TIRANË- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për ish- drejtorin e ALUIZNIT, Flamur Gjuzi.
Gjuzi është vetëdorëzuar, pas 6 muajsh në kërkim, në Prokurorinë e Durrësit në "kulmin" e pandemisë së koronavirusit dhe më pas është dërguar në gjykatë për të njohur me masën e sigurisë "Arrest shtëpi". Kjo masë u caktua, nisur nga situata e krijuar nga pandemia.
Flamur Gjuzi, ka mbajtur postin e ish-drejtorit të ALUIZNIT në Durrës dhe ishte shpallur në kërkim për shembjen e godinave nga tërmeti në Durrës. Në vitin 2017, ai ka qenë kandidat për deputet i LSI-së për Durrësin. Gjatë një takimi elektoral, që ai ka zhvilluar me qytetarët e Durrësit, prezente ka qenë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
uve qe perfitoni ne kte situate per te bere maonovra, po ska shtet se te kete si le te marrin fryme as kte fshatarin gjuzi dhe as ata qe kane mare vendimin, se vdiqen 50 vet o plehra ishin njerez jo mbetje si ju.
Përgjigju