Koronavirusi, Twitter inkurajon të gjithë punonjësit të punojnë nga shtëpia: Rrini larg zyrave deri në një njoftim të dytë

3 Mars 2020, 04:55| Përditesimi: 3 Mars 2020, 05:36

  • Share

1583209969_cc89e555aa374b969910ee5908e558d9.jpg

Twitter po u kërkon të gjithë punonjësve të tij në të gjithë botën që të qëndrojnë larg zyrave të tyre deri në një njoftim të mëtejshëm për të shmangur përhapjen e koronavirusit të ri.

Përmes një mesazhi postuar në blogun zyrtar të kompanisë këtë të hënë, Shefja e burimeve njerëzore Jennifer Christie shkroi se: “Duke filluar nga sot, ne po inkurajojmë fuqimisht të gjithë punonjësit në nivel global që të punojnë nga shtëpia nëse janë në gjendje.”

“Udhëzimi nuk është i detyrueshëm për shumicën e punonjësve”, dhe se zyrat e Twitter do të mbeten të hapura vijoi më tej Christie.

Po ashtu, Shefja e burimeve njerëzore  në Twitter bëri me dije se kompania do të vijonte të dezinfektonte objektet e saj për të mbrojtur punonjësit që mendojnë se duhet të vijnë në punë. Christie tha që ata po ndërmarrin hapa "për të treguar një kujdes të madh dhe përkushtim maksimal për të mbajtur të shëndetshëm Tweeps-at".

Punonjësit me qendër në Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut tani u kërkohet të punojnë nga shtëpia, për shkak të pjesërisht për shkak të kufizimeve të qeverisë që janë vendosur tashmë në këto vende.

Kompania njoftoi të shtunën se po pezullonte të gjitha udhëtimet për eventet jo të rëndësishme të biznesit.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ 3121 viktima, 90,428 të infektuar. Rritet numri i të vdekurve në SHBA, Trump takim me kompanitë farmaceutike: Bisedime për kurën


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?