Kryenegociatori i Bashkimit Europian për Brexit, Michel Barnier, ka njoftuar se është pozitiv për Covid-19.
"Në këtë krizë serioze që ka prekur gjithë botën dhe Europën në veçanti, unë dua t'ju komunikoj personalisht që dje u testova pozitive për koronavirusin: Ndihem mirë, morali është i mirë dhe duhet të qëndroj në shtëpi".
Në institucionet europiane, ka shumë raste të infeksionit. Edhe Presidenti i Parlamentit Europian, Sassoli, dhe Nënkryetari i Komisionit Europian, Timmermans, janë vendosur në karantinë paraprake.
Koronavirusi ka prekur edhe njerëz të tjerë famshëm. Mes atyre që u godit sot nga infeksioni është edhe Princi Albert II i Monakos. Vetë Princi e bëri të njohur lajmin, duke thënë se "gjendja e tij shëndetësore nuk është shqetësuese".
Lajmi kryesor: