TIRANË- Pub-e, diskoketa, palestra, ambiente të mbyllura për argëtimin e fëmijëve, qendra sportive, pishina, qendra kulturore sociale apo qendra argëtimi do të mbyllen të gjitha deri më 3 prill, ky ka qenë vendimi i qeverisë në kuadër të masave të shtuara për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Në lidhje me baret dhe restorantet, lokalet ato do të vijojnë të qëndrojnë të hapura, por duhet që të reduktohet numri i tavolinave duke respektuar distancën 2 metra nga tavolina në tavolinë dhe 1 metër distancë nga klienti tek klienti.
Në lidhje me administratën, Rama u shpreh se nga nesër ajo do të dërgohet në shtëpi për të punuar nga kompjuteri, ndërsa shërbimet nëpër sportele nuk do të ofrohen më nga disa e nesërme. Për të shmangur grumbullimet në sportelet e postës, pensionet do u dërgohen pensionistëve në shtëpi me kosto zero. Njësoj si në Italinë fqinje mbyllja e ambienteve që grumbullojnë shumë njerëz janë pjesë e masave mbrojtëse që ndërmerren për të luftuar këtë 'armik të padukshëm që futet thellë në trupin tonë' siç e cilësoi Rama.
Kryeministri u shpreh se ky nuk është rasti që njerëzit të tregohen trima, pasi jemi në një kohë luftë ku duhet të mbrojmë vetën dhe njerëzit e dashur. Ai apeloi që njerëzit të tregohen të përgjegjshëm dhe të zbatojnë të gjitha rregullat në mënyrë që ta luftojmë dhe shmangin sa më shumë përhapjen e koronavirusit. Gjithashtu, kreu i qeverisë dha lajmin se mjekët dhe infermierët në vijnë e parë të frontit të "luftës" ndaj koronavirusit do të paguhen 1000 euro plus në muaj dhe 500 euro plus për sanitaret dhe shoferëve të ambulancave.
Rama ka ftuar edhe opozitën dhe presidentit Ilir Meta që të bashkojnë task forcat dhe ekspertët që të bëjnë një monitorim më të mirë në terren. Një sqarim ka ardhur edhe për akuzat e opozitës lidhur me maskat 'e skaduara', ku bëri me dije se janë dhuratë nga Kanadaja për një OJF shqiptare që nuk i mori pasi nuk pagoi detyrimet ndaj shtetit dhe mbi të gjitha nuk janë të rrezikshme. Për të treguar se to nuk rrezikojnë jetën e askujt, Rama e provoi dhe vetë një maskë të tillë, ndërsa theksoi se këto maska nuk janë dhënë për mjekët që janë në vijnë e parë të frontit në 'luftën' ndaj koronavirusit. Në përgjigje të dyndjeve që ka pasur ditëve të fundit në dyqane ushqimore, Rama u tha qytetarëve se është e panevojshme pasi ka furnizime.
Rregullat e reja:
Pension në shtëpi me kosto zero për të moshuarit, duke filluar nga ky muaj deri në përfundim të kësaj situate
Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike, është i ndaluar, dhe në çdo rast distanca nga njeri tek njeriu nuk duhet të jetë më e vogël se një metër.
Mbyllja për publikun deri në 3 prill të gjitha ambientet që ofrojnë shërbime si disko, lokale nate, ambiente për argëtimin e të rinvje si qendra sociale, palestra, pishina
Kufizim i kontakteve në institucionet rezidenciale publike dhe jopublike. Për qendrat sociale që ofrojnë shërbime si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, fëmijët pa përkrahje prindërore, do të shmanget kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë.
Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 m nga tavolinat dhe së paku 1 metër qytetarët nga njëri tjetri.
Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për shmangien e kontaktet të personelit me publikun.
Punëdhënësit privatë të marrin masa për parandalimin e përhapjes e virusit. Kontakti i tyre me publikun të shmanget nëse shërbimi mund të ofrohet online.
Do të pezullohet përkohësisht të gjithë proceset dhe procedurat për konkurset publike të punësimit.
Pas urdhrit të qeverisë se pensionistëve do u çohet pensioni në shtëpi, pas asnjë kosto zero, ka reaguar edhe Posta Shqiptare e cila ka dhënë detaje se si do të ndodh kjo procedurë.
Të gjitha këto masa merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Zyrat e pensioneve do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë dhe se të gjithë pensionistët duhet të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e sakte dhe kartën e identitetit në kutinë postare pranë zyrës ku tërheqin pensionet.
Ja rregullat që duhet të ndjekin pensionistët për të marrë pensionin e tyre në shtëpi.
1. Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.
2. Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJE kosto.
3. Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe ID e kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.
4. Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve. Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shpërndarjes se pensioneve ne shtëpi, mos hezitoni të na kontaktoni.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mediat se në rast se do të raportojnë informacione false do të merren masa, ndonëse nuk ka dhënë detaje konkrete, e ndërsa ka theksuar se në ditët në vijim mund të pritet që numri i të prekurve të ritet dhe për këtë askush nuk duhet të impresionohet.
"Mund të jemi të detyruar të shkojmë larg edhe në raport me mediat, por të shkuarit larg në raport me mediat për të siguruar që nuk ka burime faktesh alternative sepse faktet janë një, mendimet janë alternative, dhe në këtë rast nuk është koha për të dhënë mendime për çështje që janë striktë të ekspertëve në fushën e shëndetësisë, shumë më mirë është që të bëni më të mirën që në këtë luftë të fitojë qetësia dhe vendosmëria, të fitojë informacioni dhe gatishmëria dhe jo paniku, pasiguria, ankthi e kështu me radhë. Këtu nuk ka vend për frikë. Nëse sot mesazhi im ishte i ndryshëm nga ditët e tjera, ditët do jenë të ndryshme, dhe vetëm kështu mund ta fitojmë kët luftë. Është luftë nuk është lojë. Do të ndjekim dinamikën dhe do të marrim të tjera vendime. Askush nuk duhet të impresionohet nga shifrat e reja nuk do të jetë 10, 20, as 30 do të kemi shumë më tepër se kaq të infektuar. Duhet të qetësojmë një luftë si kjo, që në radhë të parë fitohet psikologjikisht", tha Rama.
Një nga masat e marra është që pensionistëve do u dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero. Një lajm i tillë u bë i ditur nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa prezantoi edhe disa masa të tjera.
"Posta të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e njerëzve në sportele. Pensionistëve do u dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero. Privati të marrë masa për parandalimin e përhapjen e virusit tek punonjësit gjatë aktivitetit të punës, kontakti i punonjësve mes tyre dhe me publikun, të shmangen nëse shërbimi mund të ofrohet online. Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me risk të komunikojnë online këtë rethanë autoritet shëndetësor, ISHP-së, nëse nuk e kanë plotësuar skedën e udhëtarit kur janë kthyer në vendin tonë. Kush hyn në territorin tonë duhet ta plotësojnë këtë skenë. Do ndalohet apo pezullohen të gjitha konkurset publike për punësim apo shkollim", tha Manastirliu.
Përveç familjarëve që nuk lejohen më në spitale, edhe të shkuarit në spital për t'u konsultuar do të jetë i ndaluar. Përmes një plani të përcaktuar, do të ndalohet çdo vizitë e pajustifikuar në spital, vetëm nëse është marrë rekomandimi i nevojshëm nga autoritetet e shëndetësisë.
"Konsulta në spital do të jetë sipas planifikimit për gjendjen e luftës", tha Rama.
"Sa më shumë seriozisht dhe qetësisht të respektojmë këto kufizime të vështira, patjetër të mërzitshme, aq më shumë secili prej nesh bëhet një kontributor për ata që duhet të përballen me armikun në trupin e tyre", tha kryeministri.
Kjo ishte një thrrje për të mos u vetëreferuar në spitale, por të gjitha komunikimet e para t'i kenë telefonike përmes numrit të urgjencës 127, apo mjekëve të familjes.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos vetëreferohen apo të dynden në spital. Ndërkohë ka sqaruar se Shqipëria i ka kapacitete për të bërë edhe mbi 500 analiza në ditë, por duke respektuar protokollin e OBSH.
"Të shmangin daljet nëpër kafene, restorante, të shmangin daljet e panevojshme. Nëse merren këto masa, atëherë ne do kemi të gjithë mundësinë për ta parandaluar këtë situatë. Qytetarët të mos referohen vetë në spital, sic ishin dy të rinjve nga Skrapari, nuk pranuan ambulancës, por erdhën me makinën e tyre, ndërkohë që një gazetare me një maskë që e ulte dhe e vinte i bënte intervistë. Vetëm vajza kishte simptomat, ndërsa burri jo. Merrni numrin '127' dhe të presin urgjencën për t'i trasportuar në spital. Vetëreferimi dhe dyndja në spitale nuk na ndihmon që të përballojmë këtë situatë. Jemi të përgatitur për kapacitete deri në 500 në ditë, madje edhe më shumë nëse duan të testohen, sipas protokolleve, por jo që të bëjë dikush që do të dijë nëse është prekur, por nuk ka pasur kontakte me të prekur apo histori udhëtimi", tha Manastirliu.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se priten përgjigjet e analizave për 18 persona të dyshuar me koronavirus.
"18 analiza të tjera që priten të dalin rezultatet e tyre, duke thënë që është bërë një punë kapilare në të gjithë Shqipërinë, për të mundësuar që cdo person që telefonon në numrin '127', i vetmi ku duhet të telefonojnë nëse kanë simptoma, histori udhëtimi apo kanë pasur kontakte me të prekur. I vetmi shërbim që ka mjetet e duhura dhe që u siguron shqiptarëve atë që kërkojnë. E them këtë sepse dua të nënvizojë të vetmin numër unik, tek i cili kanë telefonuar vetëm dje rreth 1000 qytetarë, që kanë shprehur shqetësimet e tyre. Pritet për një rritje të rritjes së numrit të rasteve, prandaj të respektohen masat nga njerëzit. Kemi pasur bashkëpunimin e mirë të personave që janë konfirmuar me këtë virus, por jemi të vendosur të zbatojmë të gjitha protokollet për qytetarët. Dy janë, vetëkarantimimi dhe karantina në zonën e Durrësit, në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve e cila është gati dhe e theksoj që vendimi i qeverisë ka kaluar për të filluar shërbimin e ushqimit dhe lavanterisë dhe për të rritur kapacitet nëse do të na duhet më shumë dhe në këtë aspekt, të gjithë ata qytetarë që konfirmohen duhet të jenë të gatshëm t'i përgjigjen këtij vendimi. Nuk jemi ne të parë, por 102 vendet që e kanë aplikuar", tha Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama i bëri edhe një herë apel opozitës joparlamentare që në këtë betejë të luftës ndaj koronavirusit të jenë të bashkuar dhe akuzat t'i lënë kur gjithçka të ketë mbaruar. Kreu i qeverisë tha se kjo situatë do i shërbente vetëm panikut të qytetarëve dhe do të nxiste që ata të mos zbatonin rregullat bazike, qoftë ato më elementare të higjienës personale, por edhe më gjerë ato që do të mund të rrezikonin komunitetin. Në këtë linjë, shefi i mazhorancës tha se pritet që të ketë një kurbë rritëse të infeksionit në Shqipëri, duke paralajmëruar se edhe masat kufizuese mund të vijnë duke u përforcuar edhe më shumë. Duke mos e lënë të kuptuar drejtpërdrejt, Rama hodhi edhe hipotezën se mund të shkohet deri në burg për ata qytetarë që rrezikojnë të tjerët. Kryeministri dha shembullin e Izraelit që për personat që shkelnin rregullat e përbashkëta të parandalimit dhe të ruajtjes nga koronavirusi, shkohej deri në burg.
"Nëse ka akuza, ju lutem mblidhini të gjitha, dhe plasini kur të ketë ikur armiku nga këtu. Cfarë kontributi dhe çfarë ndihme është kjo? Kujt tjetër veçse armikut? Dekurajimit të njerëzve, panikut, pasigurisë, dhe sjelljes së papërshtatshme me rregullat që duhet të ndjekim të gjithë. Të mbarojë kjo, ka kohë për të gjitha, edhe për akuzat edhe për përgjigjet, të gjitha siç i meritojmë secila palë. Por duke mos u kthyer këtu në këtë pikë, dua ta ritheksoj domosdoshmërinë e madhe, që të mirëkuptohemi që të gjithë. Gjërat sipas skenarit do të shkojnë në një kurbë rritje, sipas llogarive nga OBSH që shohin si sillet virusi dhe cilat janë masat. Dhe gjatë kurbës rritëse do të rriten edhe kufizimet, por edhe goditja për ata që nuk duan të kuptojnë që nuk jemi në kushtet paguaj taksat, mos shkel vijat e bardha se do marrësh gjobë. Jemi në kushtet kur duhet të ruajmë ty dhe ti nuk ke të drejtën të vrasësh të tjerët. Pas kësaj do të ketë edhe sanksione", tha Rama.
Aktualisht nëse dikush rrezikon të tjerët qeveria ka parashikuar gjobë deri në 5 milionë lekë të vjetra, por pritet të shihet nëse masa ndëshkuese do të rritet në varësi se si do të shkojë situata, apo nëse do të arrihet deri në burg.
Qeveria shqiptare ka marrë vendim për të lehtësuar prindërit në këtë situatë ku duhet të qëndrojnë në shtëpi për t'u kujdesuar për fëmijët pas mbylljes së shkollave me dy javë. Njëri prej prindërve të punësuar në sektorin privat dhe publik që kanë një fëmijë në çerdhe, kopsht apo shkollë, do ta marrin pushim. Ky pushim parashikohet nga data 10 mars deri më 23 mars, kur pritet të rinisë procesi mësimor nëse nuk merr tjetër përshkallëzim situata me koronavirusin në Shqipëri. Ndërkohë, Rama tha se çdo punonjës që mund të punojë nga shtëpia me kompjuter nuk është i detyruar të jetë në zyrë. Po ashtu nga nesër, të gjitha sallat e shërbimeve do të mbyllen, dhe të gjitha kërkesat do të bëhen online.
"Nesër do të çojmë në shtëpi të gjithë atë pjesë të administratës që mund të punojë nga shtëpi me kompjuter. Të gjitha aplikimet online. Nesër shërbimi i ADISA-ë do të mbyllet. Të gjitha shërbimet do të kërkohen online. Kur kurba të fillojë të përmirësohet të marrin përgjigjet. Për këtë arsye ne të gjithë prindërve që kanë një fëmijë në moshën e çerdhes, kopshtit apo arsimit bazë dhe nuk janë në pjesën e administratës që do të shkojnë në shtëpi për të punuar nga shtëpia, ne i kemi dhënë dhe formalizojmë sot, lejen për të shkuar në shtëpi, për të mbajtur fëmijët në shtëpi, për të kufizuar kontaktet e tyre me të tjerët. Nuk është gjëja më e pëlqyeshme që mund të na ndodhte, sidomos ne, që punojmë për të jetuar. Por është diçka me të cilën duhet të përballemi me seriozitet me dinjitet", tha Rama.
Qeveria vendosi:
Caktimin e datave 10 deri 23 mars ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet,arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.
Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve që të gjejnë mundësinë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1 të këtij vendimi.
Deri më tani një vendim të tillë, e mori bashkia e Tiranës, duke i dhënë pushim nga puna, nënave, ose të vijnë në punë vetëm 1 orë nëse prania e tyre është e domosdoshme për të firmosur. Pushim u është dhënë edhe të gjithë punonjësit e bashkisë që janë mbi 60 vjeç. Ftesën për të ndjekur të njëjtën rrugë, Veliaj ua bëri edhe bizneseve. ka kohë për fitim u shpreh ai dje gjatë mbledhjes me emergjencën civile të Tiranës.
Rama ka vendosur që të mbyllen të gjitha palestrat, pub-et dhe ambientet e mbyllura që grumbullojë shumë njerëz, qendrat për argëtimin e fëmijëve, qendra sportive, pishina, qendra kulturore sociale apo qendra argëtimi. Sipas Ramës të gjitha këto bëhen për të shmangur sa më shumë përhapjen e koronavirsuit. Rama tha gjithashtu se administrata që ka mundësi të punojë nga kompjuteri, nga nesër punon në shtëpi, ndërsa shtoi se shërbimi në sportele do të ndërpritet. Në lidhje me lokalet dhe restorantet duhet të reduktojnë tavolinat dhe të krijojnë një largësi prej 2 metrash nga njëra-tjetra, në të kundërt nëse kjo nuk respektohet atëherë do të vendosen orare për ta.
'Unë nuk e kam zmadhuar dhe nuk e zmadhoj kërcënimin e kësaj epidemie. por pa diskutim kjo epidemi që ka kapacitetin të marrë jetë njerëzish është një armik, dhe ne do bëjmë gjithçka që ta përballojmë si një armik dhe ta vrasim si një armik. Çfarë mund të jetë tjetër veçse luftë nëse në Itali do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë? Madje në luftë ka hapur edhe gjëra kur nuk je në frontin e parë të luftës. Por që mos të vijë puna tek farmacitë dhe ushqimoret si të vetmet të hapura, i bëj thirrje të gjithëve, duke kërkuar mirëkuptim maksimal, dhe duke thënë se jam i pari që për të lidhur fjalët me veprat pavarësisht se s;më kontrolloni ju nga afër, po zbatoj rregullat. Të zbatoni rregullat sepse nëse dikush vendos të vrasë veten shteti është i detyruar ta ndalojë ta bëjë një gjë të tillë. Jemi në kushtet që shumëkush po luan me veten dhe të tjerët, me nënë dhe babain, me motrën dhe vëllain, duke i bërë karshillëk një armiku që nuk ka fare as vesh, as zemër, as sy, një force të verbër që të hynë në mes e të thyen brinjët, e të këput gjunjët. Siç po ndodh në një vend aq të madh dhe aq të fortë me një sistem ekselentë shëndetësie, po i dridhen këmbët gjithë botës.Mos të bëhemi bashkautor duke u shtrënguar, përqafuar e duke shkuar në lokale e pub-e e ambiente të mbyllura, që janë normale në jetën normale. Por jo në kohë lufte. për Këtë do i mbyllim të gjitha disko pub-e, lokale, palestra dhe çdo ambient që mbledh shumë njerëz. Më ka rënë mua të bëj dhe policinë dhe të keqin por kjo është gjëja që duhet bërë, edhe pse nuk e doja ta kisha këtë rol. Është e nevojshme të kufizojmë lëvizjen dhe sot është një luftë për të mbrojtur jetën e çdokujt që është rreth nesh. nuk mund të shkojmë sot në lokal dhe të sjellim korona në shtëpi gjyshes së sëmurë. apo të shkojmë në palestër dhe ta sjellim sëmundjen në shtëpi, bashkëshortes shtatzënë. Kjo luftë nuk do zgjasë me vite, por një minutë zgjat sa një vit, thjeshtë kërkon vullnet dhe disiplinë. Nga nesër do të çojmë në shtëpi të gjithë administratën që mund të punojë përmes kompjuterit dhe bën punë zyre. Nga nesër ne nuk do të ofrojmë shërbim nëpër sportele. Restorantet dhe lokalet të reduktojnë tavolinat dhe të krijohet një largësi 2 metra nga njëra tjetra. Mbyllen ambiente të mbyllura për argëtimin e fëmijëve, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra kulturore sociale apo qendra argëtimi. Baret dhe restorantet, lokalet të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku 2 metra nga tavolinat, të garantojnë distancën një metër të njeriut nga njeriu. Nëse nuk zbatohet nga baret apo lokalet restorantet, do të jemi të detyruar të vendosim orare për ta.', tha Rama.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se mjekët dhe infemrierët që janë në ballë të parë të luftës ndaj koronavirusit do të kenë 1 mijë euro plus rrogë në muaj gjatë periudhës që virusi është prezent. Ndërkohë sanitarët dhe shoferët e autoambulancave do të kenë 500 euro plus gjatë COVID-19.
"Mjekët dhe infermierët e angazhuar në sistemin e vijës së parë në luftën frontale me koronavirusin që shkojnë për vendosjen e tamponëve që marrin analizat tek zona e blinduar e infektivit, do t'i paguajmë 1 mijë euro plus në muaj deri në mbarimin e epidemisë. Dhe sanitarët dhe shoferët, 500 euro plus", tha Rama.
Nga ana tjetër, kryeministri i bëri apel të gjithë specialistëve që janë jashtë sistemit shëndetësor të rikthehen dhe të reflektojnë eksperiencën e tyre në përballimin e kësaj situate.
"Ka disa figura të mëdha dhe të respektuara mjekësia shqiptare dhe kjo është koha që mendja, eksperienca, janë pasuria më e çmuar. Disa njerëz që janë ende shumë dinamikë të fortë, edhe pse i kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës, janë të ftuar, do të paguhen për të kontribuar në këtë luftë", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama kërkoi bashkëpunimin e opozitës joparlamentare dhe presidentit Ilir Meta për të bashkuar task-forcat e ngritura për masat parandaluese ndaj koronavirusit dhe t'i vënë në shërbim të komitetin teknik. Kreu i qeverisë tha se është e pakuptimtë dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës që të ketë grupe të ndryshme ekspertësh që nuk i shërbejnë të njëjtit qëllim, atë të parandalimit. Rama tha se sot nuk është koha për të luftuar me qeverinë pasi në këtë betejë nuk ka palë, dhe të gjithë duhet të mendojnë në aspektin njerëzor për të mbrojtur të dashurit tanë nga ky virus.
"Personat publikë dhe mbi ta, për shkak të aksesit dhe të përgjegjësisë, të gjithë përfaqësuesit e politikës sot kanë detyrën të jenë bashkë dhe jo të ndahen në task-forca të ndryshme që janë praktikë e panjohur në planet. Në asnjë vend të planetit nuk është shfaqur ndonjë task forcë alternative, task forcë opozitare, presidenciale, dixhitale...Për cfarë? Cfarë do të nxjerrim ne politikisht në kushtet e kësja lufte përveç bojës tonë, si persona që përfaqësojmë të tjerët? Asgjë tjetër.
Më erdhi shumë mirë dje kur kryetari i opozitës mbajti një fjalë para opinionit publik që ishte fjala e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit apo si motrat në të njëjtin pozicion në të gjitha vendet që janë në luftë. Por sot, as më shumë e as më pak gjithçka ndryshoi, dhe ndryshoi duke nxitur panik përmes dezinformimit të pajustifikuar. Shqipëria nuk është kaq e madhe dhe nuk ka kaq shumë ekspertë sa të ndahet në Task forca. Nëse në Italinë e madhe një vend i G7, sistemi kolapsoi dhe të gjithë përfshirë edhe mjekë e infermierë në pension u bashkuan. Të gjitha institutet e ekspertëve janë bashkuar. Por në Shqipërinë e vogël, çfarë më mirë mund të bëhet nga ekspertë të këtyre task forcave se sa të bashkohen me aktualitetin shëndetësor dhe komitetin teknik. Nuk ka asnjë problem të monitorohet, të verifikohet, patjetër. Por niveli i komunikimit, i bashkëpunimit, i mirëkuptimit, jo në funksion të njërës palë apo tjetër . Se këtu nuk jemi palë, jemi një komunitet njerëzor i kërcënuar nga një virus. Jemi familjarë, dhe të moshuarit tanë janë të gjithë të kërcënuar po njësoj, jemi individë që kemi të dashurit tanë dhe më të dobëtit mes nesh janë kërcënuar po njësoj. Duhet një nivel komunikimi për të bërë më mirë, por jo një zgjatim, një bisht, një degëzim i helmatisur i luftës së përditshme mizerabël politike në kushte paqe", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i bëri apel mediave dhe qytetarëve që kanë akses në rrjetet sociale të mos abuzojnë por të ndërgjegjësohen për të luftuar së bashku koronavirusin.
"Në këtë moment kur jemi ende në fillimin e kësaj lufte me armikun që ka hyrë në territorin e vendit tonë, vazhdoj të ftoj të gjitha mediat, të gjithë ata që kanë mundësinë të përdorin mikrofonin, që kanë ndjekësit e tyre aty ku postojnë opinione apo mendime të tyret, që të mos abuzojnë, të ndërgjegjësohen, se kjo nuk është një nga ato betejat e radhës. Kjo është një luftë që e kemi ne në dorë, me sjelljen tonë, me angazhimin tonë, me zbatimin e këshillave në dukej krejt elementare, por thelbësore, që ta bëjmë një luftë me dëme më të vogla, sesa dëmet që vijnë nga një luftë ku ne sillemi në mënyrë të papërgjegjshme dhe bëjmë sfida pa lidhje me armikun që kemi përballë dhe që mund të na hyjë në trup", u shpreh kryeministri.
Kryeministri Edi Rama dha detaje për të prekurin me koronavirus në Durrës, kur tha se është një grua e moshuar.
"Numri i të prekurve është rritur dhe është shumë e rëndësishme të dëgjohet se 8 prej tyre janë vazhdë e dy kontakte, e një kontakti të vetëm dhe një të afërti, djali, babai dhe me radhë 6 të tjerë, që janë kontakte jo aq të afërta sa brenda mureve të shtëpisë. Dhe dy raste të tjera, një e moshuar në Durrës, dhe një djalë në Tiranë. Të gjitha rastet janë kontakte të importuara nga Italia, duke pasur kaq shumë kontakte me Italinë, ishte e pashmangshme që ekspertët në bashkëpunim me OBSH të ndërtonin skenarët e një vendi fqinj me një zonë që sot është e tëra e kuqe. Skenarët janë ndërtuar sipas fazave për t'iu përgjigjur dinamikës së shtrirjes së virusit. Por baza mbetet e njëjta,si në skenarin e parë, të dytin, të tretin, si në fillim si në mes, si kur urojmë sa më shpejtë, forca e goditjes nga virusi do të shkojë në rënie", tha Rama.
Kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë, ka kërkuar më shumë përgjegjshmëri nga qytetarët dhe u ka bërë thirrje se nuk është koha të bëjnë deklarata se 'janë lab' 'janë trima' apo 'nuk i gjen gjë' nga koronavirusi. Thirrja për të shmangur kontaktet tha Rama nuk është një gjë që vjen si dëshirë e jona, por një urdhër i OBSh për të frenuar përhapjen. Kryeministri apeloi që të gjithë të tregohen të përgjegjshëm dhe të ruajnë veten dhe të dashurit e tyre nga ky armik i padukshëm që hyn në trupin tonë.
"Thirrja për të kufizuar në maksimum e mundshëm kontaktet fizike është një thirrje që buron nga OBSH dhe se shërben për ruajtjen e njëri tjetrit. Vendosëm që të mbyllim shkollat, kopshtet çerdhet, universitete jo për t'i dhënë fëmijëve tanë një javësh pushim për tu mbledhur në pub-e apo argëtuar i të ishte një kohë e zakonshme, kjo është një kohë lufte që ne do e luftojmë, por aman të gjithë së bashku duhet të bëjmë çmos që të kufizojmë dëmet që mund ti shkaktohen jo vetëm trupit fizik të vendit për shëndetit tonë, shëndetit të njerëzve tanë. Nga ana tjetër kjo nuk është një luftë ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhet me guximin dhe trimërinë e personave apo pasioni për lirinë deri ne vetësakrifikim, Kjo është një luftë me një armik fare të padukshëm që hyn në trupin tonë dhe njerëzve tanë më të dashur. duke na kërcënuar seriozisht shëndetin dhe jetën e më të moshuarve apo të sëmurëve mes nesh. kjo do të thotë se mund të jesh malësor, mund të jesh lab dhe mund të kesh shumë për tu krenuar me historinë e trimërisë por në këtë rast ky armik nuk pyetur as nga vjen dhe as kush je, por godet. Është e patolerueshme që ekranet e televizioneve të transmetojnë të tilla shaka, në vend që t'i shfrytëzojnë ata minuta për të sensibilizuar qytetarët. Unë jam lab, jam trim, ne hamë bio, ne nuk pyesim, këto nuk janë shaka' , tha Rama.
Nuk besoj eshte momenti per te bere kritizerin apo komentuar politikisht, por per tu bere te gjithe bashke per te perballuar kete kercenim. Pastaj do te kemi kohe plote per te gjitha. Te respektojme me rigorozitet kerkeat e autoriteteve mjekesore dhe mirekuptojme cdo mase, pasi eshte ne te miren tone te perbashket. Secili ka nje role per te luajtur.
PërgjigjuPo beni te njejtat gabime te italise sepse per pak faturim ekonomik beri mbyllje te pjeseshme do ja kaloje kines ne viktima, duhet bllokim total pervec ushqimoreve ashtu si beri kina do mjaftonin 3 jave dhe i vetmi rrezik do ishte flluksi nga jashte nqs do kishim bllokuar kufirin sapo u hap ne itali sot zdo kishim keto halle
PërgjigjuNje keshille per qeveritaret dhe zyrtaret. Te paret, shkojne e vijne dhe ne vendin tone dihet qe jane vecse te paafte dhe korruptuar edhe te papergjegjshem. Te dytet jane themeli i shtetit. Ata kane ekspertizen dhe detyren per te ofruar sherbimet. Mos i lini qeveritaret te bejne si u do qefi ne papergjegjshmerine dhe imoralitetin e tyre. Eshte detyre e juaja, zyrtareve lart e poshte, ti vini pikat mbi "i" dhe tu thoni qeveritareve, Minister apo Kryeminister qofte, qe ne keso rastesh veprohet ne keto menyra. Dhe jo te presim kur tu vije veza ne bythe ministrushes apo kryekarabushit. Apo te degjojme pordhet e Lushushkut apo te Metmutit. Apo te hedhemi te website i Hamnasades te presim cdo kendoje ambasadallkauku radhes. Me ligj jeni ju zyrtaret kompetent dhe qe keni pergjegjesine. Para nje jave ministri pergjegjes hapesh bythesh me perfaqsuesin e OBSH "Cne ska virus ketu???"! Dje e sot qenkemi ne lufte. Merrni situaten ne dore dhe vreni punen. Mos prisni nga qeveritaret se ato as e kane haberin se ceshte puna apo pergjegjesia.
PërgjigjuDuket qe Ramen e ka zene virusi CO19 nje ore e me pare TE shpetoje populli DHE MASKA QE KA VENE RAMA PER SHOW ESHTE MASKE E GABUAR DUHET MASKE E SERISE 5M me valve nga poshte
PërgjigjuO EDI RAMA KRYEMINISTER I NDERUAR ,,,KAM NJE KERKESE TE VOGEL,,A MUND TE MBYLLESH DERI NE QERSHOR 2021 PRESIDENCEN,,PD,DHE LSI,,,AMAN SE NUK durohen keta llumra te kombit,,perdite ne televizor,,,,si qen te zgjebosur,,zdromsa,,na e peshtirosen,,,mbylli dhe do te jem shume mirenjohes...
PërgjigjuSpecialistet, ekspertet, mbare populli eshte SHQIPETAR. Nuk ka Tropojane, Tepelenas, Shkodrane e Vlonjate te ndare ne 61 bashki e100..00 fise. Nuk ka tabore me socialiste, demokrate, republikane, ballista , komunista etj ka kudo Shqipetare. Kesaj here vetem te hapim syte dhe veshet e te perfitojme nga eksperienca mbare boterore. Kesaj here e gjithe bota eshte ne nje front " TE MBROJME JETEN MBI TOKE". Zoti eshte me ne, ai po na ve ne prove, le te hecim me kembet tona, nen udheheqjen e frymes se shenjte. Rofte Shqiperia. Rofte Njerezimi.
PërgjigjuDuhet shtet-rrethimi si nje here ne kohe dhe nuk duhet lejuar qarkullimi nga nje qytet te tjetri. Ne nentor termeti tani virusi medet ne
PërgjigjuDuhen masa drastike si në Itali ,duhet qëndruar në shtëpi ,ndryshe këtu situata do bëhet shumë shumë keq.Lanë shkollat pushim dhe fëmijët janë nëpër internet kafe ose kafene më të rriturit.Duhen mbyllur lokalet .Duhet gjendje e jashtëzakonshme "shtetrrethim " që të shpëtojmë.
Përgjigju