Numri i të infektuarve në botë nga koronavirusi po i afrohen shifrës 1 milion, - kjo është ajo që del nga buletini i fundit i Universitetit John Hopkins, i cili tregon një bilanc në rritje të numrit të të prekurve nga Covid-19 - rreth 950 000, teksa numri i viktimave është rritur në mbi 47 mijë kurse numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në rreth 195 mijë.
Në Itali në 24 orët e fundit janë shënuar 760 viktima, 2477 të infektuar dhe 1431 të shëruar. Krahasuar me ditën e djeshme është rritur numri i viktimave dhe të shëruarve, ndërsa është ulur i të infektuarve.
Në SHBA numri i vdekjeve në 24 orët e fundit ishte 884, një rekord i ri për vendit kurse numri i të infektuarve është rritur në rreth 217 mijë për një total vdekjesh më shumë se 5100.
Në renditjen e Universitetit John Hopkins Italia renditet pas SHBA me një buxhet të përgjithshëm të infektuarish prej 110.574 dhe 13 155 vdekje dhe më pas renditet Spanja me mbi 104 mijë të infektuar dhe mbi 9300 viktima.
Në Gjermaninë me 931 viktima, totali I personave të identifikuar me Covid-19 është rritur në rreth 78 mijë. Në Francë numërohen rreth 58 mijë të infektuar për një total viktimash mbi 4000 kurse në Britaninë e Madhe numri i personave të prekur nga infeksioni ka shkuar në rreth 30 mijë kurse numri i viktimave është rritur në rreth 2400.
NATO ka rol të rëndësishëm në trajtimin e dezinformimit rreth pandemisë së koronavirusit, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas para një videokonference me 29 homologët e tij në aleancën trans-Atlantike.
“Disa po e shfrytëzojnë këtë situatë për qëllime propagande, për ta vënë veten në vëmendje”, u shpreh Maas.
“Në rastet kur dyshohet se pas një dezinformimi të tillë qëndrojnë shtete, është e përshtatshme që NATO dhe Bashkimi Europian ta kundërshtojnë këtë dhe të sigurojnë që informacioni të jetë i bazuar në fakte dhe jo në lajme të rreme”, shtoi ai.
Maas theksoi se çështja do të diskutohet nga ministrat e jashtëm të NATO-s, së bashku me mënyrat me anë të së cilave aleanca mund të forcojë më tej përpjekjet për të luftuar virusin.
Gjatë një video-informimi nga Drejtori i Byrosë Rajonale Evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetit Hans Kluge, u tregua se koronavirusi është më i rrezikshëm për njerëzit me diabet, si dhe me sëmundje të tjera kronike.
“Në diabetikët, sëmundja është më e rëndë dhe ka pasoja më serioze,. Në Itali, një në tre pacientë ka diabet ose ndonjë sëmundje tjetër kronike, të tilla si kanceri ose sëmundja e frymëmarrjes.
E njëjta gjë vlen edhe për njerëzit me mbipeshë, gjë që rrjedh qartë nga të dhënat e marra nga Kina”, është shprehur Kluge.
Ai këshilloi se një mënyrë jetese e shëndetshme është jashtëzakonisht e rëndësishme, ku sa më i shëndetshëm është një person që infektohet nga një infeksion koronavirus aq më mirë është për të.
Në Itali në 24 orët e fundit janë shënuar 760 viktima, 2477 të infektuar dhe 1431 të shëruar. Në 24 orët e fundit, krahasuar me ditën e djeshme është rritur numri i viktimave dhe të shëruarve, ndërsa është ulur i të infektuarve. Sot në vendin fqinj ka pasur 33 viktima më shumë, dje kishte 727, ndërsa sot 760. Numri i të infektuarve fatmirësisht ka shënuar ulje, teksa dje ishin 2937, sot janë regjistruar 2477. Lajm i mirë edhe përsa i përket të shëruarve, pasi ka një rritje në krahasim me dje, që ishin 1118, ndërsa sot 1431. Në total në Itali janë 13915 viktima, 18278 të shëruar dhe të infektuar 115242 qytetarë.
Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut po përgatiten për zgjerimin e kapaciteteve për pranimin e personave të prekur nga koronavirusi, numri i të cilëve rritet nga 20 - 30 në ditë. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 384. Mjekët infektologë vlerësojnë se piku i COVID-19 në vend do të ndodhë në fund të muajit prill dhe në maj.
Autoritetet shëndetësore në Shkup po përgatisin një spital fushor ngjitur me Klinikën e sëmundjeve infektive në një kohë kur pandemia e koronavirusit po prek për çdo ditë nga mbi njëzet njerëz në Maqedoninë e Veriut. Mjekët vazhdojnë ta konsiderojnë këtë si një periudhë të ngritjes lineare të numrit të të infektuarve që nuk i shkakton ngarkesë sistemit shëndetësor.
Në Kosovë autoritetet konfirmuan të mërkurën edhe 13 raste të të prekurve nga virusi COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se 11 raste janë nga fshatin Topanicë i komunës së Kamenicës, 1 nga Prishtina dhe 1 nga Gjakova. Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 125. Instituti tha se po sot janë konfirmuar 4 raste të shëruar duke cuar në 10 numrin e përgjithshëm të personave të shëruar. Deri tani Kosova ka konfirmua vetëm një rast vdekjeje nga pasojat e koronavirusit.
Pasi u shërua nga koronavirusi, Princi Charles ka rrëfyer në mëdiat sociale përvojën e tij, duke nënvizuar se sa "e çuditshme, zhgënjyese, nganjëherë shqetësuese" ishte.
Trashëgimtari i fronit britanik i drejtohet kryesisht në mesazhin e tij veçanërisht tçanërisht të moshuarve të cilët po përjetojnë një moment të vështirë.
Mesazhi i Princit Charles
"Zemrat tona janë me të gjithë të moshuarit që po përjetojnë një moment të vështirë. Pasi kalova koronavirusin, fatmirësisht me simptoma të lehta, e gjej veten në anën tjetër të sëmundjes, por ende po ruaj distacën e sigurisë. Kjo është një përvojë e çuditshme, frustruese dhe shpesh shqetësuese pasi je larg familjes dhe miqve të tu. Në një kohë kur po përjetojmë kaq shumë ankth, unë dhe bashkëshortja ime po mendojmë veçanërisht për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në rrethana kaq të vështira dhe anormale si edhe për ata që duhet të durojnë sëmundjen, izolimin dhe vetminë”- ka thënë Princi.
71-vjeçari kaloi 7 ditë në karantinë në Skoci pasi rezultoi pozitiv dhe shfaqi simptoma të koronavirusit, ndërsa bashkëshortja e tij do të qëndrojë në vetizolim dhe për disa ditë edhe pse ka rezultuar negative në testime.
Sipas Federatës Kombëtare e Urdhrave Mjekësor në Itali, numri i përgjithshëm i mjekëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi është rritur në 69 kurse numri i punonjësve shëndetësorë të infektuar është mbi 10,000.
Sipas virologut të Universitetit të Milanos Fabrizio Pregliasco, Italia është në fazën e ngadalësimit të numrit të të infektuarve dhe vdekjeve por zbritja e numrave do të jetë e ngadaltë.
Pregliasco theksoi se “do të duhet një javë ose dy për të parë indeksin e infeksionit nën vlerën 1”. Sidoqoftë, "për sa kohë që nuk ka vaksinë, (shpresohet brenda një viti), ne nuk do të jemi në gjendje të shpëtojmë nga koronavirusi.
Në Itali, numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv me Covid-19 është 110 574 kurse numri i viktimave është rritur në 13 155 kurse totali i të shëruarve ka shkuar në 16 874.
Huffington Post citon një studim të 'Einaudi Institute for Economics and Finance (Eief)', sipas të cilit, në Itali epidemia parashikohet të fashitet nga fundi i prillit ose fillimi i majit.
Sipas skenarit më optimist, në Liguria, Basilicata dhe Umbria, infektimet e reja mund të zhduken që në 6 prill dhe në Sicili, Veneto e Piemonte në mes të prillit. dhe më pas, Lombardia dhe Emiglia Romagna kurse Toskana supozohet të jetë e fundit në muajin maj.
113 pacientë me Covid-19 nga vendet e tjera të Bashkimit Europian u dërguan në spitalet e Gjermanisë për trajtim. 85 prej të infektuarve kanë ardhur nga zonat më të prekura nga virusi në Francë, 26 nga Italia dhe dy nga Hollanda.
Në spitalet gjermane gjithashtu mbahen të rezervuar 81 shtretër për pacientët nga Italia dhe 13 për pacientët nga Franca.
Gjermania ofroi gjithashtu gatishmëri për të mirëpritur pacientë edhe nga Spanja.
Më në fund Gjermania dërgoi shtatë tonë ndihmë në Itali, përfshirë respiratorë dhe maska oksigjeni.
Qeveria gjermane dhe landet federale kanë rënë dakord të zgjasin kufizimet ekzistuese të kontakteve deri më 19 prill.
Dje kreu i Institutit gjerman Robert Koch për sëmundjet infektive, Lothar Ëieler tha se niveli aktualisht i ulët i vdekshmërisë në Gjermani do të pësojë një rritje të mëtejshme në ditët në vijim. Në Gjermaninë me 931 viktima, totali I personave të identifikuar me Covid-19 është rritur në rreth 78 mijë.
Duke pritur për të kapërcyer ngërçin midis Mekanizmit Europian të Stabilitetit dhe Coronabond, Komisioni Evropian ka zyrtarizuar fondin europian për të zbutur rreziqet e papunësisë në situatën e krijuar nga Covid-19, i cili, përmes 25 miliardë eurove garanci vullnetare nga shtetet e BE, do të lejojë financimin e "fondeve integruese" kombëtare apo skemave të ngjashme për mbrojtjen e vendeve të punës.
Duke prezantuar programin prej 100 miliardë euro, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se “buxheti Evropian do të jetë plani ynë Marshall".
Von Der Leyen në lidhje me situatën dramatike që po kalon Italia për shkak të pandemisë nga Covid-19, tha se
"Ne jemi dëshmitarë të asaj që është e paimagjinueshme. Mijëra njerëz të vdekur dhe të privuar nga dashuria e të dashurbe të tyre. Në spitale, mjekë në lot dhe me fytyrat e tyre të zhytura në duar. Një vend i tërë dhe pothuajse një kontinent i tërë i mbyllur në karantinë. Por vendi u godit më shumë, Italia, gjithashtu është bërë burimi më i madh i frymëzimit për të gjithë ne. Mijëra italianë, stafi mjekësor dhe vullnetarët, i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë dhe nxituan të ndihmojnë rajonet e prekura më keq".
“Italianët po demonstrojnë solidaritetin e tyre të ndërsjellë në jetën e përditshme me mijëra gjeste të vogla - në të njëjtën kohë të matur dhe heroikë. Dhe vetëm solidariteti mund të na bëjë të dalim nga kjo krizë - ajo midis njerëzve dhe ajo midis shteteve.
Sot Europa po mobilizohet përkrah Italisë. Fatkeqësisht, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Duhet pranuar që në ditët e para të krizës, përballë nevojës për një reagim të përbashkët evropian, shumë kanë menduar vetëm për problemet e tyre të shtëpisë. Ata nuk e kuptuan që ne mund ta mposhtim këtë pandemi vetëm së bashku si Union. Në këto ditë distanca midis individëve është thelbësore për sigurinë tonë: distanca midis kombeve evropiane, përkundrazi, i vë të gjithë në rrezik.
Ndërkohë, Evropa ka ndryshuar ritmin e saj. Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur për t'i bërë vendet evropiane të mendojnë si ekip dhe të kenë një përgjigje të koordinuar për një problem të përbashkët.
Muajin e kaluar, falë veprimit tonë, 25 vende evropiane kanë bashkuar forcat dhe kanë dërguar miliona maska në Itali dhe Spanjë, për mbrojtjen e të gjithëve dhe veçanërisht punonjësve shëndetësorë. Kemi pezulluar disa rregulla për t'i dhënë qeverisë italiane hapësirën për të vepruar shpejt dhe me forcë. Kemi kanalizuar miliarda investime në luftën kundër virusit dhe efekteve të tij dhe do të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë. Dje Komisioni Evropian njoftoi një nismë të re ekonomike. Tani për tani, miliona italianë nuk janë në gjendje të punojnë - por ata nuk mund të ndalojnë së paguari faturat e tyre. Kompanitë vazhdojnë të paguajnë pagat edhe pse biznesi është ka ndaluar së punuari. Mijëra kompani po e gjejnë veten në vështirësi për shkak të koronavirusit. Ata kanë nevojë për mbështetje për të kapërcyer krizën aktuale: Evropa po ndërhyn për t'i ndihmuar ata duke shpërndarë burime të reja financuese. Unioni do të ndajë deri në njëqind miliardë euro për vendet më të goditura, duke filluar nga Italia, për të kompensuar uljen e pagave të atyre që punojnë në orare më të shkurtra.
Kjo do të jetë e mundur falë kredive të garantuara nga të gjitha Shtetet Anëtare - duke demonstruar kështu solidaritetin e vërtetë evropian. Të gjitha vendet anëtare do të kontribuojnë për të ndihmuar punëtorët dhe kompanitë, gjë e cila do të jetë frymëmarrje për financat publike italiane. Kjo është thelbësore për të rindezur sa më shpejt motorin e ekonomisë evropiane. Dje gjithashtu propozuam që çdo euro që është ende në dispozicion në buxhetin vjetor të BE të shpenzohet për të trajtuar krizën. Në të njëjtën kohë, Banka Evropiane e Investimeve po ndihmon bizneset evropiane - veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme - të gjejnë fondet e nevojshme për të dale nga kriza.
Kjo krizë është një provë për Evropën. Ne nuk mund të lejojmë të dështojmë. Vendimet që marrim sot do të mbahen mend me vite. Ato do të formojnë Evropën e nesërme. Unë besoj se Evropa mund të dalë më e fortë nga kjo situatë, por ne duhet të marrim vendimet e duhura - këtu dhe tani. Tashmë kemi ndërmarrë disa veprime kurajoze. Akoma më shumë do të nevojiten. Solidariteti është shpresa jonë e madhe dhe investimi ynë në një të ardhme të përbashkët.
Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte urdhëroi policinë të qëllojë me armë qytetarët që shkelin rregullat e karantinës.
Sipas 'The Guardian', kërcënimi i dhunshëm i presidentit erdhi pas arrestimit të 21 personave, të cilët dolën në rrugët e qytetit Quezon, në ishullin Luzon, për të kërkuar ndihmë nga qeveria. Policia tha se protesta ishte e paautorizuar, por është e paqartë nëse të gjithë pjesëmarrësit ishin duke demonstruar kundër presidentit apo nëse thjesht ata po kërkonin ndihma në ushqime.
Duterte u bëri thirrje qytetarëve të presin ndihmën e qeverisë, duke sqaruar se “askush nuk do të urisë".
Në Filipine numri total i të infektuarve është mbi 2300 kurse numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 100
Shoqata Mjekësore Britanike ka përcaktuar udhëzime të reja në përballimin e situatës së rëndë nga Covid-19.
Sipas dokumentit të prezantuar për qeverinë e kryeministrit Boris Johnson, këshillohet që t’u hiqen respiratorët e frymëmarrjes personave të infektuar që kanë pak shpresa për të jetuar.
Në dokument thuhet gjithashtu se Qeveria duhet të krijojë një parlament virtual dhe përmes tij parlamentarët të diskutojnë masat e mëtejshme që duhen marrë në përballje me pandeminë.
Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit po shqyrton ndryshimin e dispozitave të saj në lidhje me masat mbrojtëse të popullatës, konkretisht për mbajtjen e maskave nga të gjithë.
Në Britaninë e Madhe ku u regjistrua rekordi 500 të vdekur në 24 orë, forca ajrore kanë vendosur aeroplan mjekësor për transportimin e pacientëve nga zonat e largëta për në spitale. Në vend janë kryer gjithsej 152,000 testime që kanë rezultuar me mbi 30,000 raste pozitive nga Covid-19.
Një foshnjë gjashtë javëshe është viktima më e re nga koronavirusi, në Connecticut në SHBA. Lajmi i dha nga guvernatori i shtetit i cila tha se "virusi sulmon më të brishtët dhe kjo tregon rëndësinë e kufizimeve dhe qëndrimit në shtëpi.
Në Itali, një foshnje e porsalindur, e operuar në spitalin e Ancona-s më 14 mars për një problem gastrointestinal dhe më pas e infektuar me Covid-19 ka dalë nga reanimacioni pas një përmirësimi të dukshëm.
Sipas autoriteteve spitalore,gjendja e foshnjës është e qëndrueshme dhe ka përmirësive progresive
Pacienti i vogël tashmë merr frymë pa ndihmën e aparaturave.
Edhe në spitalin e Bergamo-s një tjetër foshnje e infektuar nga dalë nga spitali pasi edhe në testin e tretë të tamponit rezultoi negativ.
Në Europë numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në rreth 30 mijë, megjithatë shumë vende po bëjnë përpjekje për të planifikuar daljen graduale nga situata e emergjencës shëndetësore. Gjithsesi qeveritë e kontinentit të vjetër bien të gjitha dakord se fjalën e fundit do ta thonë ekipet e ekspertëve të shëndetit.
Spanja ka regjistruar një tjetër shifër të zezë për sot ku ka deklaruar 950 viktima në 24 orët e fundit. Një rritje me afër 100 viktimash nga dita në ditë për Spanjën pasi dje kishte 864 të vdekur nga koronavirus.
Po ashtu numri total ka shkuar në 10 mijë nga 9 mijë që shënonte dje teksa numri i të infektuarve ka kapur 110 mijën po aq sa Italia, dhe pse kjo e fundit nuk ka përditësuar ende të dhënat e sotme. Sa i përket rasteve të reja Spanja ka shënuar 8 mijë vetëm në 24 orët e fundit
Në Francë numri i viktimave në 24 orët e fundit ishte 509 dhe kriza e sistemit shëndetësorë mbetet ende në disa rajone të vendit. Kryeministri Eduard Philippe tha se dalja nga bllokada do jetë graduale dhe me strategji të mirë përpunuar.Masat e izolimit do hiqen në një kohë të dytë dhe në mënyrë graduale, rajon pas rajoni dhe për grupmosha të caktuara.
Në Britaninë e Madhe ku u regjistrua rekordi 500 të vdekur në 24 orë, forca ajrore kanë vendosur aeroplan mjekësor për transportimin e pacientëve nga zonat e largëta për në spitale. Në vend janë kryer gjithsej 152,000 testime që kanë rezultuar me mbi 30,000 raste pozitive nga Covid-19.
Qeveria gjermane dhe landet federale kanë rënë dakord të zgjasin kufizimet ekzistuese të kontakteve deri më 19 prill.
Kancelarja Angela Merkel tha pas një video-konference me kryeministrat e landeve që njerëzit duhet të heqin dorë nga udhëtimet dhe vizitat - përfshirë edhe te të afërmit e tyre.
"Pandemia nuk njeh ditë pushimesh," tha Merkeli dhe bëri thirrje për respektimin e rregullave. Merkeli tha se masat duhet të respektohen në mënyrë të unifikuar në shkallë vendi dhe se të martën pas Pashkëve, qeveria federale dhe landet do të rivlerësojnë situatën.
Dje kreu i Institutit gjerman Robert Koch për sëmundjet infektive, Lothar Wieler tha se niveli aktualisht i ulët i vdekshmërisë në Gjermani do të pësojë një rritje të mëtejshme në ditët në vijim.
Në Gjermaninë me 931 viktima, totali I personave të identifikuar me Covid-19 është rritur në rreth 78 mijë.
Kryeministri italian Giuseppe Conte Conte ka nënshkruar dje në mbrëmje dekretin për shtrirjen e masave kufizuese deri më 13 prill në përpjekje për të frenuar koronavirsin.
Në konferencën për shtyp ai specifikoi se nuk është koha për të hequr kontrollin nga liria e lëvizjes dhe masat e tjera dhe se duhet që italianët ende të sakrifikojnë.
Conte tha se "Nëse spekulojmë tani mbi kufizimet, përpjekjet do të ishin të kota. Ai u shpreh gjithashtu se pas Pashkëve nis edhe faza e dytë e emergjencës shëndetësore, ajo e daljes në mënyrë graduale nga masat shtrënguese dhe e bashkëjeteses me Covid-19, për të kaluar më pas në frazën 3 që është dalja përfundimisht nga situata e rëndë dhe rindërtimi i vendit nga pikpamja ekonomiko financiare.
Kryeministri italian duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se Mes, Mekanizmi Europian i Stabilitetit, nuk është i përshtatshëm për të përballuar këtë tsunami me rëndësi epokale.
"Në këto kushte -tha Conte- Mes duhet të ndryshojë dhe të përshtatet dhe të na ofrojë mundësinë e krijimit të një strategjie europiane.
Presidentja e Komisionit Europian, Von Der Leyen në lidhje me situatën dramatike që po kalon Italia për shkak të pandemisë nga Covid-19, tha se " Ne jemi dëshmitarë të asaj që është e paimagjinueshme. Mijëra njerëz të vdekur dhe të privuar nga dashuria e të dashurbe të tyre. Në spitale, mjekë në lot dhe me fytyrat e tyre të zhytura në duar. Një vend i tërë dhe pothuajse një kontinent i tërë i mbyllur në karantinë. Por vendi u godit më shumë, Italia, gjithashtu është bërë burimi më i madh i frymëzimit për të gjithë ne. Mijëra italianë, stafi mjekësor dhe vullnetarët, i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë dhe nxituan të ndihmojnë rajonet e prekura më keq".
Italia renditet pas SHBA Në Itali, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi ka shkuar në 110.574 për një total vdekjesh prej 13 155 persona.
Presidenti i Institutit të lartë të shëndetit në Itali, Silvio Brusaferro tha se "Kurba e infeksionit na tregon se po arrijmë një lloj pllaje dhe se masat e marra nga qeveria Conte po funksionojnë.
Edhe pse të dhënat e ditës së djeshme, me ulje në numrin e vdekjeve por me rritje të numrit të të infektuarve krahasuar me një ditë më parë, kjo ka ndodhur për shkak të testeve të shumta të tamponit që janë bërë edhe për personat më vetëm një simptomë. Në njëzet e katër orët e fundit janë realizuar 34,455 teste, 11 mijë më shumë se një ditë më parë, një numër shumë u lartë për Italinë.
Kina ka frikë nga një valë e dytë e mundshme e shpërthimit të epidemisë, kësaj here në Henan pasi tre persona u testuan pozitiv në qytetin Jia në kufi me Hubei.
Nga ky zhvillim autoritetet morrënn masa drastike, mbyllën gjithçka. Askush nuk mund të hyjë apo të dalë nga qyteti me 600 mijë banorë. Mund të shkohet në punë por vetëm me leje speciale dhe të gjithë do ti nënshtrohen matjes së temperaturës. Masat janë rregulluar në mënyrë që vetëm një person për familje të jetë në gjendje të dalë për tu furnizuar me ushqime çdo dy ditë. Gjithashtu janë pezulluar aktivitetet tregtare përjashto farmacitë dhe supermarketet.
Hong Kong
Edhe në Hong Kong nga frika e shpërthimit të një vale të re infeksioni, qeveria ka zgjatur dhe shtuar masat shtrënguese edhe për 14 ditë të tjera.
Koreja e Jugut
Numri i infeksioneve të reja ka rënë përsëri nën njëqind në Korenë e Jugut. Autoritetet lokale raportuan se në 24 orët e fundit u identifikuan pozitiv nga koronavirusi 89 persona. Numri i përgjithshëm i infeksioneve në vend është rreth 10 mijë kurse numri i vdekjeve ka shkuar në afro 170. Megjithatë autoritetet shëndetësore të vendit mbeten të kujdesshëm nga frika e shpërthimeve të reja dhe rasteve të importuara.
Presidenti amerikan Donald Trump vuri në dyshim saktësinë e të dhënave zyrtare të dhëna nga Kina për epideminë e koronavirusit, disa orë pasi ligjvënësit amerikanë akuzuan Pekinin për fshehjen e tyre, duke cituar një raport të inteligjencës.
"Si mund ta dime se shifrat e tyre janë të sakta?” - pyeti Trump në konferencën për shtyp. "Numrat e tyre duket se janë shumë të ulët." – shtoi Trump.
Presideti gjithashtu tha se "marrëdhënia me Kinën është e mirë" dhe se ai i ka qëndruar pranë Presidentit kinez Xi Jinping. Sidoqoftë, polemika mbi transparencën e Pekinit ka sfiduar ashpër lidhjet midis dy vendeve.
Trumpa tha gjithashtu se vendi do të përballet me dy javë të tmerrshme.
"Ne po përgatitemi për më të keqen, sepse për fat të keq drejt asaj po shkojmë.
Megjithatë manjati më pas u përpoq të ngjallë optimizëm teksa tha se
“Ekonomia amerikane do të ketë një rimëkëmbje të madhe”, duke kujtuar planin gjigand ekonomik që ai ka propozuar.
Në SHBA numri i vdekjeve në 24 orët e fundit ishte 884, një rekord i ri për vendit kurse numri i të infektuarve është rritur në rreth 217 mijë për një total vdekjesh më shumë se 5100.