Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile Italiane dhe Komisionerit Angelo Borrelli, numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 197, 49 më shumë nga dje, të testuar pozitiv 3916, me një rritje prej 620 personash, dhe të shëruar 523, 109 më shumë se dje.
Numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 163, konfirmojnë autoritetet nga qeveria e Boris Johnson. Shifra përfshin 147 raste në Angli, 11 në Skoci, tre në Irlandën Veriore dhe dy në Uells, teksa në vend është rregjistruar edhe vdekja e parë.
Dy persona të tjerë vdiqën për një total prej 9 personash në Francë ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 423. Shtatëmbëdhjetë njerëz të tjerë vdiqën në Iran, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 124 kurse numri i përgjithshëm i infeksioneve tani është në 4,747.
Edhe Holanda regjistroi vdekjen e parë teksa të infektuarit nga Covid 19 është 128. Një person i pestë vdiq në Spanjë ku të prekurit nga infeksioni janë 365. Edhe Zvicra ka regjistruar viktimën e parë kurse pozitivët nga infeksioni numërohen rreth 210.
Listës së vendeve të prekura nga epidemia i është shtuar edhe Serbia, me vetëm një rast kurse Gjermania ka 482 të infektuar. Niveli i alarmit është rritur në Greqi, ku 14 raste të tjera të infeksionit që janë konfirmuar sot, e kanë çuar totalin në 45.
Lajmi kryesor: