Koronavirusi/ Pezullohen Champions dhe Europa League

13 Mars 2020, 13:38| Përditesimi: 13 Mars 2020, 17:28

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur ka disa futbollistë të dyshuar me koronavirus, UEFA ka marrë vendimin final!

Dy kampionatet më të rëndësishme të futbollit europian,  Champions League dhe Europa League janë anuluar. Në njoftimin zyrtar të UEFA-s nuk ka një datë konkrete se ku do të riluhen ndeshjet e programuara.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit për shkak të përhapjes me shpejtësi të Covid-19 në Europë dhe masave të marra nga qeveritë për të luftuar këtë virus, të gjitha kompeticionet e UEFA-s për klube të programuara për javën e ardhshme do të shtyhen, përfshirë këtu ndeshjet e Champions League, Europa League dhe ndeshjet e të rinjve. Koha se kur do të mbahen këto takime do të bëhen të ditura në një njoftim të dytë”, shkruhet në njoftimin e UEFA.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?