Shkon në në 1018 numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës i Wuhanit, ndërsa 43 111 konfirmohen të infektuar në shkallë globale.
Autoritetet në Hubei konfirmuan të hënën 2 mijë e 97 raste të reja të virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në rajon në 31 mijë e 728. Po ashtu, mësohet se më shumë se 25 mijë pacientë janë shtruar në spital, përfshirë një mijë e 298 të cilët janë në gjendje kritike, sipas autoritetit shëndetësor.
Veçanërisht vazhdon të jetë e rëndë situata në tragetin Diamond Princess i bllokuar në karantinë në gjirin e Yokohama në Japoni ku deri tani janë identifikuar të infektuar nga koronavirusi 136 pasagjerë, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që ndodhen në anije është 3700 dhe që janë të detyruar të matin çdo 4 orë temperaturën trupore dhe ta raportojnë atë te ekipi mjekësor në bord.
Pas gati një jave bredhëse nëpër rrugët e shkreta të Wuhan, epiqendra e epidemisë së koronavirusit, ku me celularin e tij filmonte të vdekurit dhe të sëmurët e shtruar në spitalet e mbipopulluara, Chen Qiushi filloi të ndjehej i persekutuar jo vetëm nga spektri i virusit, por më kryesorja nga autoritetet e Partisë Komuniste Kineze.
Në postimet e tij të fundit në internet, Qiushi - një avokat 34-vjeçar që u bë një vlogger (video bloger) dukej i shembur përtokë nga gjithçka.
Me flokë të pakrehur dhe sy të lodhur, ai ishte pothuajse hija e vetvetes. Njëriu dikur energjik për t’i treguar botës se çfarë po ndodhte në metropolin e karantinuar, ishte si një i vdekur që ecën.
Chen Qiushi bashkë me Fang Bin ishte ndaluar për pak kohë nga autoritetet lokale duke bërë që Amnesty International të apelonte kundër censurës.
Chen Qiushi ka humbi gjurmët që nga e enjtja e kaluar. Sipas anëtarëve të familjes së tij, ai ishte vënë në karantinë të detyruar nga policia.
Chen kishte mbërritur në Wuhan, kryeqytetin e Hubei, epiqendrën e epidemisë së koronavirusit, më 24 janar, dhe një ditë më pas qyteti u izolua nga pjesa tjetër e botës.
Javën e kaluar, në një intervistë për BBC, ai tha se nuk ishte i sigurt se sa kohë mund të vazhdonte të tregonte atë që po ndodhte. "Censura është aq e rëndë sa llogaritë e njerëzve në mediat sociale janë mbyllur”- tha ai.
Raportet e tij amatore ofruan një pamje kritike të gjendjes së qytetit, përfshirë gjendjen e spitaleve dhe repartet e sapo-ndërtuara të izolimit.
"Kam frikë, kam virusin përpara dhe oficerët e zbatimit të ligjit kinez pas meje," u tha Chen shikuesve në një video të regjistruar në 30 janar, para se të zhdukej.
"Por unë do t'i mbaj lart shpirtrat e mi, për sa kohë që jam gjallë dhe në këtë qytet do të vazhdoj raportet e mia," shtoi ai.
Videot dhe llogaritë personale të Chen u censuruan nga faqet e mediave sociale kineze, por ai vazhdoi të postojë në Twitter dhe YouTube, ku shpesh i tejkaloi një milion shikime.
Chen Qiushi u bë një nga fytyrat më të njohura të asaj lëvizjeje të vogël, por të vendosur të të rinjve që sfiduan monopolin e informacionit të autoriteteve kineze. Ai publikoi mbi 100 video dhe ‘kronika’ nga Wuhan brenda dy javësh, duke treguar njerëz të sëmurë të grumbulluar në korridoret e spitalit dhe sa e vështirë është për banorët beteja me koronavirusin.
"Pse jam këtu? Unë mendoj se është detyra ime të raportoj si qytetar", tha ai në një video, duke filmuar veten me ndihmën e një shkopi selfie jashtë një stacioni treni. "Çfarë lloj gazetari je nëse nuk guxon të vraposh në vijën e parë në kohën e katastrofës?"Shqetësim dhe lot. Chen Qiushi u zhduk javën e kaluar.
Miqtë e tij, të cilët e thirrën në telefon disa herë në ditë për të parë nëse ai ishte gjallë, treguan se ai nuk iu përgjigjej telefonatave.
Më 6 shkurt, nëna e Chen Qiushi raportoi zhdukjen e tij, e bindur se ai ishte shtruar në spital dhe ishte vendosur në karantinë me forcë. Sidoqoftë, autoritetet mohuan që ata ishin në dijeni të faktit.
Të ‘armatosur’ vetëm me smartphone dhe llogari në rrjetet sociale, gazetarë-qytetarë treguan histori të jetës së përditshme nga krahina e Hubei. Një operacion mediatik i paautorizuar dhe i paparë në historinë e epidemive dhe katastrofave që kanë prekur Kinën vitet e fundit.
Një dorezë e zezë, e inicuar nga Partia Komuniste Kineze, kontrollon narracionin publik qysh prej vitit 1949.
Si masë paraprake, autoritetet shëndetësore të Hong Kongut - një territor gjysmë autonom nga Kina dhe i prekur seriozisht në vitin 2002 nga epidemia SARS - kanë evakuuar pjesërisht një rrokaqiell 35-katësh me pamje nga ishulli Tsing Yi, në veri-perëndim të metropolit.
Quhet ‘Hong Mei House’, pjesë e kompleksit ‘Cheung Hong Estate’, ku jetojnë gjithsej 3 mijë njerëz.
Mbi 100 nga banorëve të kullës iu kërkua papritur mbrëmjen e djeshme të dilnin nga shtëpitë e tyre.
Njerëz të mbuluar nga koka tek këmbët me kostume mbrojtëse, nxituan në vendngjarje për një ndërhyrje urgjente pas konfirmimit të një rasti të ri të koronavirusit, i cili infektoi një grua 62-vjeçare që banonte në katin e tretë të ndërtesës.
Banesa e saj ndodhet saktësisht dhjetë kate poshtë asaj të një burri 75-vjeçar, i cili më parë ishte diagnostikuar i infektuar me koronavirusin.
Në Hong Kong deri tani janë konfirmuar 49 rastetë prekur nga virusi i Wuhan.
Në qytet, në vitet 2002-2003 virusi SARS ishte përhapur gjithashtu me shpejtësi të madhe, duke ‘udhëtuar’ nga një apartament në tjetrin në rrokaqiejt e shumtë të banimit dhe duke shkaktuar 299 viktima. Rreth 42 prej tyre jetonin në të njëjtën ndërtesë.
Si masë paraprake, banorët e apartamenteve ‘Hong Mei House’ që jetonin mbi ose nën dy pacientët, u evakuuan dhe u dërguan për tu karantinuar për 14 ditë.
Në kohën e SARS, ‘hetimet’ kishin treguar se pneumonia virale kishte qarkulluar nga njëra banjë në tjetrën përmes kanalave të ventilimit të ndërtesave.
"Ne kemi arsye të besojmë se infektimi është i mundur nga transmetimi i ajrit”, - tha profesori Yuen Kwok, mikrobiolog në Universitetin e Hong Kongut.
Në rastin e kullës ‘Tsing Yi’, një kanal ventilimi i lidhur me një sifon banjo i pa izoluar mirë kishte shkaktuar infektimin e gruas 62-vjeçare që banonte në katin e tretë të ndërtesës.
Në rast të një alarmi të rremë, inspektorët e shëndetit do të sjellin 110 personat e evakuuar përsëri në banesat e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Qyteti Wuhan, epiqëndra e shpërthimit të koronavirusit të ri kinez që po frikëson botën, sot është i shkretë dhe pa jetë. Miliona banorë janë mbyllur në shtëpi pas urdhërit të autoriteteve dhe nga frika e infektimit. Veç 11 milionë banorëve, jo pa ironi edhe statujat mbajnë maska në fytyrë.
Prej 12 ditësh, fluturimet nga aeroportet, trenat dhe transporti publik në qytet, përfshi deri dhe tragetet kanë pezulluar aktivitetin nga reziku i infeksionit. Prej datës 22 janar Wuhan ndodhet në gjendje karantine, askush nuk mund të hyjë dhe askush nuk mund të dalë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë por dhe jashtë saj vazhdon të rritet. Totali prej 1018 ka tejkaluar numrin e viktimave shkaktuar prej sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (Sars), e cila vrau 774 njerëz në të gjithë botën në mes vitet 2002-2003, ndërsa rastet e infektimit kanë tejkaluar 43 111 dhe janë përhapur edhe në katër vende të tjera duke e çuar numrin e shteteve të prekura nga koronavirusi në 27.
Përhapja e koronavirusit po rrit koston e ushqimit dhe pothuajse të çdo lloj produkti tjetër duke shtuar presionin mbi buxhetet e familjeve. Inflacioni i çmimeve të konsumit arriti në 5.4% në janar. Çmimet e muajit të kaluar pësuan rritjen më të lartë që nga tetori i 2011, kohë kur Kina po luftonte për të kontrolluar muajt e rritjes së inflacionit. Sigurimi i ushqimit, i cili përbën gati një të tretën e shpenzimeve nga konsumatorët kinezë, është kthyer në një problematikë. Mishi i derrit - një ushqim kryesor në dietën kineze, tashmë është shtrenjtuar nga sasia e limituar për shkak të një sëmundjeje të derrit. Ai është shtrenjtuar 116% më shumë në krahasim me një vit më pare, ndërkaq perimet janë bërë 17% më të shtrenjta.
Bllokimi, duke karantinuar gjithë provincën dhe prerë çdo lloj kontakti me pjesën jashtë, është gjithashtu një faktor që ka shkaktuar rënien e ekonomisë.Njerëzit po nxitojnë të blejnë gjërat më të rëndësishme për përmbushjen e nevojave të tyre, për shkak të frikës se nuk dihet se sa kohë mund të rrinë të mbyllur në shtëpitë e tyre.
Shkencëtarët vazhdojnë të jenë në garë kundër kohës për të provuar të mposhtim virusin. Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Kinë thotë se ka filluar testimi në minj për një vaksinë të parë të mundshme por gjithashtu ka kujtuar se
"testet e kafshëve bëhen në një fazë shumë të hershme në zhvillimin e një vaksine dhe se shumë hapa të tjerë do të duhet të merren akoma përpara se të jetë gati".
Sipas mediave në Kinë janë planifikuar gjithashtu edhe testime të mëtejshme të toksicitetit tek kafshët më të mëdha, siç janë majmunët, për të patur një vaksinë të sigurt për njerëzit.
Për të treguar se çfarë po ndodh në tragetin ‘Diamond Princess’, ka menduar një shtetase italiane, e cila në facebook mban emrin Allegra Viandante.
Përmes një lloj ditari në Facebook, postimet e së cilës tani nuk janë më të dukshme në median sociale, duke publikuar edhe foto dhe video, ka rrëfyer jetën në izolim.
"Secili prej 3700 personave në këtë anije është i pajisur me një termometër personal që do duhet ta përdorë vetë çdo 4 orë dhe menjëherë duhet të informojë ekipin mjekësor në rast se temperatura e trupit të tij tejkalon 37.5 gradë”, duke shtuar gjithashtu se deri tani asaj i janë marrë disa herë mostra gjaku. Masat sanitare janë shumë të rrepta në traget. Vazhdojmë të pajisemi çdo dy ditë me maska dhe ilaçe parandaluese (Nëse mund të quhen të tilla).
Ndërkohë, një frikë e re vjen nga një studim i ri i kryer nga 37 studiues nga spitalet dhe shkollat e mjekësore në Kinë, të angazhuara gjithashtu edhe gjatë epidemisë së Sars.
Sipas studimit, koha e inkubacionit të virusit në disa raste mund të arrijë edhe në 24 ditë, duke zgjatur kështu studimet e mëparshme që flisnin për dy javë. Përveç kësaj, studimi thotë se ethet, e konsideruara deri më tani si një nga simptomat e para, në realitet shfaqen vetëm në 43.8% të pacientëve.
Në Mbretërinë e Bashkuar, zyrtarët e shëndetetit po kërkojnë 15 persona të infektuar dhe ‘super përhapësin’ e koronavirusit, Steve Walsh, biznesmen i moshës së mesme që kontraktoi në Singapor me 15 të dyshuarit të prekur nga virusi i Wuhan.
Sipas autoriteteve, nëse britanikët e kërkuar nuk gjenden brenda 5 ditëve, ata mund të infektojnë deri 1000 njerëz të tjerë.
Steve Walsh i moshës 50 vjeçare ka jetuar në Azinë jug-lindore përpara se të shkonte për pushime në Alpe për të skijuar në ‘Les Contamines-Montjoie’ në fund të muajit janar.
Gjatë qëndrimit atje, edhe pse nuk kishte simptoma të koronavirusit, ai infektoi gjashtë britanikë të tjerë, përfshirë një djalë nëntë vjeç, që janë duke u trajtuar në Francë dhe Spanjë.
Autoritetet shëndetësore të Britanisë gjithashtu kanë kontaktuar 183 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit të ‘Easyjet’ me të cilin britaniku bartës i virusit udhëtoi nga Singapori për në alpet franceze, dhe i ka paralajmëruar se mund të jenë të infektuar
Ekziston frika se ‘super-përhapësi’ Walsh ka rënë në kontakt me qindra njerëz kur u kthye në Britani.
Qeveria britanike ka urdhëruar autoritetet policore dhe ato mjekësore të bllokojnë këdo që dyshohet se ka koronavirus
‘Public Health England’ gjithashtu po përpiqet të gjurmojë këdo që ka rënë në kontakt me britanikët e tjerë që ishin infektuar resortin e skive në Francë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë por dhe jashtë saj vazhdon të rritet. Totali prej 1018 ka tejkaluar numrin e viktimave shkaktuar prej sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (Sars), e cila vrau 774 njerëz në të gjithë botën në mes vitet 2002-2003, ndërsa rastet e infektimit kanë tejkaluar 43 111 dhe janë përhapur edhe në katër vende të tjera duke e çuar numrin e shteteve të prekura nga koronavirusi në 27.
Ndërkohë, një frikë e re vjen nga një studim i ri i kryer nga 37 studiues nga spitalet dhe shkollat e mjekësore në Kinë, të angazhuara gjithashtu edhe gjatë epidemisë së Sars.
Sipas studimit, koha e inkubacionit të virusit në disa raste mund të arrijë edhe në 24 ditë, duke zgjatur kështu studimet e mëparshme që flisnin për dy javë. Përveç kësaj, studimi thotë se ethet, e konsideruara deri më tani si një nga simptomat e para, në realitet shfaqen vetëm në 43.8% të pacientëve.
Studimi u krye në një kampion prej 1,099 pacientësh të infektuar me koronavirus dhe të diagnostikuar deri më 29 janar në 552 spitale në 31 rajone të Kinës.
Mosha mesatare e pacientëve të studimit është 47 vjeç, 41.9% prej të cilëve janë gra dhe 26% e tyre nuk kanë qenë kurrë në Wuhan.
Sipas studiuesve, periudha mesatare e inkubacionit të virusit ishte tre ditë dhe jo 5.2, siç përcaktohej më parë dhe zgjatej deri në 24 ditë në disa raste.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, e cila sapo ka dërguar një ekip ekspertësh në Kinë, numri i infeksioneve të zbuluara çdo ditë në vend është duke u stabilizuar, por është shumë herët për të konkluduar se epidemia e ka kaluar kulmin e saj. Po sipas OBSH, rastet e koronavirusit, transmetimi i të cilave konfirmohet se ka ndodhur nga njerëz që nuk kanë udhëtuar së fundmi në Kinë, mund të jetë "maja e ajsbergut".
Shkencëtarët vazhdojnë të jenë në garë kundër kohës për të provuar të mposhtim virusin. Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Kinë thotë se ka filluar testimi në minj për një vaksinë të parë të mundshme por gjithashtu ka kujtuar se "testet e kafshëve bëhen në një fazë shumë të hershme në zhvillimin e një vaksine dhe se shumë hapa të tjerë do të duhet të merren akoma përpara se të jetë gati". Sipas mediave në Kinë janë planifikuar gjithashtu edhe testime të mëtejshme të toksicitetit tek kafshët më të mëdha, siç janë majmunët, për të patur një vaksinë të sigurt për njerëzit.
Nëse shpërthimi i epidemisë duket se ka udhëtuar me një ritëm më të ngadaltë jashtë Kinës, OBSH nuk e ka përjashtuar mundësinë që mund të ketë një përshpejtim të epidemisë dhe është shprehur se njerëzimi ka ende një dritare mundësie për të mposhtur koronavirusin, duke këmbëngulur në nevojën e bashkëpunimit global kundër epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë e Japonisë mund të mos testojë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin në bordin e anijes Princess Diamont për koronavirusin Ëuhan. Shkak për një vendim të tillë, sipas zv / ministri i shëndetësisë, punës dhe mirëqenies, Gaku Hashimoto, mësohet të jetë "kapaciteti" i lartë i udhëtarëve.
"Pas 14 ditësh, nëse njerëzit nuk kanë simptoma, logjikisht mund të themi se këta njerëz nuk janë të infektuar nga ky virus," ka thënë për CNN Hashimoto.
Ministri japonez i shëndetësisë tha para gazetarëve se qeveria po shqyrtonte nëse duhej bërë apo jo testimi i të gjithë personave në bord. Sidoqoftë, një zyrtar qeveritar më vonë gjatë ditës tha që një gjë e tillë nuk ishte i realizueshëm.
Japonia ka një numër të kufizuar të paisjeve të testimit dhe duket se qeveria po tregohet e kujdesshme në përdorimin e tyre.
"Ne duam që ata të ndjehen të sigurt dhe konfort për t'u rikthyer në shtëpitë e tyre. Ne duam që ata të bëjnë ... teste para se të largohen nga anija, por në fund do të jetë e vështirë për ne të mund të garantojmë këtë kapacitet.
Ata po e kalojnë kohën me shumë ankth çdo ditë në një hapësirë të vogël, dhe 14 ditë është një kohë e gjatë në një rrethanë si kjo. Ne duhet të kujdesemi edhe për njerëzit që kanë pasur më herët probleme shëndetësore, si dhe të moshuarit po ashtu. Ne po mundohemi të testojmë njerëzit që kanë rreziqe të larta së pari”, ka thënë ndër të tjera Hashimoto.
Përhapja e koronavirusit po rrit koston e ushqimit - dhe pothuajse të çdo lloj produkti tjetër në Kinë - duke shtuar presionin mbi buxhetet e familjeve. Inflacioni i çmimeve të konsumit në Kinë arriti në 5.4% në janar, sipas raportit të Byrosë Kombëtare të Statistikave të vendit këtë të hënë. Çmimet e muajit të kaluar pësuan rritjen më të lartë që nga tetori i 2011, kohë kur Kina po luftonte për të kontrolluar muajt e rritjes së inflacionit.
Sigurimi i ushqimit, i cili përbën gati një të tretën e shpenzimeve nga konsumatorët kinezë, është kthyer në një problematikë. Mishi i derrit - një ushqim kryesor në dietën kineze, tashmë është shtrenjtuar nga sasia e limituar për shkak të një sëmundjeje të derrit. Ai është shtrenjtuar 116% më shumë në krahasim me një vit më pare, ndërkaq perimet janë bërë 17% më të shtrenjta.
Artikujt e tjerë kanë pësuar një rritje modeste të çmimeve në krahasim me të sipërpërmendurat, ku: kujdesi shëndetësor është bërë 2.3% më i shtrenjtë, ndërsa çmimet e veshjeve u rritën 0.6%.
Zyra e statistikave ka pranuar se aktori kryesor në rritjen e rolin e çmimeve është virusi vdekjeprurës i Whanit. Në një deklaratë, ajo konsideroi shkaktare e përhapjes së virusit në të tilla përmasa është festa e Vitit të Ri Lunar, e cila u mbajt në janar këtë vit dhe jo në shkurt, sikurse ishte në vitin 2019.
Sipas ekonomistëve, fajtor për rritjen e çmimeve është mënyra se si koronavirusi ka prishur lidhjet e prodhimit dhe transportit.
Dhjetra qytete kineze kanë qenë në bllokim për të parandaluar përhapjen e virusit, i cili ka vrarë më shumë se një mijë njerëz dhe ka infektuar të paktën 42 mijë e 500 të tjerë, pjesa më e madhe në territorin e Kinës. Shumë fabrika dhe biznese u mbyllën, ndërsa qeveria kërkojë zgjatjen e festës.
Bllokimi, duke karantinuar gjithë provincën dhe prerë çdo lloj kontakti me pjesën jashtë, është gjithashtu një factor që ka shkaktuar rënien e ekonomisë, shprehen analistët. Njerëzit po nxitojnë të blejnë gjërat më të rëndësishme për përmbushjen e nevojave të tyre, për shkak të frikës se nuk dihet se sa kohë mund të rrinë të mbyllur në shtëpitë e tyre, raportoi mediat shtetërore Xinhua javën e kaluar.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) bën me dije se një ekip ekspertësh ndërkombëtarë nga OBSH kanë mbërritur këtë të hënë në Kinë për të ndihmuar në kontrollimin e shpërthimit të koronavirusit. Sipas OBSH-së, ky është një ekip "i avancuar".
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ekipi "do të hedhë bazat për ekipin më të madh ndërkombëtar", i cili do t'i bashkohet atyre "sa më shpejt të jetë e mundur". Ekipi mund të jetë me 10 deri në 15 persona.
Gjatë nisjes së ekipit, Drejtori i Përgjithshëm, Ghebreyesus tha në Tëitter se misioni i ekspertëve ndërkombëtarë në Kinë do të "udhëheqet nga Dr. Bruce Aylward, veteran i emergjencave të kaluara të shëndetit publik".
Aylward drejtoi reagimin e OBSH-së ndaj Ebola, por edhe nismën për imunizim, kontroll të sëmundjeve ngjitëse dhe zhdukjen e poliomielitit.
Vdekja ka lindur me njerezimin o idiot!
PërgjigjuShqiperia të mbylle kufijte urgjent!
PërgjigjuEshte i mireseardhur,,,, Te fshije ca njerez jo te Ndergjegjshem...Si ato Ordinere por dhe ato Politikane qe Jane te korruptiar ,,plehrat...