Në Itali shënohen dy viktimat e para nga koronavirusi, të paktën 51 të infektuar, Kryeministri Giuseppe Conte: Ska vend për panik

22 Shkurt 2020, 06:50| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 15:22

  • Share

Në Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua nga Veneto,76 vjeçe rezidente në Lombardi, ndërsa që nga dje numri i të prekurve autoktonë dmth që nuk kanë udhëtuar së fundmi në Kinë është rritur në 51, kryesisht në Lombardi dhe Veneto.

Që prej ditës së djeshme një 38 vjeçar, gruaja e tij shtatzënë dhe një person tjetër ndodhen në gjendje të rëndë.

Transportuesi' apo bartësi fillestar i virusit, ende nuk është identifikuar por dyshohet se ai është një mik i 38 vjeçarit i cili prej një viti kishte jetuar në Kinë dhe kur ishte kthyer ishte testuar negativ në testin e koronavirusit.

Në disa komuna ku janë shfaqur rastet e të prekurve janë mbyllur shkollat dhe kopshtet si dhe janë pezulluar gjarjet publike dhe aktivitetet tregtare si dhe mjaftë biznese kanë ndërprerë punën.

Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzvë të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese për të shmangur infektimin. Po ashtu rreth 250 persona, mes të cilëve 70 mjek po mbahen nën vëzhgim dhe i janë nënshtruar analizave pasi dyshohet se kanë kontaktuar tangent me koronavirusin.

Kryeministri italian Giuseppe Conte në një mbledhje të jashtëzakonshme me Mbrojtjen Civile tha se nuk duhet shkaktuar panik dhe se qeveria ka marrë të gjitha masat në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi.

Përhapja e virusit 38-vjeçari nga Codogno

Infeksioni nga 38-vjeçari virusi është përhapur në të paktën 14 persona të tjerë, te  gruaja e tij, 5 mjekë dhe punonjës shëndetësorë dhe 3 pacientë të spitalit ku ishte shtruar i infektuari dhe te disa të tjerë.

Ka shkuar në 2360 numri i të vdekurve nga koronavirusi në shkallë globale

Ndërsa në shkallë golbale numri i viktimave nga virusi kinez ka shkuar 2360 dhe rreth 78 mijë persona janë konfirmuar të infektuar. Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC) këtë të shtunë rreth 109 persona kanë ndërruar jetë në Kinë, tre prej të cilave në provincën Hubei, që është edhe epiqendra e shpërthimit të Covid-19.

Të dhënat e fundit rrisin numri e vdekjeve në 2345 persona në territorin e Kinës, 2250 prej të cilëve vetëm në Hubei. Ndërkaq, pas Francës, Italia është vendi i dytë që ka shënuar një tjetër viktimë në Evropë duke e bërë më tepër serioze situatën. 

Ndarja e vdekjeve në nivel global:
Ka pasur 15 vdekje të raportuara jashtë territorit të Kinës
Irani: 4 vdekje:
Japoni: 3 vdekje:
Hong Kong, Koreja e Jugut: 2 vdekje secila
Tajvan, Filipine, Francë, Itali: 1 vdekje secila

Rikuperimet: Autoritetet shëndetësore kineze raportuan se gjithsej 20,858 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.

Ora 18:06
Koronavirusi/Itali, Rajoni Friuli Venezia Giulia shpall Gjendjen e jashtëzakonshme, Matarella: Përgjegjësi dhe unitet, Conte: Qeveria masa të reja

Pas infeksioneve dhe dy vdekjeve të regjistruara në Italinë Veriore, një urdhër i Ministrit të Shëndetësisë, botuar në Gazetën Zyrtare dhe që hyn menjëherë në fuqi, detyron "Autoritetet Shëndetësore kompetente të zbatojnë masën’ karantinë me mbikëqyrje aktive’, për katërmbëdhjetë ditë, për individët që kanë patur kontakte të ngushta me rastet e konfirmuara të Covid-19.

Po sot, Zëvendësguvernatori i Friuli Venezia dekretoi shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme për rajonin deri më 31 korrik për të "përballur rrezikun nga Koronavirusi".

Kryeministri, Giuseppe Conte, ka bërë të ditur në mediat sociale se mund të ketë masa të reja qeveritare në të ardhmen e afërt.

"Vendimet do të merren pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave që do të mbahet në selinë e mbrojtjes civile në Romë në orën 18.30”.

Universitetet e Venetos do të qëndrojnë të mbyllura për shkak të emergjencës së koronavirus. Këtë e bëri të ditur presidenti i Venetos, Luca Zaia, duke saktësuar se ai ishte konsultuar me rektorët e universiteteve të ndryshme të rajonit.

Në pritje të masave të reja qeveritare mbi epideminë e koronavirusit, ka ardhur dhe apeli i Presidentit të  Republikës Italiane Sergio Mattarella.

 "Unë besoj se ndjenja e përgjegjësisë dhe uniteti i angazhimit do të sigurojë më të mirën dhe më përgjigjen më efektive për të mbrojtur shëndetin e bashkëqytetarëve tanë".

Në Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua nga Veneto,76 vjeçe rezidente në Lombardi, ndërsa që nga dje numri i të prekurve autoktonë dmth që nuk kanë udhëtuar së fundmi në Kinë është rritur në 51, kryesisht në Lombardi dhe Veneto.

Ora 16:35
Frika nga koronavirusi krijon efekte të çuditshme, Pekini: Të shtyhen datat e martesave, në Lombardi policia pezullon testet e alkoolit

Frika nga infektimi prej koronavirusit gjithashtu ka efekte mjaft të çuditshme. Në Lombardi, nga frika e transmetimit, u vendos që të pezullohen testet e alkolit nga Policia rrugore.

"Pas rasteve të shtuara në 24 orët e fundit të të infektuarve nga virusi në rajonin e Lombardisë, të gjitha testet që lidhen me përdorimin e alkolit dhe substancave psikotrope pezullohen menjëherë", - thuhet në njoftimin e pilicisë duke shtuar se “Patrullat e policisë për një afat të pacaktuar do të jenë jo të lëvizshme, duke kufizuar kontaktin me përdoruesit e rrugës sa më shumë që të jetë e mundur”.

Autoritetet kineze kanë kërkuar që të shtyhen martesat dhe të zvogëlohet numri i njerëzve në ceremonitë e varrimit me arsyetimin për të kufizuar përhapjen e koronavirusit në vend, por njerëzit thonë se kjo masë vjen nga frika e Pekinit zyrtar prej zemërimit të shkaktuar të qytetarëve për fshehjen që iu bë situatës fillestare kur u shfaqën rastet e para të të prekurve nga virusi i ri.

Ora 16:15
Koronavirusi udhëton në aksin Teheran-Bejrut, të vdekur dhe të infektuar në Liban, Iran dhe Izrael

Koronavirusi ka mbërritur në Liban. Autoritetet shëndetësore konfirmuan infeksionin e parë nga Covid 19 dhe ekzistencën e dy rasteve të tjera të dyshuara që po mbahen nën vëzhgim.

Në mes të zgjedhjeve parlamentare, Irani është tronditur përsëri nga lajmi për dy vdekje të tjera që lidhen me përhapjen e epidemisë.

Numri i të vdekurve u rrit në 5 ndërsa 18 raste deri më tani janë raportuar në Republikën Islamike, të gjitha të lidhura me qytetin e Qom, në jug të kryeqytetit Teheran.

750 raste mbahen nën vëzhgim si të dyshuara ndërsa media lokale në Iran spekulon dhe thotë se numri i të infektuarve është shumë herë më i madh.

Pasi u zbulua në Wuhan, Kinë në muajin dhjetor, koronavirusi mbërrin në Lindjen e Mesme dy muaj më vonë. Përveç Iranit, edhe Izraeli konfirmoi edhe rastin e parë sot.

Në shkallë globale numri i viktimave nga virusi kinez ka shkuar 2360 dhe rreth 78 mijë persona janë konfirmuar të infektuar.

Ora 16:14
OBSH: Dritarja e mundësive për të ndaluar epideminë e koronavirusit po ngushtohet, shqetësuese rastet jashtë Kinës

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha sot se rritja e rasteve të konfirmuara jashtë Kinës është bërë shumë shqetësuese.

"Megjithëse numri i përgjithshëm i çështjeve jashtë Kinës mbetet relativisht i vogël, ne jemi të shqetësuar për numrin e çështjeve pa lidhje të qartë epidemiologjike, të tilla si historia e udhëtimit në Kinë ose kontakti me një rast të konfirmuar. Rritja e rasteve në Iran, Kore të Jugut dhe Itali është gjithashtu një çështje shqetësuese dhe se si virusi po përhapet tani në pjesë të tjera të botës", tha Tedros.

Ghebreyesus se ndërsa ka ende një shans për të përmirësuar virusin, dritarja e mundësive po ngushtohet.

''Shqetësimi ynë më i madh vazhdon të jetë potenciali që ka koronavirusi për tu përhapur në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore. Ndërsa 80% e pacientëve që shfaqin simptoma të lehta do të shërohen, 20% e pacientëve në gjendje të rëndë ose kritike, duke filluar nga gulçim deri te shoku septik dhe dështimi shumë-organesh", "kërkojnë" aparate ndihmëse të frymëmarrjes që siç dihet nuk janë të shumta në shumë vende afrikane'', u shpreh Tedros.

Ora 14:12
Rritet në 51 numri i të infektuarve me koronavirus në Itali, kryesisht në Lombardi dhe Veneto

Rastet e infektimit prej koronavirus të ri (Covid-19) në Itali vazhdojnë të rriten.

Sipas ‘Corriere della Sera’, numri i pacientëve të infektuar ka shkuar në 51, 39 prej të vilëve në Lombardi dhe 12 në Veneto.

Masat kufizuese si ato të vendosura për 10 Komuna "në rrezik" në zonën e Lodi janë miratuar gjithashtu në Vo 'Euganeo dhe Teolo, në rajonin e Veneto.

Pacienti më serioz në Lombardi mbetet 38-vjeçari i cili u shtrua në spital në Codogno. Gjendja e tij aktualisht është e qëndrueshme dhe ai është transferuar në spitalin San Matteo në Pavia. Ende nuk ka siguri se kush është "pacienti zero".

Në Itali janë shënuar sot dy viktimat e parë nga virusi kinez.  Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua nga Veneto, rezidente në Lombardi.

Ora 09:30
Koronavirusi, OBSH zbarkon në Wuhan, Korea e Jugut epiqendër e re e epidemisë

Misioni i përbashkët i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetit, Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit nga Singapori, Korea e Jugut, Japonia, Nigeria, Gjermania dhe Rusia kanë zbarkuar në Wuhan, në Kinë. Ekipi përfshin specialistë të epidemiologjisë, virologjisë, menaxhimit klinik, kontrollit të epidemive dhe shëndetit publik.

Koreja e Jugut ka konstatuar 87 raste të tjera të infeksionit koronavirus, duke e çuar totalin në 433 dhe duket se po kthehet në epiqendrën e re të përhapjes së epidemisë së koronavirusit.

Qyteti Daegu me 2.5 milion banorë në Korenë e Jugut prej ditës së djeshme, gjithnjë e më shumë po ngjan me qytetin ku lindi vdekja, Wuhan në Kinë.

Rrugët kanë filluar të boshatisen teksa edhe mjaftë njësi shërbimi kanë reduktuar oraret dhe të tjerë janë mbyllur pas lajmit të lëshuar nga autoritetet se një superpërhapëse e koronavirusit ka infektuar shumë besimtarë në kishën e qytetit.

Edhe Irani ka regjistruar deri tani 5 vdekje nga epidemia e virusit teksa 750 raste mbahen nën vëzhgim si të dyshuara ndërsa media lokale spekulon dhe thotë se numri i të infektuarve është shumë herë më i madh.

Ora 06:13
Itali, viktima e parë nga virusi kinez, Conte mbledhje të jashtëzakonshme me Mbrojtjen Civile

1582350993_Capture.PNG

Italia shënon viktimën e parë nga virusi vdekjeprurës i Wuhanit, Covd-2019. Mësohet se, viktima ka qenë një 78-vjeçar i infektuar i cili po trajtohej në spitalin e Schiavonias, Padova.

Sipas agjensisë së lajmeve ANSA, pacienti i identifikuar si Adriano Trevisan, i hospitalizuar më herët për rreth 10 ditë pasi vuante nga patologji të mëparshme, vdiq në spitalin e Schiavonia (Padova).

“Nuk kishte as kohë të transferohej”, tha guvernatori Zaia, çka tregon se 78-vjeçari nuk ishte karantifikuar sikurse 16 të infektuarit e tjerë.

"Ne kemi marrë të gjitha masat dhe jemi në dispozicion për të vijuar më tej nëse është e nevojshme", tha kryeministri Giuseppe Conte në përfundim të takimit të jashtëzakonshëm në Mbrojtjen Civile, në të cilin morri pjesë edhe Ministri i Shëndetit.

"Ne sigurojmë të gjithë popullatën që për momentin kemi karantifikuar të gjithë personat që kanë rënë në kontakt me rastet e konfirmuara pozitivisht. Ne jemi të bindur që shërbimi kombëtar i shëndetësisë mund ta përballojë këtë sfidë”, theksoi Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza teksa shton se: “Ne kemi bërë një punë shqyrtuese shumë të kujdesshme, për të zgjedhur një nga një kontaktet e ngushta të këtyre njerëzve dhe po i verifikojmë ato një nga një. Mendojmë se kjo është mënyra më efektive për të bllokuar përhapjen e virusit ".

Aktualisht ka arritur në 16 numri i rasteve të reja të konfirmuara pozitivisht me koronavirus në dy rajone veriore, Lombardi dhe Veneto.

Ministri i Shëndetësisë i Italisë, Roberto Speranza njoftoi kufizime të ashpra në zonat e këtyre rajoneve që kanë raste të konfirmuara, ndërsa janë anuluar të gjitha evenimentet publike, mësimi në shkolla, janë mbyllur dyqanet dhe ndërmarrjet lokale si dhe aktivitetet sportive janë pezulluar.

“Kushdo që ka hyrë në kontakt me njerëz që kanë testuar pozitivisht për virusin, duhet të hyjnë në karantinë. Ndërsa personat që jetojnë në fshatra ku janë raportuar raste të koronavirusit, duhet të qëndrojnë në izolim në shtëpi”, theksohet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Ora 00:59
Italia në alarm, masa eksterme për shkak të koronavirusit/ Konfirmohen 16 raste të reja, mes të cilëve edhe një grua shtatëzënë

1582350916_1582329905virus13.jpg

Ka arritur në 16 numri i të infektuarve nga virusi vdekjeprurës i Wuhanit në Itali, mes të cilëve edhe një grua shtatëzënë. Mësohet se, personat e infektuar janë nga Lombardia dhe Veneto. Ndërkaq, është shpallur gjendja e alarmit në 9 qyteza të këtyre rajoneve dhe janë marrë masa ekstreme në 3 prej tyre, pranë Milanos.

Sipas raportimeve nga mendiat italiane, 14 prej të infektuarve janë nga Lombardia dhe 2 nga Veneto. Rasti më i rëndë në Itali është konfirmuar në qytezën e Kastilione d’Adas, në Lombardi, ku një 36-vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën.

36-vjeçari, menaxher i një firme tregtare që furnizohet nga Kina, dyshohet se është infektuar nga virusi para 10 ditësh, pas një dreke pune me një sipërmarrës kinez. Të infektuar nga virusi janë konfirmuar edhe disa persona të tjerë që kanë qëndruar në shoqërinë e tij, mes të cilëve edhe bashkëshortja e tij shtatëzënë. 

Menjëherë pas evidentimit të rasteve, Kastilione d’Ada ka marrë masa për të penguar shpërhapjen e koronavirusit duke mbyllur shkollat, baret dhe institucionet publike në zonat në të cilat ndodhen të infektuarit.  E njëjta procedurë pune për rritjen e sigurisë është ndjekur edhe në Kodonjo dhe Kazalpusterlengo, ku rreth 35 mijë banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Rreth 2,251 viktima janë shënuar deri tani që nga shpërthimi i virusit në Wuhan, shumica dërruese e së cilave brenda territorit të Kinës. Afro 77 mijë persona janë konfirmuar të infektuar dhe 19 mijë të tjerë kanë mundur të rikuperohen, ndërsa virusi është shpërhapur deri tani në 28 vende të botës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 22/02/2020 09:18

    O njerez a ç tu them tjeter...Shqiperia të mbylle urgjentisht kufijte së po na vjen kotherja! MBYLLNI KUFIJTE!

    Përgjigju
    • goma: 22/02/2020 14:33

      a kaja bre çatnan!!! keka te dera ose mun tket hu mren breee

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?