Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 230 rase të reja me koronavrus nga 1961 testime të kryera. Fatkeqësisht, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Ajo çka vihet re është rritja e numrit të vdekjeve krahasuar me ditët e fundit. Krahasuar me dje, kemi 6 viktima më shumë.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar 51 vjeç nga Kruja, një qytetar 67 vjeç nga Vlora, një qytetar 69 vjeç nga Tirana, dy qytetarë nga 70 vjeç nga Pogradeci dhe Lushnja, një qytetar 73 vjeç nga Gramshi, dy qytetarë nga 74 vjeç nga Kavaja dhe Berati, dy qytetarë 78 vjeç nga Durrësi dhe Korça, një qytetar 79 vjeç nga Fieri.
Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë aktualisht 8,012 raste aktive me koronavirus. Ndërsa 266 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 124 në Tiranë, 25 në Berat, 10 në Fier, 8 në Vlorë, Sarandë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, Durrës, Kavajë, Dimal, 3 në Krujë, Mat, Këlcyrë, 2 në Mallakastër, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Lezhë, Dibër, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar.
Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë
Statistika (08 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 230
Të shëruar në 24 orë 266
Të shtruar në spitale 176
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 1961
Testime totale 1,330,611
Raste pozitive 189,355
Raste të shëruara 178,377
Raste Aktive 8012
Humbje jete 2,966
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 4,257
Fier 817
Shkodër 467
Durrës 430
Vlorë 446
Gjirokastër 371
Elbasan 343
Berat 306
Korçë 219
Lezhë 172
Kukës 99
Dibër 85