Situata e emergjencës nga koronavirusi është relfektuar edhe me rritjen e çmimeve të fruta perimeve në Shqipëri, kryesisht limoni dhe portokalli që rekomandohen të konsumohen në këtë periudhë për të parandaluar dhe për të pasur imunitetin e fortë. Në terren Task-Forca e hetimit tatimor ka nisur verifikimet ndërsa janë penalizuar disa tregtarë që kanë abuzuar me çmimet.
Teksa në Fier, Elbasan ka abuzivitet, në rrethin e Krujës, Durrës e Korçë, nuk ka luhatje të çmimeve.
Pas paralajmërimeve të qeverisë se do të ndëshkojë të gjithë ata tregtarë apo biznese që abuzojnë me çmimet e produkteve ushqimore por edhe të ilaçeve. Sot në Tregun e Fruta perimeve pranë Uzina Dinamos në kryeqytet, çmimet kanë pësuar një ulje të lehtë. Sot një kilogramë portokalle aty shitej kryesisht 100 lekë. Shkak për këtë ulje sipas tregtarëve është bërë ndërhyrja e shtetit tek pikat e shumicës.
Cilat fruta janë shtrenjtuar?
Frutat që kanë vitaminë c kanë pësuar një rritje të ndjeshme, për arsye se portokalli na vjen nga greku portokalli sot është 1 mijë lekë me kile, ca dit ka shkuar deri në 1600 lekë. Sot është më lirë sepse ka ndërhyrë edhe shteti. Ndërsa limoni është me 2500 deri 3000 lekë pasi e ka shumica shumë shtrenjtë. Dje u bë kërkesa çmimet ranë përtokë, shumica ngriti çmimet me 200 lekë para disa ditësh”, thonë tregtarët.
Pavarësisht kësaj situate qytetarët pohojnë se çmimet janë rritur ndjeshëm krahasuar me 1 javë më parë.
“Janë shtrenjtuar shumë çmimet këtë periudhë?
Shumë shumë shumë. Domethënë të marrësh qepën me 100 lekë kilen, 400 ose 500 ka qenë qepa sot është 1 mijë lekë, portokalli me 130 lekë, më parë e merrnim 700 lekë.
Janë shtrenjtuar, ka lëvizur çdo gjë me 200 ose 300 lekë.
Po portokallet?
Nga 800 ishin sot i gjen 1200, ka edhe 1100 edhe 1000 por ndryshon shumë cilësia.
Nëpër dyqanet tona janë shtrenjtuar shumë çmimet. Portokalli 1000 lekë ndërsa spinaq dhe lule lakër 1200 lekë. Janë rritur me 30 ose 40 lekë të reja, më shumë është shtrenjtuar portokalli”, përgjigjen qytetarët.
Ndërkohë gjatë kohës që qytetarët po blejnë produkte të ndryshme nuk respektojnë distancën e sigurisë, të kërkuar nga institucionet si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Edhe në Berat ka pasur rritje të çmimit në tregun e fruta-perimeve, limoni nga180 lekë për kg ka shkuar në 260 lekë për kg. Rritje të ndjeshme të çmimit ka pasur për portokallet dhe limonin të cilat janë rekomanduar të konsumohen për shkak se përmbajnë vitaminën C.
Në Lezhë është mbyllur tregu i lirë, përjashto vetëm pjesën ku shiten fruta-perime dhe ushqime që janë të domosdoshme. Qytetarët shprehen se janë hasur me rritje të çmimeve.
Qyteti i Korçës sot në ditën e dytë të shtetrrethimit vijon të shfaqë ndërgjegjësim të plotë. Lëvizjet e qytetarëve janë të rralla dhe në rastet kur kjo ndodh ata dalin për blerjen e produkteve ushqimore ose barnave.
Report tv ka qenë mëngjesin e sotëm ne tregun e fruta -perimeve të qytetit nga ku shihet se nuk ka pasur abuzim të çmimeve nga ana e tregtarëve edhe në ato produkte të cilat përmbajnë vitaminën C dhe janë të këshillueshme.
Qytetarët shprehen të kënaqur duke pohuar se çmimet kanë qëndruar në të njëjtat vlera sikurse kanë qenë edhe para mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri .
Ndërkohë tregtarët jashtë kamerave tregojnë se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm, ndoshta kjo sepse korçaret janë furnizuar me produktet ushqimore sapo COVID -19 ka prekur vendin tonë.
Në dy tregjet kryesore në Shkodër, qytetarët janë grumbulluar masivisht për të blerë fruta-perime. Ata thonë se nuk janë të frikësuar teksa dalin të blejnë produktet e nevojshme për këto ditë, edhe pse janë në grumbuj me njëri-tjetrin pa respektuar distancat, pa maska e doreza, çka i rrezikon ata. Tregtarët shprehen se ka pasur disi rritje të çmimit të produkteve, por nuk është një situatë e ndjeshme abuzive.
Ne tregun e fruta-perimeve në ditën e sotme tregu ishte i hapur por jo si ditët e tjera. Edhe pse më pak tregtarë perimesh, të pranishëm kishte shumë qytetarë që blejnë frutat më të domosdoshme për këtë periudhë të rëndë që po kalojnë nga koronavirusi. Sa i përket çmimeve, qytetarët thonë se frutat më të kërkuara si limoni, mollët e portokallet kanë një rritje të konsiderueshme.
Tregtarët ambulantë në Elbasan kanë rritur çmimet e produkteve të tyre siç janë limoni, portokalli etj.
1kg limon aktualisht kushton 250 lekë ndërkohë ka qenë 150 lekë/kg ndërsa portokalli ka qenë 80 lekë/kg -100 lek dhe tani ka shkuar në 150 lek/kg
Ashtu siç ishte paralajmëruar kufiri Shqipëri-Kosovë është mbyllur tërësisht. Sipas vendimit të dy qeverive, në doganën e përbashkët Morinë lejohen vetëm mjetet e transportit të mallrave. Madje leje kalimi në dy anët e kufirit është e kushtëzuar për çdo mjet të transportit të mallrave të ketë vetëm një person, përkatësisht shoferi i mjetit pa shoqërues. Në drejtim të Kosovës ka më tepër automjete të transportit të mallrave ndërsa procedura e kontrollit është nën masa të rrepta sigurie.
Personeli mjekësor i atashuar në dy anët, policia kufitare dhe punonjësit e doganës janë me masa mbrojtëse ndërsa shpeshherë përsëritet edhe procesi i dezinfektimit.
Rruga e Kombit vijon të jetë e boshatisur ndërsa Kukësi është futur në izolim total. Postblloqet e policisë janë vendosur në katër hyrjet kryesore të qytetit dhe nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve pa autorizim përkates.
Policia bashkiake ka vijuar kontrollet në të gjitha njësitë e shërbimit dhe njësia e përbashkët e Task-Forcës po merret edhe me verifikimin e çmimeve dhe masa për abuzime të mundshme.
ORE MENJEHERE SAPO LARGOHET ,,organet shteterore ,,prape keta tregtare te ndyre dhe anti-shqiptare,,I ngrejne cmimet,,,gjobat e shtetit duhet te jene te renda ,,,me sekuestro te gjithe mallit,,,atehere I vjen mendja verdalle ketyre zorzopeve...
PërgjigjuKe te drejte iris ,,,fshataret duhet te 10-fishojne prodhimin e portokalleve dhe limonave,,,nuk kemi pse i japim leke grekeve..
PërgjigjuPerse merren agrumet nga Greqia?Perse nuk prodhohen ne vend?C"ndodhi me brezaret me agrume ne jug?Nuk mirembahen nga fermeret vendas,apo jane braktisur e shkateruar?
Përgjigjupo keta nuke jane tregetare po legena
PërgjigjuShkodranet si gjithnje kundra rrymes!si gjithmon kundra shtetit,prandaj kane ecur shum perpara nga ana tjeter e shqiperise.
PërgjigjuAjo qe mesa duket shkodranet e gjithe te tjeret jan te paafte te kuptojne, esh qe kte virus mund ta transmetojne, dhe kur te perhapet aq sa sdo ket me vende neper spitale, dhe te duhet te zgjedhim ke te mbajme ne jete e ke te leme te vdese, si ne itali, ke duhet te mbajme pergjegjes?
Përgjigju