Foto ilustruese

Kronikë

Koronavirusi, vetëm një rast i ri infeksioni në 24 orët e fundit! Humb jetën një person

21 Qershor 2021, 17:02| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 17:14

  • Share

Duket se pandemia e COVID në vend po shkon drejt fundit, ku për herë të parë pas shumë muajsh është regjistruar vetëm një rast i ri infeksioni në 24 orë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e konsideroi këtë fakt "një lajm të mirë". Ndërkohë, fatkeqësisht, një person ka ndërruar herët në 24 orët  fundit si pasojë e COVID. Betejën me COVID19 nuk mundi ta fito0nte dot një 83-vjeçar nga Tepelena.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend, ndërsa po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë. 

Pavarësisht përmirësimit të situatës me pandeminë, sërish Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të vijojnë me zbatimin e masave anti-COVID që janë në fuqi.

Statistika (21 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        1

Të shëruar në 24 orë     11

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                1542

 

Testime totale            777, 492

Raste pozitive             132,491

Raste të shëruara        129,929

Raste Aktive                  107

Humbje jete                  2,455

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       36

Tiranë          31

Durrës          11

Berat             8

Lezhë           7

Elbasan        6

Dibër             3

Kukës           2

Gjirokastër    1

Korçë           1

Fier                1

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?