-ja.
Kjo vjen si një masë mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pasi u konfirmuan 6 raste në Shqipëri.
Në pikat kufitare të qarkut Kukës vijojnë kontrollet shëndetësore për koronavirusin. Drejtori i Kufirit dhe Emigracionit Zija Sula shprehet se ka mungesë të maskave dhe masave mbrojtëse. Sipas tj në tre doganat e qarkut Kukës, punonjësit e kufirit nuk kanë maska mbrojtëse përveç punonjësve që i kanë blerë vetë. Gjatë një takimit me prefektin e Kukësit, ai ka kërkuar vënien në dispozicion të pajisjeve mbrojtëse për punonjësit e policisë kufitare.
Në Kukës ka nisur dezinfektimi i të gjitha mjediseve publike. Pas mbylljes së shkollave dhe institucikneve të arsimit parashkollor bashkia e Kukësit nisi procesin e dezinfektimit me preparate kundër semundjeve infektive në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë Kukës. Procesi dezifektimit është shtrirë edhe në mjetet e transportit publik që shërbejnë në linjat ndërqytetase dhe interurbane. Dizenfektimi i ambienteve është bërë edhe në Spitalin Rajonal të Kukësit
Të gjitha shkollat, çerdhet dhe kopshtet në qytetin e Fierit i janë nënshtruar dezinfektimit. Një gjë e tillë është bërë edhe më herët, rreth një jave më parë si masë parandaluese, megjithatë për shkaqe sigurie është dezinfektuar sërish, duke përfituar edhe nga fakti që janë të mbyllura për një periudhë dy javore. Për Report Tv, bashkia bën me dije se në terren kanë zbritur 3 grupe pune.
Ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, spitalit dhe instititucioneve vendore të qytetit janë dezinfektuar mëngjesin e sotëm për të parandaluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit, pas konfirmimit të 6 rasteve të prekura në vendin tonë.
Tashmë po vijon puna për dezinfektimin e Policisë së Qarkut Vlorë dhe të Portit. Nga Bashkia e Vlorë konfirmohet se deri në këto momente ka përfunduar 80% e dezinfektimit të shkollave të qytetit.
TIRANË- Pas ndërprerjes së mësimit për dy javë për shkak të infektuarve të parë me koronavirus, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për maturantët që pritet t'i nënshtrohet katër testimeve në fund të këtij viti shkollor.
Ajo u ka bërë thirrje që të shpenzojnë këtë periudhë 2 javore për të studiuar dy librat që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019. Funksioni i këtyre dy librave, sqaron Shahini, është që të ndihmojë nxënësin për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në to.
"Për maturantët: Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019. Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste", njofton ministrja.
Dy linqet online
Matura Shtetërore, Gjuha Shqipe dhe Letërsia
http://qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe.pdf
Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje
http://www.qsha.gov.al/infos/matematike_lende_zgjedhje_gjuhe_huaj.pdf?fbclid=IwAR0T8QWUNgxYA8inVEdblCEpAmtwVZlVfI2SAW9eQbb1zjlR1DUiItXkarE
Një nga masat e marra nga Bashkia e Elbasanit është dezinfektimin e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve. Për shkak të koronavirusit dhe faktit që moshat e mëdha janë më të predispozuara që të preken nga ky virus, si në Tiranë, edhe në Elbasan janë mbyllur qendrat sociale dhe trajtimi ushqimor në këto qendra, ku raportohet se t’u dërgohet ushqimi në banesa.
Nga ana tjetër, gjatë natës, kur ka më pak lëvizje do të dezinfektohen institucionet, transporti publik shërbimit taksi dhe tregjet. Duke këshilluar që të evitohet paniku, Bashkia u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë qëndrimin në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz, një masë universale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe mbi të gjithë vihet theksi tek higjena personale.
TIRANË- Sistemi i Drejtësisë vijon të mbetet i hapur, ndërsa vendimi i parë në lidhje me koronavirusin vjen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ditën e sotme, KPK dhe KPA ka njoftuar se do të ndërpresin shërbimin e pritjes me qytetarët, me qëllim mbrojtjen e tyre.
Denoncimet, njofton KPK dhe KPA, mund të bëhen me anë të postës ose online. Një vendim i tillë vjen pasi në Shqipëri janë konfirmuar 6 raste me koronavirus.
Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka marrë ende një vendim se çfarë do të bëhet në salla ku prania e qytetarëve është shumë e lartë, siç gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raportoi.
GJYKATAT mos I desifektoni,,,le te vdesin keta gjyqtare shkerdhata ,,,kane marre para dhe nga vendimet te tyre shqiptaret kane vrare njeri-tjetrin,,,,I lehtesoni punen dhe vetingut...
PërgjigjuMos pështyni përtokë !!!! Është mungesë e jashtzakonshme edukate dhe tregon rrangun e injorancës së ekzaxheruar në të cilin bën pjesë.
PërgjigjuDESIFEKTONI edhe trute e voltanes,,,mos harroni se nuk eshte ne rregull...
PërgjigjuKot e keni vendosur te mbyllni stadiumet se nuk eshte se shkon njeri si do qe te jet puna kshuqe kursehuni me perhap panik kot
PërgjigjuDuhen bllokuar te gjitha vendet ku mblidhen shume njerez! Shikoni sporelet e qytetareve neper intitucione sepse po perkeqesohet situata!
Përgjigju