"Ne po luftojmë për të mos patur më ditë të vështira. Në hapësirën e dy ose tre ditëve do të kemi një ide më të qartë dhe do të shohim nëse infeksionet do të fillojnë të ngadalësohen apo edhe të ulen"- Kështu u shpreh guvernatori i Rajonit të Lombardisë Attilio Fontana, duke mos fshehur vështirësitë me të cilat po përballen autoritetet dhe punonjësit e shëndetit, të cilët kanë nevojë “për bashkëpunimin e të gjithëve”. Për këtë arsye, autoritetet i kanë apeluar të moshuarve në rajon që të qëndrojnë sa më shumë që të jetë e mundur në shtëpi në dy javët e ardhshme dhe të minimizojnë kontaktet sociale me të afërmit dhe miqtë.
Sipas të dhënave të disponueshme deri më tani dhe mendimit të ekspertëve, është segmenti i qytetarëve mbi 65 vjeç i cili është më i dobëti në këtë emergjencë shëndetësore dhe që rrezikon të ketë pasoja më kritike nëse nuk parandalohet nga të gjithë.
Të dhënat e azhurnuara të dhëna nga rajoni i Lombardisë vërtetojnë apelin e lëshuar për kujdes: 53 përqind e 1,254 rasteve pozitive në Lombardi janë në grupmoshën 65 vjeç e lart.
Sot në Milano janë infektuar nga koronavirusi edhe dy magjistratë të gjykatës të cilët rezultuan pozitive në testin e Koronavirusit. Ata janë vendosur në izolim, por nuk janë në gjendje të rëndë. Në izolim janë vendosur edhe rreth tridhjetë personave të tjerë, 15 gjyqtarë dhe 15 nga stafi administrativ, të dyshuar se kanë patur kontakte me dy gjykatësit e infektuar.
Lajmi kryesor: