Të izoluarqë nga 14 marsi, fëmijët spanjollë më në fund do të dalin nga shtëpia. Sánchez jep lajmin e mirë

19 Prill 2020, 06:29| Përditesimi: 19 Prill 2020, 14:43

  • Share

Të mbajtur brenda në shtëpi që nga 14 marsi, dhe nën masa të rrepta sigurie për të frenuar përhapjen e Covid-19, fëmijët spanjollë më në fund do të lejohen të dalin nga shtëpia. Kryeministri Pedro Sánchez ka bërë me dije lajmin e mirë, ndërsa shton se rregulli pritet të vihet në zbatim që nga 27 prilli.

Kryetari i bashkisë së Barcelona, ​​Ada Colau, e cila ka fëmijë të vegjël vetë, këtë javë iu lut qeverisë të lejojë fëmijët jashtë në mënyrë që ata të "marrin pak ajër të pastër".

Në një konferencë për mediat të shtunën në mbrëmje, kreu i ekzekutivit, Sánchez tha se Spanja kishte lënë pas "momentet më ekstreme duke ia dalë të kufizonte sulmin brutal të pandemisë". Megjithatë shtoi se ai do t'i kërkojë parlamentit të zgjasë gjendjen e alarmit në vend deri më 9 maj pasi arritjet e bëra ishin "ende të pamjaftueshme dhe mbi të gjitha të brishta" dhe nuk mund të rrezikohen nga "vendimet e nxituara".

Numri i të vdekurve në Spanjë ka arritur në 20,639 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa raportohen rreth 194,416 të infektuar dhe 74,797 të shëruar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?