Koronavirusi i ri, i njohur ndryshe si 2019-nCov, ka shkaktuar sot viktimën e parë jashtë territorit të Kinës.
Mediat e huaja raportojnë se, viktima e parë është shënuar në Filipine. Mësohet se, pacienti ishte një 44-vjeçar kinez nga Wuhan, në provincën Hubei, ku u zbulua për herë të parë virusi.
Sipas, Organizatës Botërore e Shëndetit viktima ishte infektuar para mbërritjes në Filipine.
Kujtojmë se, koronavirusi i ri deri tani iu ka marrë jetën 305 personave në Kinë, ndërsa 14 mijë e 480 të tjerë janë konfirmuar të infektuar në të gjithë botën.
Rabindra Abeyasinghe, përfaqësuesi i OBSH-së në Filipine, tha: "Ky është vdekja e parë e raportuar jashtë Kinës. Sidoqoftë, duhet të kemi parasysh që ky nuk është një rast i fituar në vend. Ky pacient ka ardhur nga epiqendra e këtij shpërthimi."
Vdekja vjen pasi vendet në mbarë botën i mbyllin kufijtë e tyre me për udhëtarët nga Kina, dhe zyrtarët punojnë për të kontrolluar përhapjen e shpejtë të virusit.
Lajmi kryesor:
Virusi kinez merr 305 jetë! Shënohet viktima e parë jashtë Kinës, rreth 15 mijë të prekur
/b.ha./ReportTv.al