Të bësh biznes në kohën e kolerës.
Disa kompani prodhuese kanë njoftuar se së shpejti në treg do të hidhen maskat e personalizuar për fytyrën.
Ato do të mbulojnë pjesën e poshtme të fytyrës dhe veshëve dhe janë potencialisht të pajtueshme me teknologji të ndryshme të njohjes së fytyrës, të cilat përdoren gjerësisht në Kinë.
Epidemia e koronavirusit ka bërë që shumë njerëz të blejnë maska për t’u mbrojtur nga infeksioni i Wuhan. Por për disa, përdorimi i maskave tradicionale nuk ka rezultuar aq shumë efikas edhe sepse ato e bëjnë të pamundur përdorimin e teknologjive të njohjes së fytyrës.
Për të kapërcyer këtë problem, stilisti dhe artisti Danielle Baskin kanë vendosur të printojnë maska të personalizuara që nuk janë në konflikt me teknologjitë e njohjes së fytyrës.
Danielle Baskin shpjegon se ideja e tij ka tërhequr vëmendjen e prodhuesve industrialë dhe blerësve të ndryshëm të mundshëm.
Maskat mendohet se do të kushtojnë rreth 40 dollarë (37 €), por ende nuk ka një datë se kur do të hidhen në treg.
Për momentin artisti është duke provuar përputhshmërinë e produktit me teknologjitë e ndryshme ekzistuese ID të njohjes së fytyrës.
Kur gjithçka është gati, përdoruesit mund të marrin një maskë të personalizuar thjesht duke ngarkuar fotografinë e tyre në faqen zyrtare të internetit të produktit.
Lajmi kryesor: