Konfirmimi i 10 rasteve me koronavirus në Shqipëri ka sjellë marrjen e masave të rrepat nga qeveria për frenimin e përhapjes së tij. Pjesa më e madhe e të infektuarave janë kontakte të 'pacientit zero', 28-vjeçarit nga Fierence, ndërsa dyshime shfaq një 31-vjeçar nga Tirana, i cili nuk ka asnjë kontakt me pacientin zero. Po ai si u infektua? Kjo ka qenë pyetja e ngritur në emisionin 'Repolitix' ku shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini e cila sqaroi se 31-vjeçari është pacienti 2, ndërsa pacienti 1 është babai i 28-vjeçari i cilësuar si pacienti 0.
Sipas Tominit, 31-vjeçari ka pasur histori udhëtimi në Bolonja dhe mund të ketë pasur kontakte me persona që kanë pasur covid 19. Ajo gjithashtu shtoi se në momentin që ai u shtruan te infektivi, atëherë po kurohet si i prekur nga koronavirusi së bashku me babë e bir dhe kjo është e qartë dhe për pacientët që janë të shtruar.
'Që në momentin që shtrohet te infektivi dihet që është për covid 19 dhe ai e ka të qartë këtë situatë. 31-vjeçari është pacienti i dytë dhe ka pasur histori udhëtimi në Bolonja dhe mund të ketë pasur kontakte me persona që kanë pasur covid 19" tha Tomini.
Në lidhje me masat e marra, Tomini shtoi se pacientët duhet të bashkëpunojnë me mjekët duke deklaruar kontaktet që të minimizohet përhapja.
"Pacienti duhet të bashkëpunojë me mjekët dhe duhet të deklarojë vetë kontaktet e tij që të minimizohet përhapja. Kjo është shumë me vlerë në këto momente. Ne kemi përforcuar survejancën e kontrollit dhe kemi një sistem të konsoliduar dhe përforcuar aktualisht. Hap pas hapi vendosen masa të tjera për ta përforcuar edhe më shumë këtë survejancë", tha Tomini
Lajmi kryesor:
Rakacolli zbulon bisedën me Presidentin: E qetësuam! Shefja e Epidemiologjisë: Maskat e skaduara nuk përdoren për koronavirusin
//ReportTv.al