Koronavirusi, OBSH: Rastet e infektimit në rënie por duhet ende kujdes, secili skenar mbetet i hapur

17 Shkurt 2020, 17:54| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 17:55

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën e përditshme me shtypin në Gjenevë, tha se “Të dhënat duket se tregojnë një rënie të numrit të infeksioneve të reja por kjo prirje duhet interpretuar me shumë kujdes sepse mund të ndryshojë. Ai tha gjithashtu se është herët të thuhet nëse kjo prirje në rënie do të vazhdojë dhe se secili skenar mbetet i hapur.

Ndërkohë duket se situata në spitalet e qytetit të Wuhan është përmirësuar. Sipas drejtorit të njërit prej dy spitaleve të ndërtuar sëfundmi, numri i pacientëve në gjendje të rëndë ka rënë, shumë raste të dyshuara janë konfirmuar të infektuar pas mënyrës së re të diagnostikimit dhe se duket që epidemia ka arritur në pikën e fryrjes dhe se ditët e ardhshme mendohet që ajo do ngadalësohet.

Masa të rënda që synojnë kontrollin e përhapjes së epidemisë u prezantuan dje në Hubei. Autoritetet iu kërkuan banorëve të qëndrojnë ende në shtëpitë e tyre dhe se do të ketë kontroll të vazhdueshëm të lëvizjeve të tyre. Gjithashtu do të vazhdojë bllokimi i lëvizjes së makinave dhe do krijohet një sistem i detyrueshëm regjistrimi për të gjithë ata që blejnë ilaçe kundër ftohjes.

Në Pekin ka mbërritur grupi i punës i Organizatës Botërore të Shëndetit, ekspertët e së cilës do të kontrollojnë kriteret e llogaritjes së epidemisë dhe të kuptojnë nëse situata është me të vërtetë nën kontroll siç paraqitet nga buletinet e ditëve të fundit të shpallura nga Kina zyrtare.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi në Kinë/ Numri i të vdekurve është rritur në 1775! Raste të konfirmuara të infektuarve: 71 335


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?