Një muaj më parë kemi qarë për 300 vdekje në ditë dhe jemi shqetësuar për 2,000 infeksione në më pak se 24 orë, por është ende herët për të menduar se fundi ka mbërritur
Sot gjithçka duket e kaluar. Njerëzit nuk mbajnë masak në rrugë. Duket se po e nënvlerësojmë koronavirusin
Por Luciano Gattinoni, profesor i njohur i Universitetit të Göttingen, Gjermani, dhe i Universitetit Shtetëror të Milano, një nga ekspertët më të mëdhenj në anestezi thotë se kjo sjellje është e gabuar.
Në një intervistë për ‘Il Giornale’, Gattinoni thotë se ‘Covid po kalon vetë, kjo fal natyrës. Siç ishte rasti për gripin spanjoll dhe Sars. Duket se shumë pacientë po shërohen vetë”.
Profesor i njohur tha gjithashtu se “Për disa viruse, terapia etiologjike që i mban nën kontroll është e vlefshme. Për viruse të tjera ka ilaçe si kortizoni ose hidroklorichina që ndërhyjnë në procesin patogjen, duke vendosur ‘shkopin në rrota’. Për Covid, ne nuk kemi asnjë nga këto, vetëm ilaçe që trajtojnë simptoma”
Duke folur për studime që thonë se klinikisht koronavirusi është zhdukur, Gattinoni shprehet se studim i kryer në spitalin San Raffaele në Romë është i saktë por fundi I filmit Covid ende është i hapur, pavarësisht se Covid është një mikroorganizëm që në sipërfaqe mbijeton më pak në diell sesa në dimër.