Konfirmimi i dy rasteve të prekura me koronavirus në Shqipëri, babë e bir, ka sjellë reagimin e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Ajo i ka paraqitur qeverisë 10 propozime ku mes tyre kërkohet shpërblim me 50 % të pagës për personelin mjekësor që po përballet me situatën e koronavirusit, një pagë e plotë për prindërit që do të qëndrojnë me fëmijët në shtëpi pas mbylljes së shkollave, çerdheve dhe kopshteve. Gjithashtu në kërkesën e tyre kërkohet që bizneset me mbi 500 punonjës të shohin mundësinë e mbylljes së tyre nëse nuk munden të marrin masat e duhura për frenimin e koronavirusit, ndërsa bashkia të pezullojë transportin publik dhe të bëhet dezinfektimi i tyre ose të punojnë me gjysmën e numrit të kapaciteteve, në të kundërt t'u hiqet liçensa. Monitorimi për abuzim të mundshëm me çmimin të tregjeve dhe farmacive duhet të dënohet në mënyrë të rreptë nga shteti shprehen Sindikatat.
10 propozimet e Sindikatave për qeverinë për frenimin e koronavirusit:
1.Ne i propozojmë qeverisë shqiptare një shpërblim në vlerën 50% të pagës për të gjithë personelin shendetësor në vend që këtë periudhë do jetë i angazhuar në betejën kundër koronavirusit. Shpërblimi duhet të jepet për të gjithë punonjësit, duke nisur nga drejtuesit, mjekët infermierët, sanitarët dhe deri tek rojet e spitaleve nga Tropoja në Sarandë.
2.Të monitorohen farmacitë të mos abuzojnë më çmimet e pajisjeve mbrojtëse si maska doreza dhe dezinfektantë. Në rast paligjshmëre ndëshkimi të jetë i ashpër në bazë të ligjit.
3. Në çdo qytet të vendit të krijohen pranë spitaleve karantina për të izoluar personat që dyshohet si të prekur me koronavirus dhe të krijohet një shtab emergjence.
4.Të gjithë prindërit që kanë fëmijë në çerdhe, arsimin parashkollor, dhe arsimin 9 vjeçar, njeri prej prindërve duhet të marrë leje nga puna me të drejtë pagesë. Nuk ka kuptim të mbyllim shkollat dhe që të dy prindërit të jenë në punë. Kjo është një masë që ndërmerret në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian në raste pandemish.
5. Të shtohen kontrollet dhe masat e sigurisë në kompanitë dhe ndermarrjet me mbi 500 punonjës që punojnë në ambjente të mbyllura si call-center, apo fasoneri. Inspektoriati i punës dhe ai shëndetsor të kontrollojnë me kamera termike punonjesit në hyrje dhe dalje nga puna.
6.Qeveria të shikojë mundësinë e mbylljes së përkohmshme të këtyre bizneseve nëse nuk i ka kapacitetet për të menaxhuar dhe kontrolluar nëse këto biznese që kanë mbi 500 punonës si kanë kapacitetet për të ofruar mbrojtje dhe siguri nga kovid 19 për punonjësit e tyre.
7.Punëdhënësit publik dhe privat të tregohen bashkëpunues jo vetëm me organet ligjzbatuese të shtetit por edhe me të gjithë ata punonjës që do kenë nevoje për leje apo për mbështetje qofte edhe financiare për të kaluar këtë situatë të vështirë. KSSH ka dyert e hapura për çdo punonjës që kërkon të denoncojë pronarët që nuk i përgjigjen thirrjes tyre për ndihmë.
8. Bashkia të japë urdhër për të ndërprerë punën linjat e transportit urbane ose që këto linja të mos marrin pasagjerë më shumë se gjysma e kapacitetit të tyrë. Nëse ky rregull nuk zbatohet kompanitë të përballen me masa ndëshkimore deri në heqjen e liçencës.
9.Bashkia e Tiranës të bëjë dezinfektim periodik në të gjitha ambintet publike, stacionet e urbanevë, stacionin interurban në automjetet e qarkullimit publik
10.AKU dhe Bashkia të kryejnë kontrolle periodike në tregjet e qyteteve dhe të ndëshkohet çdo paligjshmëri, kryesisht abuzimi me çmimet nga ana e tregtarëvë spekulantë. Për çdo rast abuzimi ndëshkimi ligjor të gjejë zbatim.
Dmth masat e para jane “te marrim lek” ! O zot, o zot ku ka perfunduar shqiperia. Mjere shqiptaret!
PërgjigjuSindikatat? Ça jane keto? Hahen apo pihen?