Pas dy muajsh, në krahinën e Hubei në Kinë është rikthyer normaliteti. Autoritetet e vendit thanë se nga data 8 prill do të jetë e mundur që njerëzit të lëvizin lirshëm në kryeqytetin Wuhan i cili ishte bllokuar nga masat e qeverisë së Pekinit që nga 23 janari.
Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga autoritetet e shëndetësisë, Kina ka regjistruar 78 raste infeksioni, të gjitha të importuara nga njerëzit që po rikthehen në vend pasi ishin larguar në kohën kur shpërtheu koronavirusi, nga të cilët vetëm një në Wuhan i cili prej pesë ditësh nuk kishte regjistruar raste pozitiv me Covid-19.
Dragoi i Azisë po mundohet të marrë frymë pa maskë. Punonjës shëndetësorë që edhën për të ndihmuar qytetin e Wuhan, tani po kthehen në shtëpitë e tyre të origjinës, të përcjellë me duartrokitje.
GREQI- Në Aigio, pranë Patrës priftërinjtë kanë dalë duke spërkatur rrugët me ujë të bekuar kundër COVID-19.
Ata kanë thyer rregullat, duke hipur në karrocerinë e një automjeti, shoqëruar edhe me makina të tjera.
Sipas mediave greke, Mitropoliti i qytetit Ieronymos, i shoqëruar nga ish- Mitropoliti i Kalavritës dhe Egalios, Amvrosio kanë kaluar me një makinë në shumë rrugë të Aigios, ndërsa dy pritërinj të tjerë nga karroceria e një automjeti tjetër spërkatnin me ujin e bekuar qytetarët e paktë që qarkullonin në rrugë.
Në videon shoqëruese ka edhe pamje nga deklaratat e ish-Mitropolitit Amvrosio, i njohur për retorika me gjuhë të urrejtjes vitet e fundit, sipas të cilit uji i bekuar është ilaç ndaj virusit vdekjeprurës.
Greta Thunberg wshtw vetwizoluar pas shfaqjes sw disa simptomave tw COVID-19.
Edhe babai i saj, i cili e shoqëroi atë në udhëtimin e fundit me tren në Evropë për të marrë pjesë në organizimin “Premtimet për Ardhmërinë” përpara se të prezantohej kufizimi, është gjithashtu nw izolim me simptoma më serioze.
Në një intervistë me New Scientist, aktivistja e re suedeze shpjegoi se ajo dhe babai i saj nuk e kanë marrë provën akoma sepse në Suedi tampon kryhet vetëm për njerëzit me simptoma të rënda ose që i përkasin kategorive të rrezikut.
SHBA-ja mund të kthehet në qendrën më të re të pandemisë globale të koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
OBSH tha se numri I personave të prekur po rritej shpejt atje dhe se Donald Trump foli për rihapjen e bizneseve në vend.
“Tani po shohim një përshpejtim shumë të madh në raste në SHBA. Kështu që ai e ka atë potencial të bëhet qendra e pandemisë ", tha Margaret Harris, një zëdhënëse e OBSH.
Ndërkohë në Indi, Narendra Modi urdhëroi një bllokim 21-ditor të të gjithë vendit, i dyti më i populluar në botë, pasi studiuesit paralajmëruan se më shumë se 1 milionë njerëz mund të infektohen deri në mes të majit.
Deri më tani në SHBA janë konfirmuar mbi 46 mijë persona të prekur, ndërsa të hënën, u shënuan mbi 100 viktima, duke vendosur record të ri.
Kujtojmë që deri më tani mbi 17 mijë persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19.
Italia për të tretën ditë radhazi shënon ulje të numrit të të infektuarve në 24 orë por rrit numrin e viktimave.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë infektuar 3 612 persona me covid 19, ndërsa të hënën ishte 3 780 dhe të dielën 3 957. Numri i të infektuarve ka shkuar 54 030 persona.
Në vend të kësaj, numri i viktimave rritet duke shënuar 743 të vdekur, pas 601 viktimave ditën e djeshme dhe 651 të dielën. Në total, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali është 6.820.
Rritje ka shënuar edhe numri i të infektuarve ku gjatë 24 orëve janë shëruar 894 të infektuar nga 408 që ishte të hënën. numri i të shëruarve ka shkuar gjithsej 8.326 persona.
Sipas të dhënave të fundit deri më tani në Greqi ka 743 të prekur me koronavirus, 20 të vdekur dhe 29 persona të shëruar.
Gjatë një konference për shtyp, Ministri Grek i Shëndetësisë Vassilis Kikilias vuri në dukje se ministria po merr të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët dhe madje shumë më herët se vendet e tjera.
Shumë shtretër në spitale janë kthyer në Njësi të Kujdesit Intensiv.
Kikilias gjithashtu falënderoi Tsiodras dhe ekipin e tij, duke theksuar se të gjitha të dhënat merren parasysh nga specialistët infeksionistë.
Nga rastet e konfirmuara, 56% janë meshkuj, 75% janë 18 deri 64-vjeç dhe 21% janë më të vjetër se 65 vjeç.
Shumë njerëz shpresojnë se me rritjen e temperaturave epidemia e koronavirusit do të zbehetme ardhjen e temperaturave të larta, porn ë shumë raste virusët shpesh nuk sillen në të njëjtën mënyrë me ndryshimet stinore. Që kur u shfaq për herë të parë në Kinë koronavirusi është përhapur me shpejtësi në botë.
Shumë prej shpërthimeve më të mëdha pandemike kanë qenë në rajone ku moti është më i freskët, duke çuar në spekulime se sëmundja e Covid 19 mund të fillojë të zbehet me ardhjen e verës. Por shumë ekspertë kanë paralajmëruar se nuk mund të jetë e vërtetë. Dhe ata kanë të drejtë të tregohen të kujdesshëm.
Sipas BBC, Virusi që shkakton Covid-19 është shumë i ri për të pasur të dhëna të qarta se si do të ndryshojë ai me ndryshimet stinore.
Një studim i kryer 10 vjet më parë nga Kate Templeton, nga Qendra për Sëmundje Infektive në Universitetin e Edinburgh, në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se tre koronaviruse të marra nga pacientët me infeksione të traktit respirator treguan se ata kanë sjellje të ndryshme në stinë të ndryshme.
Tre nga këto viruse shkaktonin infeksione kryesisht midis dhjetorit dhe prillit kurse një I katërt ishte shumë më sporadik në aspektin stinorë. Kjo lë të kuptohet se Covid-19 gjithashtu mund të ndryshojë me stinët.
Një analizë e pabotuar sugjeron një lidhje midis përhapjes së koronavirusit dhe temperaturës, shpejtësisë së erës dhe lagështisë. Një studim tjetër i pabotuar ka treguar gjithashtu se temperaturat e larta kanë lodhje me incidencë më të ulët të Covid-19.
Pandemitë shpesh nuk ndjekin të njëjtat modele sezonale prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm kur sjellim shembuj e sjelljes së viruseve të tjerë.
Spanja është një nga vendet më të prekura nga emergjenca e koronavirusit. Sipas të dhënave më të fundit, në vend ka pothuajse 40 mijë të infektuar dhe më shumë se 2,200 viktima. Rajoni i Madridit është më i prekuri me 1.535 vdekje dhe 12,352 të infektuar.
Pandemia është përhapur shumë shpejt.
Në dallim nga Italia, ku 80% e viktimave janë përqendruar në tre rajone, në Spanjë ka patur një rritje të shpejtë të rasteve në zonat që më parë ishin imune. Të hënën filloi java e dytë e izolimit të qytetarëve.
Rritja e vdekjeve i detyroi autoritetet e Madridit të përdorin strukturën e ‘Palazzo del Ghiaccio’, një qendër tregtare me një shesh patinazhi, si një morg i përkohshëm.
Duke pasur parasysh rritjen progresive të numrit të viktimave dhe pamundësinë e morgut për të garantuar varrosjen brenda periudhës së caktuar, kompania ‘Ice Palace’ e ka shndërruar strukturën e saj në ‘varrezë akulli’. Në kryeqytetin spanjoll nuk ka edhe arkivole dhe kryebashkiaku José Luis Martínez-Almeida po kërkon mënyra të tjera siç është krematoriumi.
Në Itali, Cristian Fracassi dhe Alessandro Romaioli, themeluesit e startup Isinnova, përmes një projekti të realizuar kanë shndërruar maskat që përdoren për zhytje në det, në maska respiratorë, falë përdorimit të valvulave speciale të stampuara 3D.
Prototipi i valvulave dhe lidhja e re me respiratorin në fakt është realizuar 7 ditë më parë dhe u testua dje në spitalin Chiari, në zonën e Brescia-s, dhe u vërtetua se ishte plotësisht funksionale, siç shpjegohet nga kompania që e realizoi projektin. Spitali Chiari aktualisht është duke përdorur dy prototipe të këtyre lloj maskave.
Bllokimi total në Francë do të zgjatet për të paktën edhe një javë”, - me këto fjalë, kryeministri francez Edouard Philippe ka njoftuar masa të reja për të luftuar pandeminë e Covid-19, masa të cilat do të hyjnë në fuqi duke filluar nga dita e martë. Kufizimet e raj shtrihen në ushtrimin e aktivitetit fizik dhe mbylljen e shumicës së tregjeve në natyrë.
"Mund të dilni në shëtitje me fëmijët tuaj ose të bëni ushtrime fizike vetëm një herë në ditë, për më pak se një orë dhe brenda një kilometri larg shtëpisë, deklaroi Kryeministrin. "Njerëzit do të duhet të vendosin një datë dhe kohë në formularin e vetë-certifikimit, të cilin duhet ta kenë me vehte kur dalin nga shtëpia”.
Asambleja Kombëtare në Francë gjithashtu rriti sanksionet kundër atyre që nuk respektojnë kufizimet: Gjoba nga 135 euro do të rritet në 1500 euro për personat me raste të përsëritura
Franca ka qenë prej një jave nën masa të rrepta në situatën e emergjencës shëndetësore por me tregje të mbushura me njerëz dhe paqe me vrapues.
Duket se Presidenti Emmanuel Macron është në favor të forcimit të rregullave ekzistuese, në vend se të vendosë rregulla të reja më të rrepta, të tilla si një shtetrrethimi ose ndalimi i daljes nga shtëpia.
Franca ka arritur pothuajse në 20,000 infeksione të konfirmuara dhe 860 vdekje, nga të cilat vetëm më pak se 200 në 24 orët e fundit.
Ndërsa Italia po numëron me optimizëm të kujdesshëm shifrat në rënie të infeksioneve dhe rasteve me vdekje, me shpresën se këto ditë kurba e pandemisë do vazhdojë zbritjen, Qeveria e kryeministrit Conte ka shtrënguar masat administrative për shkelësit e ligjit të emergjencës shëndëtësore.
Tani e tutje te gjithë ata që me dinakëri tentojnë të dalin për aktivitete sportive më shumë se 200 metra larg shtëpisë apo ata që dalin nga shtëpia pa justifikim shumë të arsyeshëm, do të gjobiten nga 500-3000 euro.
Deri më tani për kundërvajtësit ishte zbatuar neni 650 i Kodit Penal italian, i cili parashikonte arrestimin dhe burgimin deri në 3 muaj ose gjobë 206 euro.
Një dekret që do të shpallet sot pasdite nga Këshilli i Ministrave do të përcaktojë detaje të tjera të masave administrative që tentojnë të forcojnë rregullat që synojnë të pengojnë rrezikun e përhapjes së koronavirusit.
Sipas dekretit të ri, shkelësit e ligjit do duhet të paguajnë gjobën menjëhere dhe vendimi nuk mund të apelohet.
Dekreti i ri vjen në një kohë kur vetëm një ditë më parë, guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana nxori një urdhër për vendosjen e një gjobe prej 5000 eurosh për ata që nuk do të respektojnë "ndalimin e grumbullimit në vende publike, duke mos mbajtur distancën e përcaktuar”.
Me fjalë të tjera, do të gjobiten të gjithë personat e grumbulluar më shumë se dy vetë si dhe ata që nuk mbajnë distancën fizike prej të paktën 1 metër.
Dekreti që pritet të miratohet saktëson rolin e forcave ushtarake në rrugë me detyrën e sigurisë publike.
Gjithashtu rajoneve iu jepet e drejta për të miratuar ose hequr masa emergjente.
Dekreti parashikon që masat të merren për periudha të paracaktuara, që zgjasin jo më shumë se 30 ditë dhe që do të jenë të përsëritshme dhe të modikfikueshme, deri më 31 korrik 2020.
Në listën e pritshme të masave do të jenë edhe zgjatja e afatit të mbylljes së shkollave, muzeve, parqeve, veprimtarive tregtare apo edhe kufizimet në lëvizjen e njerëzve .
Dekreti parashikon gjithashtu masat administrative të përkthyera në gjoba deri në 400 euro për shkelësit e ligjit si dhe mbyllje të aktivitetit për një muaj për të gjitha bizneset që kapen në shlekje të masave emergjente
Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë në Itali pas buletinit të ditës së djeshme u shprehën se rezultatet janë fillimi i reflektimit të funksionimit të masave qeveritare por është ende herët të flitet për tendenca të qëndrueshme rënie të numrit të të infektuarve dhe numrit të viktimave.
Një tjetër lajm i mirë është se sot në rajonin e Lombardisë ka filluar të testohet ilaçi i ri Avigan, dhe shpresohet që të jetë i duhuri për të dhënë rezultate të mira dhe të shëroje pacientët e shumtë që kanë tejmbushur spitalet.
Në Britaninë e Madhe totali i njerëzve të prekur nga Covid-19 është më shumë se 6700 kurse numri i vdekjeve është rritur në 336.
Kryeministri Boris Johnson ka vendosur nga sot bllokimin total të vendit, një vendim damatik i pa parë kurrë në historinë e fundit të Mbretërisë së Bashkuar, "por i domosdoshëm".
Për të mposhtur koronavirusin, qeveria britanike ka vendosur masa drakoniane dhe shumë të rënda siç janë ato që po zbatohen në Itali: mbyllen gjithë aktivitetet tregtare duke përjashtuar ato thelbësore siç janë supermarketet dhe farmacitë, liri shumë e kufizuar e lëvizjes, detyrim i vazhdueshëm për të qëndruar në shtëpi; distancë sociale fizike, detyrim për të punuar nga shtëpia.
"Duhet të qëndroni në shtëpi sepse koronavirusi",- tha kryeministri britanik, "është një nga sfidat më të mëdha të dekadave të fundit ndyshe strukurat e shëndetit publik do mbingakoheshin e do kalonin në kolaps. Nëse nuk respektoni rregullat, policia do të ndërhyjë, madje edhe me gjobë. Asnjë kryeministër nuk do të dëshironte kurrë të shpallë rregulla të tilla," pranoi Johnson, "Por tani nuk kemi zgjidhje tjetër".
Por masat e reja të ndërmarra nga kryeministri Johnson duket se janë të vonuara dhe janë në kundërshtim me qëndrimin e tij të mëparshëm për emergjencën shëndetësore. Vetëm pak ditë më parë ishte ai që tha se rreth 60 për qind e popullsisë së Britanisë do të preken nga koronavirusi dhe se “shumë prej tyre do të humbasin të dashurit”. Ai mbrojti qasjen për një shtet të hapur pa vetëizolim duke argumentuar se “infektimi i 60 për qind të popullsisë do të rrisë imunitetin e njerëzve dhe kjo do të jetë pozitive për situatën që do të vijë”.
Britania e Madhe ndryshe nga shumë vende të tjera nëpër botë që janë prekur nga koronavirusi nuk mori masa drastike për mbrojtjen e qytetarëve nga Covid-19 dhe jeta në qytetet britanike vijoi normalisht. Nuk u anuluan as punët, bizneset, apo transporti publik siç ishte bërë në shumë vende të botës
Koreja e Jugut, 76 raste të reja infeksioni dhe 9 vdekje
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në Korenë e Jugut numri total i të infektuarve është rritur në 9,037, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 120 me një shkallë vdekshmërie prej 1.33%.
Në Spanjë situata vazhdon të jetë dramatike teksa numri i përgjithshëm i te infektuarve është rritur në mbi 35 mijë kurse numri i viktimave ka shkuar në mbi 2300.
Gjermania po prek shifrën e 30 mijë të infektuar nga Covid-19 kurse numri i vdekjeve nga infeksioni ka shkuar në 123.
Mbi 23 000 raste infeksioni janë regjistruar në Iran ku numri i viktimave vazhdon të rritet me ritme të shpejta dhe deri tani janë regjistruar më shumë se 1800.
Franca ka regjistruar mbi 20 000 të infektuar për një total vdekjesh prej më shumë se 860
Rastet e infeksionit nga koronavirusi në të gjithë botën kanë tejkaluar shifrën e 380 mijë, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në mbi 16.500. Sipas buletinit të fundit i botuar nga raportet e Universitetit Johns Hopkins, numri i njerëzve të shëruar deri më tani është 101.806.
124 vdekje në New York, 13.119 të konfirmuar pozitiv me Covid-19
Qyteti i New York konsiderohet epiqendra e re e Covid-19, me 13.111 infeksione të konfirmuara dhe 124 vdekje.
Trump dëshiron të rihapë Amerikën: Pas 15 ditësh do të vendos
"Nëse do të ishte për mjekët, e gjithë bota do të ishte e mbyllur". Në vend të kësaj presidenti amerikan Trump dëshiron të 'rihapë’ Amerikën dhe ndoshta do ta bëjë këtë pas 15 ditësh dhe do të vendosë heqjen e rregullave, madje edhe atë të distancimit shoqëror, në mënyrë që të mos dëmtojë ekonominë. Qëllimi është të parandalojmë që "kurimi të mos jetë më i keq se sëmundja", tha presidenti amerikan duke iu referuar ekonomisë së infektuar me koronavirus.
Por në SHBA deri tani numri i persona ve të infektuar me koronavirus është mbi 42,000 dhe të vdekurit llogariten në 520.
E c'na duhet Hubej neve ata Plehra I myt krejt ata se nga ata e kemi peshqesh te gjithe viruset atje dalin Plehrat
PërgjigjuHajde mere veshe ! Jemi shtuar Si Popullsi ne Bote . Toka Rruazullit Tokesore eshte rrenduar .Ska Aparatet frymarje ? Mikioneret shtohen ,,Aparate Ska. ? Pfiuuu..
Përgjigju