TIRANE-Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i kërkon qeverisë që të sigurojë tamponë për të gjithë qytetarët në mënyrë që të bëjnë testin për të kuptuar nëse janë ose jo pozitivë me koronavirus.
"Të gjithë po jetojmë kohë të vështira. Më shumë sesa pakënaqësitë me Shtetin, Qeverinë, Partitë, na mundon padijenia se çfarë ndodh nesër. Qartësisht qëndrimi në shtëpi, në kushtet kur nuk e dimë se kush është i infektuar dhe në ç'masë është përhapur virusi është domosdoshmëri. Ka pa dyshim vend për kritika ulëritëse për mungesën totale të protokolleve shkencore e shtetërore, të cilat u zëvendësuan me improvizime dhe mbi të gjitha me fyrje e komunikim deri edhe harbut, nga ana e qeverisë. PDIU nuk e pranon këtë gjuhë komunikimi. Njëkohësisht denoncon injorimin e protokolleve ligjore të sjelljes, që u zëvendësuan me improvizime. Por sot është koha për të qëndruar në shtëpi.
Mesa duket kemi hyrë në një fazë delikate dhe tani jeta e çdo njeriu vlen më shumë. Mjekët janë mrekullia jonë Kombëtare dhe duhet t’i ndihmojmë ata duke qëndruar në shtëpi. Duhet të lejojmë që t'u shërbejnë bashkqytetarëve tanë që kanë më shumë nevojë, në këtë valë pandemie. Respekt e nder për mjekët, infermierët dhe punonjësit e gjithë sistemit shëndetësor!Por, siç bien dakort shumica e ekspertëve të njohur botërorë, kjo pandemi do të zgjasë. Ndoshta me forma më të zbutura, por do jetë midis nesh.Prandaj i kërkojmë qeverisë që tani, pa humbur asnjë sekond kohë,të fillojë testimin masiv të popullsisë. Në fillim në qytetet e prezumuara si vatra infektive. Pastaj më gjerë. Është krejt e mundur të bëhet kjo gjë.
Tregu ka tamponë për aq sa kemi nevojë ne si shtet. Asnjë justifikim nuk mund të pranohet më! Shqiptarët kanë të drejtë të dinë sa të sëmurë, apo realisht të kërcënuar nga sëmundja janë. Qeveria ka detyrë, t’ua përmbushë këtë të drejtë. Ashtu siç ka detyrë të marrë masa realisht të nevojshme, mbi bazën e testeve masive dhe jo improvizimeve. Jemi te bindur se testimi dhe dizifektimi masiv është rruga e duhur. Ju kujtojmë të vetmin model të suksesshëm deri tani në betejën kundër Covid -19, atë të Koresë së Jugut, me testimin masiv të popullatës. Pa teste e dizifektim masiv nuk ndërtojmë dot mbrojtjen e duhur… Pa teste jemi të gjithë në një rrugë qorre! Nuk fitohet asnjë betejë pa e njohur armikun!" shkruan ai.
Jeni ne vete z.Idrizi per keto qe thoni?As U.S.A.nuk eshte ne gjendje te testoje te gjithe popullin,meghithese eshte FREE.Shqperia nuk ka mundesi financiare e materiale per kete.THELLOU PARA SE TE FLASESH OSE INFORMOHU!
Përgjigju