OBSH: 20% e pacientëve me Covid-19 kanë zhvilluar simptoma të rënda

3 Korrik 2020, 16:14| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 16:18

  • Share

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 20 përqind e pacientëve të prekur nga infeksioni i koronavirusit që nga fillimi I pandemisë, kanë zhvilluar simptoma të rënda.

Shefja e OBSH-së për kujdesin klinik, Janet Diaz ka deklaruar që edhe me kalimin e kohës që prej fillimit të emergjenceë shëndetësore në Europë, ashpërsia e sëmundjes është në një linjë me atë që u pa fillimisht në Kinë, që do të thotë se rreth 20 përqind e pacientëve kanë zhvilluar dhe po ashtu vazhdojnë të zhvillojnë simptoma të rënda dhe kritike për jetën.

Për zyrtarët e OBSH-së, ajo që nevojitet në këto momente pandemie është solidariteti global, duke iu referuar kështu raporteve se SHBA ka blerë të gjitha rezervat e ilaçit Remdesivir.

Ata po ashtu u shprehën se solidariteti global duhet dëshmuar edhe për vaksinat që pritet të prodhohen muajt e ardhshëm pasi ky është një test për të gjithë njerëzimin.

Në të gjithë botën pandemia ka vrarë të paktën 522.000 njerëz.

Në 196 vende deri tani numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar të prekur nga infeksioni i koronavirusit është afër pragut 11 milionë, saktësisht 10.871.365

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?